Dy djem janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënave të tyre. Një 45-vjeçar nga Vashmia u arrestua pasi kishte dhunuar nënën e tij 66-vjeçare dhe i kishte vjedhur asaj 20.000 lekë. Ndërkohë një 41-vjeçar në Maliq u arrestua pasi kishte dhunuar nënën 67-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” të shtetasit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N. N., 66 vjeçe dhe më pas i ka vjedhur shumën prej 20.000 lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases P. C., 67 vjeçe.
