Makina poshtë gomave të autobuzit/ Çfarë ndodhi në aksidentin “horror” në Tiranë

Detaje të reja lanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Tiranë, ku një autobus mori përpara edhe një automjet tip mercedes benz dhe përfunduan me rrota përpjetë në lumë. Mjeti Mercedes Benz përfundoi poshtë rrotave të Autobusit “Go Green”. Kjo bëri që nga aksidenti në fjalë të mbeten të plagosur 5 persona të cilët janë dërguar në spital. Mes tyre shoferi i autobusit Ergys Hysi si dhe 2 pasagjerë. Nga sa mësohet ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda por janë traumatizuar si pasojë e ngjarjes së rëndë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tronditet Tirana/ Autobusi i unazës përfundon në Lanë ,disa të plagosur (Video)

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët, kur urbani i Unazës në Tiranë, ra në Lanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 ,pranë kinema “Agimi”, ku autobusi është përplasur me një mjet tip Benz dhe për pasojë të 2 mjetet kanë rënë në lumin e Lanës. Mësohet se të lënduar nga aksidenti janë 3 persona nga Autobuzi dhe 2 persona nga makina tip “Mercedes Benz, të cilët janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Plane për fundjavë/ Moti merr kthesën e papritur…

Nëse keni bërë plane për të shijuar fundjavën në natyrë, më mirë ti anuloni, pasi moti pritet që të mos jetë në favorin tuaj. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e shtuna dhe e diela parashikohet të jenë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin. Përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe rreshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

Më pas në orët e nxeta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s”, njofton SHMU.

Flet shqiptari që u martua me japoneze: “Më ka parë Zoti, ngjajnë shumë me ne”

Këtë të premte u trajtua në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” historia e dashurisë së djalit nga Tirana, Bergen Mara me japonezen, Fuko Hiatashi. Në një lidhje me Skype nga Tokio, ata rrëfyen se si janë njohur me njëri-tjetrin. Bergen tha se janë njohur në Kanada, vend në të cilin jetonte që nga viti 2018.“

Erdhi për të bërë Universitetin në Kanada. Ajo punonte në një restorant sushi afër shtëpisë time. Shkoja shpesh aty, u njohim dhe filluam të flisnim.Që në takimin e parë, më ka bërë përshtypje jashtë mase. Ka një qetësi që e karakterizon si njeri, ndryshe nga femrat shqiptare të cilat janë më të egra.”, tha ai.

“Nga ana tradicionale, janë shumë të ngjashëm me familjet shqiptare”, tha ai lidhur me reagimet që ka marrë.

Më tej, Bergen shtoi se të dyja familjet e kishin pritur shumë mirë lidhjen e tyre.Ata janë të martuar dhe kanë dhe një djalë të vogël. “

Nusja ka pasur gjithmonë dëshirë për të pasur familje, adhuron fëmijët, është nënë shumë e mirë. Më ka parë zoti me këtë nuse. Si nga pamja dhe nga çdo gjë që bëjnë për ne. Është dhe modele dhe kuzhinierja më e mirë që kam parë.”, tha ai.

Hepatiti akut tek fëmijët/ Silva Bino :Në Shqipëri deri tani s’ka asnjë rast të dyshuar,autoritetet kanë ngritur vigjilencën dhe po hetojnë….

Hepatiti akut tek fëmijët që ka shqetësuar mjekët në shumë shtete të botës dyshohet se mund të jetë një kombinim i adenovirusit 41 dhe koronavirusit. Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino kjo është një prej hipotezave që duhet faktuar. Ashtu si dhe rrugët e transmetimit të sëmundjes. Në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Ndërsa autoritetet shëndetësore kanë ngritur vigjilencën dhe po hetojnë në dy plane. Hepatiti akut shfaqet me shenja të traktit tretës, të vjella, diarre, këputje e zverdhje të lëkurës. Mjekët i bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmën e specialistit kur vënë re simptoma të tilla tek fëmijët.

Shëna Ndou i Padovës : Misteri i Kishës së Laçit…

Dikur Kisha e Laçit ishte një nga Kishat më të dashura, më të ndjekura. Pastaj prej saj mbeti vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e besimtarëve. Që lanë aty, mijëra lutje, dalë nga zemrat. Kështu shkëmbi i thatë u kthye në simbol shprese e qëndrese. Pushteti komunist i përdori të gjitha mjetet e mundshme për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëve atë vend të shenjtë. E nga zemrat, njërin nga Shenjtorët më të dashur të botës së krishterë.

