“San Siro” vishet zikaltër në derbin e Milanos/ INTERI SHKON NË FINALE

Interi kualifikohet ne Finalen e Kupes se Italise pasi eliminoi Milanin me rezultatin 3-0. Nje ndeshje qe folur per zikalterit, shume me cinike se Milani i Piolit qe ka vuajtur shume me sulmuesit Correa-Lautaro. Rrugën e rrjetës për Interin e hapi Lautaro Martinez pas 4 minutash lojë. Ishte po argjentinasi që shënoi sërish pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 40’ të takimit.

Në gjysmën e dytë, Rossonerët u përpoqën të riktheheshin në lojë në përpjekje për ta ngushtuar rezultatin. Ismael Bennacer arriti ta mposhtte portierin Samir Handanovic, mirëpo gjyqtari dha shenjë për konsultimin e VAR-it ku dha pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit. Interistët kishin ruajtur dhe një gol te fundit. Gosens i ardhur nga stoli, shënoi në minutën e 82’ per 3-0. Milan nuk pati fuqi të reagonte, pavarësisht se rastet nuk munguan.

Goli i Lautaro

Goli i 2- të i Lautaro

Goli i Gosens

Ben Ahmetaj: “E dha Zoti të kemi Edi Ramën të përballojmë krizat, shyqyr që kemi një Kryeministër që përgjigjet deri në sekondën e fundit”

Gjatë një takimi në Kamëz, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se kjo qeveri ia ka dalë më së miri për të përballuar goditjen që shkaktoi tërmeti dhe më pas pandemia.“E paska dhënë Zoti të ishte ky Kryeministër që të përballonte këto kriza. Fatkeqësi që na bien krizat, por shyqyr që kemi një kryeministër që përgjigjet në sekondën e parë deri në sekondën e fundit të zgjidhjes së krizës”, tha Ahmetaj.

E fundit/ Maqedonia heq certifikatën e vaksinimit për kalime kufitare

Nga e marta për të hyrë në Maqedoninë e Veriu nuk duhet të tregosh më në kufi një certifikatë vaksinimi dhe as një test negativ PCR. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi njoftoi se qeveria shfuqizoi detyrimin e paraqitjes së një certifikatë vaksinimi, certifikatës që tregon se ke kaluar Covid, testet negative PCR dhe antigjen, për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.

Maqedonia e Veriut gjithashtu hoqi edhe masën për izolim në shtëpi me shpenzime personale në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartpërmendura. Po ashtu javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara.Autoritete shëndetësore kanë thënë se do të vazhdojnë të lehtësojnë masat me kujdes, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend.

Skënderbeu- Egnatia luhet për Pashke / Korçarët luajnë kartën e fundit mbijetesë !

“Të gjitha për të gjitha”! Skënderbeu nuk ka me se çfarë të rrezikojë ndaj Egnatias . Ndeshja e kësaj jave do të jetë më shumë sesa e rëndësishme për korçarët, qe ndodhen aktualisht në vendin e fundit me plotë 10 pikë diferencë nga vendi i tetë, Egnatia, që të dërgon në Play Off. Diferenca është e frikshme kur kanë mbetur dhe vetëm 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Përveçse fitores në ndeshjet direkte me kundërshtarët e mbijetesës, korçarët e kanë detyrim që t’ia dalin edhe me ekipet e tjera per te pretenduar pike te plota per te shpresuar mrekulline. Një tre pikësh i tillë do të rriste sadopak shpresat e kuqebardheve pasi pas transfertes ne Shkoder do te presin ne shtepi Kastriotin …

Edhe Zguro ka folur rreth angazhimit që duhet të ketë ekipi dhe faktit se duhet të shohin të mirën e ekipit dhe jo atë individuale.

“Kjo është ndeshja e vitit, është ndeshja kyçe e sezonit dhe në qoftë se nuk impenjohemi në këtë takim, turpi do të na shoqërojë të gjithëve gjatë gjithë kohës.

