Ekselentët në administratë/ Çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve…

Gjithmonë e më pak studentë ekselentë po drejtohen në administratën publike për punësim. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka një rënie të numrit nga viti 2019 kur nisi aplikimi i thirrjeve e deri në vitin 2021 që është viti i fundit raportues.Për rreth 4410 pozicione pune pjesë e sistemit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore (referuar të dhënave të raportuara për aparatin e Kryeministrisë, ministrive dhe 43 institucioneve të varësisë), në 500 prej tyre që përbëjnë 11.2% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve në shërbimin civil të raportuara, janë punësuar studentë të ekselencës. Këto të dhëna janë bërë publike nga Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Të ndara vit pas viti ky institucion raporton se në thirrjen e I (viti 2019), 338 studentë të ekselencës ose 67 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 7.6% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

Në thirrjen e II (viti 2020), 98 studentë të ekselencës ose 20 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 2.2% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil dhe në thirrjen e III (viti 2021), 64 studentë të ekselencës ose 13 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 1.4% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

I njëjti raport nënvizon se nga 99 institucione të administratës shtetërore, konstatohet se nuk kanë pasur të punësuar asnjë student të ekselencës: 29 institucione në vitin 2019 (nga të cilat 1 ministri dhe 28 institucione varësie) 65 institucione në vitin 2020 (nga të cilat Kryeministria, 4 ministri dhe 60 institucione varësie); 74 institucione në vitin 2021 (nga të cilat Kryeministria, 5 ministri dhe 69 institucione varësie).

Por si ka qenë vlerësimi i punës për studentët ekselentë të punësuar në administratë?

“Lidhur me vlerësimet e punës për studentët e ekselencës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil në periudhë prove, nga informacioni që DAP disponon deri në momentin e këtij raportimi dhe që e ka përcjellë pranë Komisionerit, rezulton se në respektim të nenit 24 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, 30% e studentëve ekselentë kanë përfunduar periudhën e provës dhe janë konfirmuar nëpunës civil, prej të cilëve 71% e tyre kanë marrë vlerësimin “Shumë mirë” dhe 29% kanë marrë vlerësimin “Mirë” thuhet në raportin e Komisionerit./ Monitor

Kur të iki’/ Poezia e ndjerë e babait të Ergit pas vdekjes së të birit…

Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, pas largimit nga jeta të djalit të tij, publikon çdo ditë në rrjetet sociale një krijim të ri poetik, që lidhen kryesisht me mallin dhe mungesën që ndjen për të birin. Të fundit poezi që ka publikuar e ka titulluar “Kur të iki” dhe është një dedikim për djalin e tij i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2016-të në një aksident tragjik. Ish fituesi i X-Factor Albania e kishte nisur karrierën e tij si artist duke bërë disa këngë të reja dhe shumë të tjera i mbetën në mes…

KUR TË IKI…

Kur të iki,i përzënë qënisht,nga jeta ime, në valixhen e zezë ,te qivurit,do marr me vete: fotografitë e ç’ngjyrosura nga harresa,te kujtimeve, hirin e dashurive të djegura netëve, përkedheljet e fishkuara në duart e vdekura, ngricat e mallkimeve të ngurosura në thinja, vështrimet e flirteve ane e mbanë,të tretura, dhe malin,me shkëmbejtë e mëkateve të mija!

Do iki thjeshtë si trishtimi,i vetëm, me kostumin e zverdhur tërë rrudha të pleqërisë nën pikëllimin e qipariseve, krah Ergit,do shtrihem heshtur si nje klithmë e mbytur në detin e qetësisë….

Por dijeni!

Në mijra copa do shperthej,nën tokë, I djegur,nga zjarri,i llahtarshëm i mallit…

…Pastaj,me tim Bir, do kthehem në këtë bote…

…me gjelbërimn njerzor të fijeve të barit…

Dashamir Dini

“Burrin apo fëmijët, kë do më shumë?, …e pyeti profesori? ,Ajo shpërtheu në lot e auditori në duartrokitje !

Një ditë, gjatë një leksioni psikologjie për studentët e masterit, profesori i tha klasës: “Le të luajmë një lojë!”

Pastaj kërkoi një vullnetar…

Një grua me emrin Sarah doli përpara. Asaj iu kërkua të shkruante emrat e 30 njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj në tabelë.