Por as propaganda, as kërcënimet, as policët e ushtarët e rreshtuar, nuk qenë në gjendje ta ndalonin procesionin e gjatë, të vijueshëm të shqiptarëve që vit për vit, posaçërisht më 13 qershor, shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij.

Studiuesit e kësaj dukurie të pashembullt në mes të terrorit të Shqipërisë komuniste, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë mister: një regjim gjakatar thyhej përballë një Shenjti. E edhe përballë vullnetit të popullit, për ta dëshmuar haptas besimin në një nga Shenjtorët më të njohur në historinë e Kishës katolike. Në atë dështim pa dyshim, ishte fryma hyjnore, që dukej e ridukej, me gjithë pushtetin e vet hyjnor, të papërballueshëm nga pushtetet tokësore, shprehur përmes mrekullive, të “Shenjtit të mrekullive”.

Një kishë e rrënuar, gjithnjë në këmbë

Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar, që me kultin e Tij, u bë udhërrëfyes i shqiptarëve në udhën drejt Krishtit. Ndërmjet disa Kishave kushtuar shenjtit, ndërtuan edhe atë të Shna Ndout, në Sebaste, kishë që u ngrit rreth vitit 1300 dhe u rrënua më 1971. Në këtë kishë shërbyen shumë meshtarë, ndërmjet të cilëve, Atë Shtjefën Gjeçovi, i Lumi Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Imzot Robert Ashta, Atë Zef Pllumi…

Sot kisha e bukur, e rindërtuar mbi kodrën e Laçit, pret e përcjell njerëz të gjitha besimeve, dëshmitarë mrekullish…

Një mrekulli, ndërmjet shumë të tjerave…

(Ritreguar sipas një dëshmie)

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e “Shna Ndout”, në Laç, për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte frikë edhe nga rrënojat. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shëna Ndout. Duel i heshtur i armës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën besimtarëve. Një frymë misterioze i tërhiqte aq, sa të përballonin deri diktaturën, që nisi të shqetësohej seriozisht për këtë fenomen. Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shëna Ndout.

Pasi e shembën një pjesë të rrethimit, 32 ushtarët e togës mbetën, çuditërisht, të paralizuar nga mesi e poshtë. Ishte një fenomen i pashpjegueshëm. Mbetën të ngrirë, aty, mbi mur, ku erdhën e i morën me shpejtësi. Nuk ishte më fjala për të zhdukur ca gërmadha. Duhej zhdukur çdo gjurmë e një mrekullie të gjallë, të prekshme që, megjithë kujdesin e qeverisë, e si çdo lajm i ndaluar, mori menjëherë dhenë. Pushteti popullor i nisi disa prej ushtarëve të ngurrosur për mjekime në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët, në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ushtarët u ngritën përsëri në këmbë pas shumë mjekimesh. Por gjithnjë me pasoja të dukshme. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm. Qeveria bëri çmos ta justifikonte ngjarjen, duke pohuar se ishte helmim nga ushqimi, por kjo diagnozë nuk u provua kurrë shkencërisht. Historia mbeti, edhe sot e kësaj dite, e veshur me mister. E regjistruar ndërmjet shumë mrekullive të tjera, në kujtesën popullore. Sa mirë do të ishte të kujtohej dikush e t’i mblidhte mrekullitë e Laçit në një libër kushtuar Shenjtit, nga shqiptarët mirënjohës.

Marrë nga Radio Vatikani në gjuhën shqipe

Alessia Selimi : “Korça një qytet romantik dhe nga këndvështrimi kulturor …mjaft e ngjashme me Firencen …”

Një ekspeditë disa vjeçare drejt historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Gjeneza e një aventure, e cila rishtazi merr jetë në revistat më prestigjioze italiane.

Alessia Selimi

Letra nga Ballkani” Mund të mendoni se bëhet fjalë për letra të atij lloji, të dërguara dikur me postë, që të mbanin zemrën peshë nga kurioziteti i ushqyer dhe malli i tepruar. Me të drejtë! Por, tanimë, janë rrjetet sociale ato çka konsiderohen si pjesë të angazhimeve dhe jetës së përditshme. Françeska Masoti e di shumë mirë këtë gjë. Kësisoj, jo më kot ka vendosur të hapë një blog. Bëhet fjalë për një hapësirë shumëngjyrëshe, ku shihet qartazi pasioni i thekshëm për shkrimin dhe fotografinë, të shkrira dhe të gërshetuara në hallkat kryesore që i japin formë dhe karakter Shqipërisë.