Do mbeteni pa fjalë/ Ja si duket aktori që luante dikur ”Shoku ynë Tili”(Foto)

Filmat shqiptare janë pasuria e paçmuar që kemi. Janë perla dhe secili prej tyre është në zemrat tona. Batutat, ngjarjet dhe sidomos aktorët janë rrënjosur thellë në mendjen e gjithsecilit. Ata nuk harrohen kurrë dhe i shijojmë sërish.“Shoku ynë Tili” është një ndër flmat shqiptare më argëtues.

Vështirë të ekzistojë ndonjë shqiptare që nuk e ka parë filmin. Një “mistrec” që vendoset në pozita të ndryshme dhe na dhuron skena të bukura.“Shoku ynë Tili” është një nga filmat shqiptar me te dashur. Protagonisti kryesor Tili është nga ato personazhe që edhe sot kujtohen me nostalgji dhe mbahen mend mirë në kujtesën e publikut shqiptar të viteve ’80.Sa shumë ka ndryshuar “Shoku ynë Tili”, me siguri nuk e njihni dot.

Aktori që interpretoi këtë rol Arben Latifi do të mbetet një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, edhe pse karriera e tij do të niste me rolin e Tilit dhe përfundonte në vitin 1984 me rolin e Ilirit në filmin “Lundrimi i parë”.Nga koha kur u xhirua filmi (1981) kanë kaluar 37 vjet dhe Tili nuk është më ai djali i vogël që ne kujtojmë, por ka ndryshuar aq shumë sa nuk mund ta njihni.Aktori i cili prej vitesh jeton në Gjermani vazhdon të mbajë ngjyrën e flokëve bjond edhe pse jo natyrale ai duket vërtetë në formë dhe trendy. Tili ynë është rritur dhe duket simpatik.

Babai i dëbon të dashurën nga shtëpia/ Arratiset’ 22-vjeçari…pa lënë gjurmë

Bëri sherr me babanë, pasi i përzuri të dashurën. 22-vjecari Arlind Sina zhduket nga banesa në shkurt të këtij viti. I ati Shkëlqim Sina kërkon ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Pas divorcit të prindërve, 22-vjecari jetonte me babain në zonën e Tiranës së Re, aty ku edhe 62-vjeçari pranon se është konfliktuar me të birin dhe se pas kësaj, Arlindi ka lënë banesën duke marr me vete edhe sendet personale.

’Bëmë llafe para disa ditësh me djalin, se kishte një shoqe dhe vinte bashkë me të në shtëpi. Unë i thashë: ’po e do mere’, por atij i mbeti hatri dhe filloi të mos fliste më me mua. Unë vendosa të rri në dhomën time i thashë dhe djalit jetoni këtu. Por me atë nuk mund të flasësh dot, janë një brez tjetër këta. Nuk e mora me mend se do të largohej nga shtëpia, ndërsa kishte marrë me vete dhe sendet personale. Kam shkuar edhe në lokalet që ai frekuentonte por nuk e kam gjetur aty. Nëse kam bërë faj të më thotë dhe unë i bie në gjunjë, por s’e di çfarë faji kam bërë. Më paskan dashur për ato 1-2 milionë që merrja unë në muaj. Djali merrte 600 euro nuk paguante as dritat, por të paktën të më lënë në hallet e mia. Atë ditë që shkova në shtëpi dhe s’i gjeta kishte marrë çdo gjë kishte boshatisur shtëpinë. Ndoshta jetojnë bashkë, unë dëshirën e kam të mblidhen në shtëpi.Kohët e fundit kam menduar t’i bëj keq vetes sime. As fjala nuk më ngushëllon më tani.

Për afro dy muaj Arlindi i ka bërë ’block’ të atit në telefon, ndaj i penduar 62-vjeçari i kërkoj publikisht falje për gjithçka ka ndodhur mes tyre.

