Romeo flet për Donaldin: “Puthte vajza që 13 vjeç ,ka qenë një donzhuan i vërtetë se femrat i shkonin pas…

Në emisionin “Wake up” sot (e hënë) kanë qenë të ftuar vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. Ata kanë folur për emisionin e tyre më të ri me karakter argëtues, të quajtur “Më lër të flas”, që tashmë ka nisur transmetimin në Top Channel. Ndër të tjerash, vëllezërit aktorë zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sendimentale të njëri-tjetrit. Në një moment, Romeo u pyet nga moderatori se nëse e dinte se kur ka qenë e dashura e parë zyrtare e Donaldit. Vet Donaldi tha se nuk e mban mend, por vëllai i tij u përgjigj duke thënë se kishet qenë 13 vjeç dhe se në atë moshë ka qenë një donzhuan i vërtetë, ku femrat i shkonin pas….

Garë për kreun e PD/ Spaho zbulon dy kandidatë që do të jenë përballë Berishës (Emrat)

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm? Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?

Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Edvin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Erdin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Java nis me shi …ja çfarë pritet të ndodhë në mesjavë…

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve.Parashikohet që deri në mesin e javës të paktën deri ditën e mërkurë prezenca e reshjeve të jetë kryesisht në zonat malore, ndërsa sot pritet që i gjithë territori të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Herë pas here do të ketë momente rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri, veriperëndim. Zonat qendrore dhe jugore do të kenë shira në sasi më të pakta”, tha Porja.

Lajda Porja tha se situata me reshjet është shoqëruar edhe më një ulje të temperaturave. Termometri pritet të ngjitet jo më shumë se 19 Gradë.

“E marta dhe e mërkura kryesisht në zonat malore. Të enjten dhe të premten moti do të jetë me diell dhe me vranësira, do ketë rikthim të shirave ditën e shtunë, por në sasi të pakta”.

Po ashtu, Porja është shprehur se gjysma e parë e muajit Maj do të jetë me reshje. Pjesën tjetër, tha ajo, do të ketë temperatura të larta.

“Maji është parashikuar që të ketë prezencë të reshjeve në pjesën e parë të saj. Themi deri nga data 11, 12. Megjithëse në sasi të pakta, reshjet do të jenë prezente. Më shumë në zonat malore, por nuk përjashtohet edhe zona qendrore. Në pjesën e dytë të muajit do të kemi temperatura më të larta”, u shpreh Porja./tvklan

“Më prezantonte si të fejuarën, bënim plane për martesë”/Aleksia Peleshi konfirmon ndarjen nga Romeo: “Nuk funksionoi,u nxitova jam vetëm 20 vjeç…”

Aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit, Niko Peleshi, Aleksia janë një ndër dyshet më të komentuara në mediat rozë. Ata prej kohësh përflitet se i kanë dhënë fund lidhjes, dhe së fundmi kjo është konfirmuar dhe nga vetë Aleksia.Në sqarimin e saj, 20-vjeçarja shprehet se është nxituar për ta bërë publike, por nga ana tjetër është ndjerë e sigurt sepse marrëdhënia e tyre kishte arritur në disa pika kyçe.

Unë jetoja me familjen e tij, bënin plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën e tij, dhe mendoja që me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara”, – tha ajo duke shtuar se ka qenë një veprim i nxituar: “Ama jam nxituar, sepse unë jam vetëm 20 vjeç dhe nuk mund të pretendoj që partneri i parë do të jetë gjithë jetën me mua. S’funkionoi, s’funksionoi…”

Pyetjes nëse e ka vuajtur shumë ndarjen, Aleksia iu përgjigj: “Ajo që vuajta unë është pjesa që kisha më shumë hallin se çfarë po ndodh në publik sesa çfarë po ndodh me mua. Kam pasur një mendësi të gabuar, si do shfaqem para njerëzve, pa menduar që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guzimin ta them publikisht, ndihem e çliruar.”

Aleksia tha se relatat me Romeon i ka të mira, por kujton një shprehje të të atit tani që lidhja ka përfunduar: “Ehh, sa ujë do rrjedhë…” dhe për këtë, edhe ajo është bindur: “Dhe le të rrjedhë… “ – tha me të qeshur duke dashur ta mbyllë këtë temë për të cilën kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur.

Çmëndet 19-vjeçari / Vret të emën pasi nuk e la të pinte cigare në dhomën e gjumit…

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar që është akuzuar për vrasjen e nënës së tij, pasi ajo e urdhëroi atë të mos pinte cigare në dhomën e tij të gjumit. Autoritetet u njoftuan për një incident në shtëpinë e Seth Settle në Lake Wales, Florida pasi vëllai 24-vjeçar i Settle gjeti nënën e tyre, 52 vjeç, të vdekur në shtëpi të enjten, 28 prill.

Ngjarja ndodhi pak pasi babai i Settle u largua nga puna dhe pak pas orës 9:30 ai mori një telefonatë ku iu tha se gruaja e tij kishte vdekur. Settle thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë rrëfeu para hetuesve se kishte qëlluar nënën e tij përmes derës së dhomës së tij të gjumit, pasi ajo i tha atij të ndalonte pirjen e cigareve në dhomën e tij. 19-vjeçari pretendoi se ishte në depresion dhe kishte mbajtur një armë në kokë para se nëna e tij të hynte në dhomën e tij të gjumit. Ai thotë se e qëlloi aksidentalisht nënën e tij por policia beson se Settle qëlloi nënën e tij nga zemërimi.

BBC: Armando Broja drejt Serie A,talenti Shqiptar opsioni i preferuar i….