E lindur në Firence në 1988-n, ku u diplomua në Drejtësi, Françeska i është përkushtuar prej rreth 10 vitesh pikërisht vendit fqinj; historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Një gazetare gjithnjë në lëvizje, e cila bashkëpunon me disa revista prestigjioze si, Corriere della Sera, National Geographic Italy, Vanity Fair Italy, Islands Viaggi, WU Magazine, The Travel News dhe Momondo. Por, edhe autore librash. Mes faqesh, Françeska i qëndron dukshëm besnike Shqipërisë, jo vetëm prej dashurisë që e lidhi me një djalë nga Vlora, me të cilin ka vendosur të ndajë jetën.

Gjeneza e dëshirës dhe vullnetit të kësaj 32-vjeçareje, për të eksploruar dhe promovuar “tokën e shqiponjave”, përbën mjaft kureshtje. Kjo është edhe arsyeja se përse “Fjala” është vendosur në kontakt me të

Françeska, shkruani prej disa vitesh tashmë për Shqipërinë. Si e zbuluat ju këtë vend?

Unë u njoha me Shqipërinë falë bashkëshortit, i cili është me origjinë nga Vlora. Vendosëm që ta vizitonim së bashku këtë vend magjik. Sikurse mund të merret me mend, rrugëtimi ynë filloi në Vlorë, për t’iu drejtuar më pas Gjirokastrës, Butrintit dhe Sarandës. Më duhet ta pranoj se rashë shumë lehtësisht në dashuri me “tokën e shqiponjave”.

Kur ka qenë hera e parë që keni ardhur në Shqipëri?

Vizita ime e parë në Shqipëri përkon përpara 10 vitesh. Për të qenë më e saktë, në tetor të vitit 2010. Asokohe, isha veçse një studente me dëshirën për të udhëtuar.

Si lindi tek ju ideja për të shkruar rreth qyteteve dhe fshatrave shqiptarë?

Unë jam një gazetare në lëvizje, që zbulon vende të reja dhe shkruan për to. Si një vend turistik, disa vite më parë, Shqipëria gëzonte shumë pak artikuj në mediat italiane. Duke u nisur nga lidhja e saj e ngushtë me Italinë, në vitin 2017, shkrova një reportazh në Corriere della Sera, i cili rezultoi çuditërisht mjaft i pëlqyer. Për të parën herë, disa italianë, praktikisht disa miq të mi, vendosën të udhëtonin drejt Shqipërisë.

Çfarë mendojnë këta të fundit për natyrën e vendit tonë?

Ata e konsiderojnë si diçka mjaft intriguese dhe ekzotike; janë të etur për të eksploruar sa më shumë qytete dhe fshatra shqiptarë. Miqtë e mi udhëhiqen nga një kuriozitet i pashoq, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë, këtë vend të rrallë në Europë që u jep udhëtarëve natyrshëm kënaqësinë e zbulimit.

Cilin qytet preferoni më së tepërmi në Shqipëri?

Nuk kam një qytet të preferuar. Kjo vjen për shkak se Shqipëria është mjaft e larmishme. Personalisht mendoj se Tirana është e gjallë, ndërsa Korça është një qytet romantik. Sa i takon Beratit dhe Gjirokastrës, i konsideroj thesare të vërtetë. Ajo ç’ka mund të them me plot siguri është se e adhuroj rivierën e vendit tuaj. Sa herë që jam në Dhërmi, Qeparo, Vuno, Porto Palermo dhe Himarë, ndihem mirë. Mbi të gjitha, ndihem e lirë.

Por nëse do ju pyesnim se kë qytet shihni më të ngjashëm me vendlindjen tuaj, Firencen…?

Pa e menduar dy herë, them se Korça është mjaft e ngjashme me Firencen. Korça është një qytet shumë elegant, i sofistikuar dhe funksional, i cili, nga një këndvështrim kulturor, më kujton Firencen më shumë se çdo qytet tjetër.

Si do ta përkufizonit marrëdhënien tuaj me gjuhën shqipe?