’I kam rënë numrit të tij, por Arlindi më ka bërë “block”. Ku nuk më shkon mendja, më është bërë shtëpia si varr. Unë i bëj thirrje të treve, ish-nuses dhe dy djemve, ejani të bashkohemi. Këtë dua. Nuk erdha vetëm për Arlindin, por për të tre, për të bashkuar familjen, se nuk vuajmë as për bukë e as për shtëpi. Jam në një moshë që dua të bëhem gjysh të përkëdhel fëmijën e djemve’.

Debatet babë e bir kishin qenë të vazhdueshme prej 3 vitesh me radhë, dhe për këtë arsye 62-vjeçari ka kryer edhe 8 muaj burg, pas denoncimit për dhunë në familje bërë nga ish-bashkëshortja e tij. Gjatë periudhës që Shkëlqimi kryente dënimin, ajo emigroi drejt Italisë tek djali i tyre i madh duke i kërkuar divorcin pas 30 viteve martesë. Pas kryerjes së dënimit, Shkëlqimi jetoi me të birin deri ditën që ai lë banesën.

Kam dhe një djalë tjetër që jeton në Itali, as ai nuk ma hap telefonin. Edhe Ish-bashkëshortja nuk më përgjigjet. U divorcova me të kur isha ende në burg, pasi më akuzoi për dhunë në familje. Lidhur me bashkëshorten konfliktet lindën për djalin, Arlindin. Ai ishte shkaku që unë u ndava dhe me gruan ./Shqiptarja.com

Horoskopi për ditën e mërkurë, 20 prill 2022

Dashi

Kur disa njerëz përpiqen të bëjnë veprime që më së paku mund t’ju trazojnë, çelësi gjendet tek nuhatja e atyre lëvizjeve dhe kështu të niseni për sulm që të jeni një hap para. Dhe nuk është çështje konkurrence, por nuk duhet të humbni kohë me gjëra që mund të marrin për kot, krejt papritur.

Demi

Ky është momenti yt sepse gjithnjë e më shumë njerëz po pëlqejnë idetë tuaja dhe janë të interesuar të flasin me ju. Juve ju mbetet vetëm të shijoni momentin.

Binjakët

Fokusi juaj duhet të jenë paratë. Bëni kujdes me lekët që prishni. Nuk është ideja të jeni koprrac, por kohërat nuk premtojnë për më mirë. Ndaj mendoni dy herë për ato që shpenzoni dhe nëse ju duhen domosdoshmërisht.

Gaforrja

Diçka brenda jush është pak e tensionuar. Qetësohuni. Ky shqetësim është shkaktuar ndoshta nga pasiguria që po ju rrethon. Shikoni faktet, dhe ju do të jeni në gjendje të qetësoheni. Mos lejoni që pesimizmi të jetë më i fortë sesa ju.

Luani

Modestia e rreme është e shëmtuar, prandaj mos u ndjeni fajtor nëse ndiheni krenarë. Sigurisht, nuk duhet të dilni duke bërtitur rreth asaj se sa të mrekullueshëm jeni, por nuk ka asgjë të keqe kur pranoni se keni punuar shumë për suksesin tuaj.

Virgjëresha

Kjo e mërkurë 20 parashikohet të jetë një ditë pozitive pa ndonjë arsye të veçantë. Eshtë aspekti planetar që ofron energji, e cila transmetohet pozitivisht mbi ju. Mos mendoni për asgjë tjetër, përveçse të jeni të gëzuar.

Peshorja

Nesër aftësia juaj për të vlerësuar gjërat më të vogla në jetë do të ndihmojë jo vetëm ju, por edhe njerëzit për të cilët interesoheni më së shumti. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni lajme të mira.

Akrepi

Nëse keni humbur besimin në fuqitë tuaja intuitive, mos u shqetësoni! Besimi juaj do të rivendoset me një zhvillim të pazakontë gjatë ditës. Kur të ndodhë, do të ndiheni mjaft mirë dhe i përmbushur. Shigjetari

A e gjeni veten të tërhequr pas një personaliteti të kundërt? Njerëzit me energji të ndryshme mund të jenë hipnotikë dhe tërheqës. Por këto dallime, gjithashtu, mund të çojnë në shumë konflikte. A jeni gati për këtë?

