Berisha bën akuzën e fortë: “Basha është pronar i basteve, në Qipro ka një kompani në emër të gruas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Lulzim Bashën si pronar të kompanive të basteve në Shqipëri. Sipas tij, Edi Rama vendosi t’i mbyllë bastet kur ndodhi vrasja në ish-Bllok afro katër vite më parë, dhe këto pika ishin të Lulzim Bashës. Berisha shkoi dhe më tej. Ai u shpreh se “Lul Brava” është pronar i një kompanie bastesh në Qipro, me 80% të aksioneve, dhe e ka vendosur në emër të bashkëshortes, Aurela Hoxha.


“Dy javë më parë dy miqtë e mi do më tregonin. Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama vendosi ndalimin e basteve. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon të dërguarin e vet special, dushanin në Prishtinë dhe i thotë hajde vrap e më zgjidh problemin. Ua ka thënë Edi Rama direkt dy persona. Ai u thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte Lul Brava nën emrin e të shoqes. E kuptoni se ku kemi qenë ne dhe kush na ka drejtuar”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, nga Lezha ish-kryeministri tha se Edi Rama ka marrë kërkesa nga Beogradi për të mbrojtur Bashëm

“Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë”, shtoi Berisha.