Flas shqip. Pra, që të jem e sinqertë, nuk flas në mënyrë të rrjedhshme. Por, e kuptoj shumë mirë dhe them se mund të jem pjesë e një bashkëbisedimi. Megjithatë, për italianët, ku përfshihem gjithashtu edhe unë, shqipja është një gjuhë shumë e vështirë për t’u mësuar.

Ju jeni gjithashtu nënë e një djali të vogël. A e keni orientuar atë drejt gjuhës shqipe?

Patjetër që po! Im biri flet me mua gjuhën italiane, ndërsa me të atin komunikon në shqip. Është mjaft interesante kur e mendon, se si një vogëlush 4-vjeçar përpiqet të flasë në dy gjuhë të ndryshme.

Sikurse u rrëfyet pak më parë, bashkëshorti juaj është nga Shqipëria. Si është të jetosh me një shqiptar? Keni ju pika ku mund të cilësoheni si të ngjashëm?

Midis kulturave tona, ka mjaft ndryshime. Megjithatë, kjo gjë nuk na ka stepur në asnjë çast. Përkundrazi, e kemi parë si diçka në favor të jetëgjatësisë së marrëdhënies sonë në çift.

Duke u nisur nga artikujt tuaj, të cilët janë një promovues i jashtëzakonshëm i historisë dhe kulturës së qyteteve dhe fshatrave shqiptarë, çfarë mendoni për turizmin në Shqipëri?

Turizmi në Shqipëri po zhvillohet me hapa të mëdhenj, por mendoj se ka ende punë për t’u bërë. Pikë së pari, ndotja është një çështje që duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë. Është problem i madh dhe është e trishtë që shumë vende të bukura të vendit tuaj, po faniten pikërisht prej plehrave. Duhet me patjetër të ndërmerren masa, jo vetëm për turistët, por në radhë të parë edhe për banorët e tyre.

Të ndalemi paksa në dy romanet tuaja, “Aroma e portokallit të Vlorës” dhe “Lulet e Kosovës”. Përse kjo zgjedhje, për t’i ofruar vëmendje Shqipërisë edhe në një format të tillë?

Romanet e mia janë rezultat i trillimit letrar, të diktuara, sikurse kuptohet qartazi, nga pasioni dhe dashuria që kam për Shqipërinë. Që në momentin e parë, kur përshkova “tokën e shqiponjave”, i premtova vetes se do të bëja gjithçka që italianët të njihnin më së miri historinë, kulturën dhe bukurinë e saj, si dhe të eleminonin paragjykimet e padrejta dhe të pabaza që, për fat të keq, zënë ende vend. /Fjala.al

Nga Bujar Kapexhiu te Bleona Qerreti e Erald Kapri, kush janë kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD-së….

Zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD -së. Në listë bie në sy edhe kandidimi i Bleona Qeretit dikur mbështetëse e flaktë e Sali Berishës. Po kështu nuk mungon as moderadorja Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka, aktorja Rajmonda Bulku dhe epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti.

Lista:

  • Adriana Kalaja
  • Agron Kulicaj
  • Akil Kraja
  • Albina Deda
  • Aldo Bumci
  • Aleksandër Biberaj
  • Andi Dollapi
  • Andon Frokaj
  • Anduena Qefalia
  • Anisa Kadesha
  • Anxhela Malko
  • Arben Imami
  • Arben Ristani
  • Ardian Muka
  • Arnold Kariqi
  • Aulon kalaja
  • Aurel Bylykbashi
  • Bardh Spahia
  • Bislim Ahmetaj
  • Bujar Kapexhiu
  • Clirim Gjata
  • Dashamir Tahiri
  • Dash Alik
  • Edith Harxhi
  • Edvin Kulluri
  • Elton Bano
  • Edlira Bushati
  • Eni Kasmi
  • Enno Bozdo
  • Erald Kapri
  • Ervin Minarolli
  • Fatbardh Kadilli
  • Fatbardha Kadiu
  • Fjoralba Dizdari
  • Fiqiri Ismaili
  • Floriana Garo
  • Florion Mima
  • Genc Deromema
  • Genc Pollo
  • Gent strazimiri
  • Ilir Alimehmeti
  • Ilir Nikolla
  • Isa Sakja
  • Ivi Kaso
  • Jamarbër Malltezi
  • Julian Deda
  • Kejtis Kruja
  • Klevis Balliu
  • Laura Vorspi
  • Lorenc Luka
  • Lisandër Hoxha
  • Ledina Mandia
  • Lulzim Vrana
  • Megi Balliu
  • Osman Stafa
  • Patrik Sadikaj
  • Premtim Kryemadhi
  • Rajmonda Bulku
  • Rudina Hajdari
  • Renis Gjoka
  • Spiro Ksera
  • Suzana Guxholli
  • Voltana Ademi
  • Bleona Qereti