Bricjapi

Duhet të përpiqeni të përqafoni me gjithë zemër ndryshimin dhe idetë e panjohura nesër rreth jush. Ato do t’ju tregojë një mënyrë më të mirë për të bërë diçka për të cilin keni shumë interes. Çdo herë që përballeni me diçka që ju duket intriguese, ndiqeni atë deri në fund!

Ujori

Femrat do të jenë një forcë e shquar në ditën tënde, prandaj dëgjoji zërat më të buta rreth jush me një vëmendje më të madhe sesa zakonisht. Përpiquni të kuptoni kompleksitetin në gjërat që ju rrethojnë. Mos e lejoni veten të paralizoheni nga detajet.

Peshqit

Të rrethosh veten me njerëzit që ju duan është diçka që të gjithë e duan, por zakonisht është një koncept mjaft ambicioz. Nesër energjia rreth jush është më pozitive se kurrë, kështu që është gjeni kohë për një mbrëmje të qetë dhe të këndshme.

Rekord turistësh në Greqi, prenotimet më të larta se viti 2019

Greqia po përjeton një bum turistik pasi u godit rëndë nga koronavirusi. Lajmi bëhet publik nga mediet gjermane të cilat theksojnë se shumë hotele në ishujt grekë të cilat po përfundojnë rinovimet e tyre, janë tashmë plot me rezervime. Por dyndje turistësh regjistrohen edhe tani në Athinë ,madje më shumë se përpara pandemisë theksojnë me kënaqësi pronarët e kafeneve, tavernave apo dhe dyqaneve të suvenirëve në lagjen Pllaka pranë Akropolit.

“Nga dy sezonet e mëparshme që ishin afër zeros, shpresojmë se ky do të jetë më i mirë. Kjo është ajo që tregojnë sinjalet e para, por askush nuk mund ta dijë vazhdimësinë“, thotë Nikos Makropoulos, pronar i një dyqani turistik.

Kompania më e madhe turistike gjermane TUI pret që këtë vit të sjellë më shumë turistë në Greqi sesa në 2019-ën, një vit rekord para pandemisë , kur vendin vizituan më shumë se 33 milionë turistë. Gjithashtu linja ajrore me kosto të ulët Easyjet ofron gjysmë milioni vende më shumë në fluturimet e saj midis Britanisë dhe Greqisë sesa përpara krizës.

“Edhe unë mendova se ndoshta nuk është mirë të udhëtosh për shkak të luftës, por kaluam kaq vështirësi këto dy vjet dhe thamë se duhet të vijmë, duhet të bëjmë diçka të veçantë për ne”, shprehet Sigurd Rosemeyer, turiste nga Gjermania.

Optimiste është edhe Shoqata e Agjencive Turistike Greke sipas së cilës do të ishte sukses për vendin ripërsëritja e 2019, pasi asnjë vend në Evropë nuk është aq i varur nga turizmi sa Greqia, ku një në pesë euro në vend fitohet nga turizmi dhe një në pesë vende pune varet nga ky sektor.

Ndaj edhe qeveria greke për të balancuar kërkesat e mëdha vendosi të promovojë fillimin e sezonit turistik në fillim të marsit , shumë më herët se Pashkët ortodokse, duke e ngritur lart stekën për një sezon të fortë turistik, pavarësisht luftës në Ukrainë, çmimeve në rritje dhe humbjes së tregut të saj për qindra mijëra turistë rusë që nuk mund të vijnë./ Top Channel

Shans i arte per shqiptaret/ Greqia ne krize te madhe per punetore, 50 mije vende te lira në sektorin e turizmit…