Napoli vazhdon të insistojë për Armando Brojën. Klubi italian ka piketuar sulmuesin e talentuar shqiptar si pasardhësin e Victor Osimhen, për të cilin interesohet Manchester United. BBC shkruan se drejtuesit e Napolit po ndjekin me interes 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili është huazuar te Southampton këtë sezon, duke realizuar 9 gola dhe 1 asist në 36 ndeshje. Transfermarket e vlerëson Brojën 18 milionë euro, por sigurisht që Chelsea do kërkojë më shumë për ta lënë të lirë, edhe pse duhen konfirmuar ndryshimet në pronësi për të nisur zyrtarisht bisedimet e shitjes.

Thomas Tuchel e vlerëson shumë yllin shqiptar dhe dëshiron ta ketë pjesë të ekipit në fazën përgatitore, me Brojën që do të provojë shanset e tij te “Blutë e Londrës”, me të cilët ka kontratë deri në 2026.

Sulmuesi debutoi me kombëtaren shqiptare në shtatorin e vitit 2020, dhe deri tani ka realizuar tre gola në nëntë takime me kuqezinjtë e Edi Rejës.

Te Napoli e cilësojnë si zëvendësuesin perfekt të sulmuesit nigerian. Chelsea mund të pranojë huazimin ose shitjen e Brojës, por kërkon të përfshijë një klauzolë riblerje në të ardhmen.

Lë nam Shqiptari në Greqi / Godet me shkelm macen dhe e hedh në det , policia e arreston(Video epike)

Për fat të keq shqiptarët shpesh bëhen protagonistë në vendet e tjera për “budallallëkun” e tyre. Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 30- vjeçar shqiptar, i cili u shfaq në një video i ulur në një tavernë greke buzë detit, ndërsa ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk… kur ajo sapo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hedhur në det.. Ky veprim i shqiptarit ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar në mënyrën më të ashpër. Madje për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, i cili ka thënë se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një reagim që ka bërë i riu në rrjetet sociale ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë pesë birra të tjera”, thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram teksa poston foto me kafshë në përpjekje për ta bindur se është dashnor i kafshëve dhe jo abuzues i tyre.

Sipas ligjeve greke dhuna ndaj kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Dikur i thoshte motër/‘Kriset marrëdhenia’, Einxhel bën veprimin e papritur ndaj Beniadës…

Ndonëse kishin një raport të ngushtë kur ishin në Big Brother VIP, nuk mund të themi të njëjtën gjë kur dolën jashtë. Einxhel Shkira dhe Beanida Nishani duket se nuk gëzojnë një raport të mirë. Ndonëse përfliteshin prej kohësh, kjo gjë është reflektuar së fundmi nga deklaratat që ka bërë Einxhel.Në një intervistë që dha së fundmi, Einxhel tha me nota ironie: “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar.

Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë.” Mirëpo, duket se moderatorja i ka dhënë “goditjen” e fundit modeles.

Ajo e ka hequr nga followers-at në Instagram, që nënkupton se i ka dhënë fund raportit me Beniadën. Kujtojmë që gjatë kohës që ata ishin brenda shtëpisë së famshme, bënë bujë disa deklarata të nënës së Beniadës. Nëpër rrjete sociale, dukshëm kuptohej se ajo nuk e preferonte moderatores si mikeshë të së bijës.

Kufizime për ministrat/ Rama u ndalon takimet me biznesmenë dhe të luajnë bixhoz

Ministrave të kabinetit Rama do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi: Ata nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient lojërash fati. Po ashtu ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra.Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi të premten e 29 prillit.

“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara. Ministrat do të ndalohen tashmë ligjërisht të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët në momentin që nuk janë vetë të pranishëm.

Kryeministri ka ndaluar dhe organizimin e festave për personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashtë vendit. Frekuentimi i bareve dhe restoranteve do të lejohet gjatë pushimeve zyrtare vetëm në rast të eventeve familjare dhe shoqërore, apo aktivitete që lidhen me punën dhe që është marrë leje. Të gjitha dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri. Edhe punonjësit e administratës ndalohen që të bëjnë veprime jo etike dhe të ekzagjeruar në bare e restorante, të frekuentojë ambiente të padenja, të takohen me grupe interesi, apo të publikojë në rrjete sociale video dhe foto të papërshtatshme të ambientit të punës.

Nëna i merr jetën dhe e mbyll në valixhe/ Flet mjekja Nikolina Bode:”‘Jetonte mes xhindësh, psikotike dhe jashtë realitetit’

Mjekja neuropsikiatre, Nikolina Bode nxori detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një nënë pasi lindi fëmijën e saj e fshehu atë një valixhe. Bode deklaron se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, duke shtuar se 40-vjeçarja ka humbur lidhjet me realitetin. Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke shtuar se gruaja kishte refuzuar që të vizitohej nga mjekët.Madje mjekja tha se gruaja pohon se fëmijën e kishte lindur dikush tjetër.

“Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Fola edhe me nënën dhe motrën e saj, dhe ato më thanë se ajo kishte probleme. Ajo tha se këtë fëmijë e kishte lindur ‘ajo’, por jo ajo vetë. Gruaja tha se nuk ishte e martuar kurrë dhe nuk kishte fëmijë. Ajo tha se jetonte mes xhindësh, psikotike dhe jashtë realitetit. Nga familjarët, ky fëmijë nuk është lindur në maternitet, por në shtëpi. Ajo e ka sjellë në jetë vetë. Kishte dyshuar nëna, pasi diçka kishte ndryshuar në fizikun e saj, por ishte e pamundur t’i ofrohej vajzës dhe ishte e pamundur te mjekohej. Në dhjetor e kishin konfirmuar. Ajo kishte dhe anemi. Është pyetur nga mjekët por nuk i është zbuluar shkaku i hemorragjisë. Prej tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qenë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti. Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja. Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo”, -pohoi mjekja.