Ligji i çuditshëm në Itali: Fëmijët do të mbajnë mbiemrin e të dy prindërve

Koha kur fëmijët do të mbajnë vetëm mbiemrin e babait duket se do të marrë fund së shpejti në Itali. Fëmijës do t’i jepet automatikisht mbiemri i të dy prindërve, sipas renditjes së dakorduar nga vetë prindërit. Përveçse nëse ata vetë vendosin, me marrëveshje të ndërsjellë, t’i atribuojnë vetëm mbiemrin njërit prej të dyve. Kështu ka vendosur gjykata Kushtetuese në Itali e cila e konsideron si “diskriminues dhe të dëmshëm për identitetin e fëmijës” rregullin që cakton automatikisht vetëm mbiemrin e babait.

Sipas Gjykatës, në vazhdën e parimit të barazisë dhe në interes të fëmijës, të dy prindërit duhet të jenë në gjendje të ndajnë zgjedhjen e mbiemrit të fëmijës, i cili përbën një element themelor të identitetit personal të tij. Ky rregull është i vlefshëm për fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese dhe ata që janë të birësuar.

Por si kanë reaguar italianët rreth këtij vendimi?

Shumë politikanë e kanë përshëndetur vendimin duke theksuar se ky është një tjetër hap përpara drejt barazisë gjinore në familje. Ndërsa gazeta italiane e “La Repubblica” e ka quajtur historik vendimin që u jep grave një të drejtë e cila ka qenë e mohuar prej kohësh.

Atentati ndaj 22- vjeçarit në Pogradec/ Familjarët e bëjnë “miting” jashtë, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit…

Gjykata ka dhënë sot masën e arrestit me burg për 5 personat që ndihmuan autorët e plagosjes së Joan Muçllarit në Pogradec, pak ditë më parë. Seanca për dhënien e masve të sigurise u mbajt në gjykatën e Pogradecit nën masa të shtuara sigurie për shkak të prezences se madhe të familjarëve të të arrestuarve. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa për 5 te arrestuarit është caktuar masë e sigurisë arrest me burg.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për:

-Fatjon Bono;

-Kristian Kresto;

-Hekuran Gjona;

-Ledion Shkullaku

-Rudi Shaho

Ata akuzohen për përkrahje të autorit pas krimit,moskallëzim krimi dhe veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkaq vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes: Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari. Krimi i ndodhur pak ditë më parë në Tushemisht ishte në fakt i paralajmëruar, dhe vijim i një serie ngjarjes të rënda në drejtim të familjes së biznesmenit Jetmir Muçllari, të cilit i është bëtë atentat disa herë në hotelin e tij në Tushemisht.

Punimet tek mbikalimi i TEG-ut/ Ja si ndryshon lëvizja e trafikut të makinave (HARTA)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për mbikalimin e TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar, duke sqaruar se punimet do të zhvillohen vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi TEG.

Njoftim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

“Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor
Duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.
Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.
Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve”

Do udhëtoni drejt Italisë / Ja kushti që duhet të plotësojnë qytetarët…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka publikuar udhëzimin që duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt Italisë deri më datë 31 maj 2022. I vetmi kusht për të udhëtuar në Itali është pajisja me certifikatën e vaksinimit, certifikatën e shërimit ose testi negativ për Covid-19. “Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit”.

NJOFTIMI nga Ministria e Jashtme:

‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

✅ Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.

✅ Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

✅ Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.

❗Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.

Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ:

Bordi merr vendimin: Rritet me 10 lekë nafta dhe benzina(Çmimet)

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani.

Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton. Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër.

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë. Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit. Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord. Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve.

MONITOR

Rikthehen reshjet në disa zona/ Ja parashikimi i motit për sot…

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore. Po ashtu pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshmë atmosferike, KU parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Ballkanin Veriperëndimor. POR me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu MBETET Britania e Madhe. Ndërsa Europa Lindore do të vijoj të dominohet nga moti i vranët dhe reshjet në formë dëbore.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites POR nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë MV do të PARAQITET me kthjellime dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin. POR pasditja shton gradualisht vranësirat në zonat Perëndimore dhe Jugore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në këto zona.