Mund të duket paradoksale por është e vërtetë, grekët refuzojnë të punojnë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit dukë e vënë seriozisht në rrezik këtë sektor, mjaft të rëndësishëm për ekonominë greke. Në Greqi ka 50 mijë vende të lira pune, të cilat vazhdojnë të mbeten bosh, pavarësisht kërkesës së madhe në treg, sipas shefit ekzekutiv të hotelerisë në Greqi, Andreas Andreadis. Nëpërmjet një postimi në Tëitter Andreas Andreadis shkruan se pavarësisht rrogave të larta që ofrohen, grekët refuzojnë të punojnë në këto sektore, e si rrjedhojë 50 mijë vende pune vazhdojnë të mbeten bosh. Ai i bën thirrje qeverisë greke të gjejë zgjidhje urgjentisht, pasi sipas tij turizmi cilësor po vihet në rrezik.“

“Në të vërtetë, ka një mungesë të madhe të ofertës së punës me paga dukshëm më të larta. Problemet më të mëdha janë te (kuzhina dhe shërbimi) me mbi 50.000 vende te pambuluara. Duhen zgjidhje tani, turizmi ynë cilësor është në rrezik”, shkruan Andreadis në Tëitter.

Kjo mund të jetë dhe një mundësi shumë e mirë për shqiptarët që shkojnë punojnë me sezonë në Greqi, pasi zakonisht pagat në këtë sektor janë goxha të mira.

Rreshje bore në juglindje / Zbardhet Dardha dhe Voskopoja (Foto)

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në qarkun juglindor. Dardha ,Voskopoja dhe zona të tjera malore janë përfshirë nga reshje bore, pavarsisht intesitetit të ulët të tyre. Edhe pse jemi në fundin e muajit prill Korça, vijon të jetë në temperatura që kanë pësuar ulje drastike çka kanë sjellë edhe borën në zonat malore, duke sjelle një panoramë fantastike por aspak normale për stinën. Firmat kontraktore janë në terren dhe vijon puna për kriposjen e aksit Korcë- Dardhë duke mos paraqitur probleme ne qarkullimin e mjeteve.

Gruas nga Tirana i humb burri : “Ka ikur nga shtëpia dhe s’është kthyer më…

Një grua ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj në poliicinë e Tiranës. Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtim Gjuzi mesazh shqiptarëve: “Faleminderit që më propozoni por s’dua të bëhem president, une jam per Monarki si Zvicrra Holanda…

Pas shpalljes së kandidaturave për president nga një sërë personazhesh epike, ka ardhur edhe reagimi i ish deputetit të PD Kujtim Gjuzi.
Në një varg statusesh në Facebook për këtë çështje, ai nuk pranon këtë detyrë. “Une jam per Monarki si Danimarka Zvicrra Holand Belgjika. Presidenti per mua eshte nje qeramarres ma shume. Klm Cameria me republike i mbetet hajnave te Gjermanit Oto 1821 ndryshe”, thote ai teksa shton:

Presidenti i Ri.
Presidenti i Ri ne mendimin konservaror duhet te kete keto Cilesi.
A – Te jete nje personalitet publik i Shquar.
B – Te jete nje Familjar tradicional i pa perfolur ne jeten Roze.
C – Te jete nje qytetar/e i/e pa perfolur per Korrupsion dhe lidhje me Krimin.
Vo. Konservatoret punojne per ndryshim te formes se Regjimit.
Ne mbeshtesim:
( Rikthimin e Dinastise 7 Monarki Kushtetuese Familja Mbreterore Zog I )
PS – President i zgjedhur nga Populli.
Republika Parlamentare pas 77 vjet duket e Deshtuar”, shkruan Gjuzi.

Çmëndet hajduti serial në Berat, tenton të therë të atin ,pasi e kapi me “presh në duar”

Policia e Beratit ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dje tentoi të therte me thikë babain e tij. Gjithçka ndodhi pas një sherri mes të dyve pasi i ati kishte zbuluar se 20-vjeçari kishte vjedhur disa sende nga banesa për t’i shitur me qëllim sigurimin e parave. Në konflikt e sipër i riu ka marrë thikën dhe ka tentuar të godasë babanë e tij, por pa sukses falë reagimit të të atit. Rezulton se në emër të të riut ishin regjistruar të paktën pesë raste vjedhjesh të ndryshme në qytet, përfshi banesa dhe automjete.

