Iu vunë kamera në banesë/ Zbulohet sesi babai në Korçë ngacmonte seksualisht vajzën e mitur…

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 62-vjeçarin nga Korça që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 8 vjeçe. Jani Kallanxhi u arrrestua mëngjesin e djeshëm, pas denoncimit të një punonjëseje sociale e Bashkisë së Korçës. Kjo e fundit kishte komunikuar rreth një javë më parë me të miturën, para se te sigurohej strehim per familjen me probleme që ishin të pastrehë. Mesohet se vogëlushja gjatë bisedës me punonjësen sociale kishte kryer veprime që tregonin frikë.

Pas kësaj, punonjësja sociale ngriti dyshime se e mitura abuzohej seksualisht, ndërsa për të vërtetuar dyshimet me lejen e organit të akuzës, në banesën ku strehoej famila Kallanxhi u vendosën kamera.

Pamjet e regjistruara treguan se 62-vjeçari prekte vajzën e tij të mitur në pjesë intime të trupit. Jani Kallanxhi u arrestua, ndërsa vogëlushja u dërgua në një qendër sociale në Tiranë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse e mitura është dhunuar seksualisht.

Çifti ka vetëm këtë vajzë e cila është me aftësi ndryshe, të cilën pas lindjes e dërguan në shtëpinë e fëmijës. Por, pas disa vitesh e morën sërish. Ndërkohë, bashkëshortja e 62-vjeçarit thuhet se vuan nga shqetësime të shëndetit mendor.