Detaje tronditëse /Ja si mendoi 33-vjeçarja Greke të vriste vajzën pa lënë gjurmë…

Vijojnë të dalin detaje tronditëse në lidhje me familjen e Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis në Greqi, tre vajzat e të cilëve ndërruan jetë brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër. Sipas asaj që raportojnë mediat në Greke, për nënën 33-vjeçare ka pasur denoncime edhe më herët, kur vajza e saj e ndjerë ishte vetëm një vjeç. Dyshohet se në tetor të vitit 2014 është bërë një denoncim pranë policisë nga persona të afërt me çiftin për abuzim të fëmijëve.

Pas denoncimit disa punonjës socialë u dërguan në shtëpinë e familjes, por nga inspektimi nuk u zbulua gjë. Çifti ishte shprehur aso kohe se bëhej fjalë për njerëz që nuk u donin të mirën, ndërsa vajza e vogël nuk u ekzaminua nga mjeku.

Tashmë, pasi u prova se Georgina e vogël është varë nga ketamina, nën lupë është vënë edhe vdekja e motrës së saj Irisit. Më 8 prill, Georgina u shtrua për herë të parë ën spital pasi pësoi krizën e parë që i shkaktoi dëmtime të pariparueshme në tru. Mjekët besojnë se 33-vjeçarja i dha ketaminë dhe pas 55 minutash mjekët arritën ta stabilizonin vajzën.

Dy ditë më vonë nga testet toksikologjike nuk u vu re substanca në gjakun e vajzës dhe kjo duket se e ka inkurajuar të ëmën që të vijonte t’i jepte 9-vjeçares substancën e rrezikshme derisa i mori dhe jetën.