Policia bën me dije:

Nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mrehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.

Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kyer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artan Fuga nuk duron më: “Ka mbaruar gjithçka, dietat e deputetit sa një rrogë profesori…

Nga Artan Fuga

755.225 lekë dieta në muajin shkurt të vitit 2022, për secilin nga 93 deputetët në listë, si lekë shërbimesh, kjo është sa qesharake aq edhe pastërtisht korruptive.

Eshtë për kuje!

Uaaaau një rrogë profesori në muaj vetëm dieta!!!

Shikoni, shikoni! Po të konsiderojmë se hanë e pinë në një ditë me dietë 50.000 lekë, i bie që të kenë qendruar 15 ditë me shërbim gjatë muajit shkurt. Se në hotele e motele nuk kanë përse qendrojnë se Shqipëria një tabaka sipërfaqe është!

Ku kanë vajt mor burrë? Kanë axhendë zyrtare se cilët zgjedhës kanë takuar, çfarë objektivi kanë pasur, cilën çështje kanë zgjidhur? Me çfarë vërtetojnë se kanë qenë me shërbim dhe jo për ngjala, për peshk, për femra, për gallatë, për qokë, koqe, etj. sikundër mund t’i akuzojë dikush ?

Tani e kuptoj se përse në agjencitë publike bëhet nami me abuzimet me fondet publike!

Tani e kuptoj se ku merret shëmbulli!

Ka mbaruar gjithçka! Eshtë e kotë!

Pa të shohim edhe dietat e muajve të tjerë, po të viteve të tjera? Me çfarë dokumenti zyrtar i kanë vërtetuar shërbimet, shpenzimet?

A i boton Kuvendi i Shqipërisë shpenzimet ekstra çdo muaj të deputetëve ?

Nuk është “Të dua”/ Kjo është fjala që burrat duan të dëgjojnë nga gratë….

Dashuria dhe respekti janë parësore në çdo marrëdhënie. Megjithatë dhe fjala magjike “të dua”, nëse përsëritet shpesh, e humbet rëndësinë e saj. Por përveç fjalëve “të dua”, ka disa fjalë të tjera të rëndësishme qe mund t’ja thoni të dashurit tuaj.

Fraza “të vlerësoj” është në fakt më e fortë se “të dua”. Pse?

Pothuajse çdo person ka përjetuar tradhtinë në një moment të jetës së tij, ndaj jemi shumë të kujdesshëm kur dikush na thotë “të dua”. Por kur dikush na vlerëson, është një emocion i sigurt, thonë psikologët. Shprehjen “të dua” e përjetojmë shpesh si diçka të zakonshme.

Për shembull, ne shpesh themi: “Ti e di që të dua”… Për shkak të përdorimit të vazhdueshëm, kjo frazë humbet fuqinë e saj. Fraza “Të dua” mund të përdoret gjithashtu si një formë manipulimi – për të bindur një partner për diçka, për t’u qetësuar në një situatë të tensionuar.

Ndryshe nga fjala shpesh manipuluese “ti e di që të dua”, shprehja “të vlerësoj” vjen nga zemra, duke provokuar përgjigjen më të sinqertë. Si t’ja thoni partnerit se e vlerësoni atë? Shikojeni në sy dhe thuaj: “Unë të vlerësoj që je kaq i mirë / i sjellshëm / i kujdesshëm / i mirë / fisnik / ambicioz …”

Mos kini frikë të tregoni mirënjohje për gjërat e vogla: “Unë e vlerësoj larjen e enëve dhe pastrimin e shtëpisë” ose “Unë e vlerësoj shumë që i çon fëmijët në kopësht që unë të kem më shumë kohë për veten time në mëngjes”.