Sara shkroi emrat e anëtarëve të familjes së saj, të afërmve, miqve, kolegëve dhe fqinjëve.

Profesori i tha asaj të fshinte të 3 emrat që ajo i konsideronte më pak të rëndësishëm. Sarah ndaloi një çast dhe pastaj fshiu emrat e kolegëve të saj.

Profesori i tha asaj të hiqte 5 emra të tjerë nga lista.

Kështu ajo fshiu emrat e fqinjëve të saj.

Kjo vazhdoi derisa kixhin mbetur vetëm 4 emrat e fundit. E gjithë klasa ra në heshtje, duke kuptuar madhësinë e vendimit të saj të ardhshëm.

Tani, profesori i tha asaj të hiqte 2 emra të tjerë nga tabela.

Sara, shikoi emrat, duke hezituar… pastaj ajo ngadalë fshiu emrat e prindërve të saj.

“Ju lutemi të fshini edhe një tjetër”, tha profesori…

Sara u shqetësua shumë, lotët i rridhnin nga sytë, dhe me dorën që i dridhej ajo hoqi emrin e djalit të saj.

Ajo qau me dënesë …

Tani vetëm emri “David” kishte mbetur pa fshirë, ishte emri i burrit të saj.

Profesori e pyeti Sarën, “Pse burri yt?”

“A nuk janë prindërit e tu ata që të rritën dhe djali yt krijesa që vetë ti e solle në jetë?

Ti gjithmonë mund të gjesh një burrë tjetër… “

Heshtje totale ra në klasë …

Gjithkush ishte kureshtar për të dëgjuar shpjegimin e saj.

Sarah tha ngadalë dhe me qetësi,

Një ditë, prindërit e mi do të ikin nga kjo jetë dhe djali im do të më lërë për të ndjekur jetën e tij, ai që do të ndajë gjithë jetën me mua është burri im. “

Ishte momentin kur gjithë auditori u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën atë për zgjedhjen e saj.

Lidhja midis burrit dhe gruas është e shenjtë. Është një lidhje e bërë në qiell, shenjuar mes yjesh. Ajo ka një qëllim të madh dhe nuk duhet të prishet rastësisht. Kur vështirësitë në martesat tona na bëjnë që të ndihemi të lodhur dhe në depresion, dhe kërcënojnë të fshijnë ëndrrat tuaja të bukura të dashurisë.

Cilatdo sprovat dhe sfidat me të cilat përballemi në martesat tona, janë edhe provë e Perëndisë, për t’i bërë shpirtrat tanë më të mirë, më të fortë dhe më tolerantë. Koha i zbehet shumë zënkat apo vështirësitë, nëse ne ende i mbajmë duart si në ditët e para, premtimet tona do të përmbushen dhe sakrificat tona nuk do të ishin të kota.

‘Një sanduiç dhe një limonadë’,porositi zotëria pasanik…por kur kamarieri pa bakshishin e ndoqi me vrap nga pas…

Një djaloshi i cili gjendej në një situatë ekonimike mjaft të vështirë, ishte në orarin e shërbimit si kamarier kur në restorant erdhi një burrë i moshuar i cili dukej qartazi se ishte i pasur.Ai u përpoq shumë për t’i lënë përshtypje burrit të vjetër, dhe i rreshtoi atij gjërat më të mira dhe më të shtrejta që restoranti kishte në kuzhinë.

Kamarieri mendoi se mund t’i arrinte pritshmëritë e këtij zotërie të pasur kështu do të ishte në gjendje për të marrë një bakshish të lartë.

Por kur kamarieri e mbaroi prezantimin e menusë, burri i pasur porositi një sanduiç dhe limonadë.

Duke ditur se ato ishin ndër artikujt më të lirë në menu, kamerieri u largua me keqardhje, duke besuar tek rregulli “faturë e vogël, bakshish i vogël”.

Ndërsa përfundonte ushqimin e tij, zotëria i pasur kërkoi faturën.

Por kësaj here, kur erdhi kamerieri, njeriu i pasur vuri re se kishte pikëllim në sytë e tij, kështu që ai e pyeti djaloshin, “A jeni mirë? A po kaloni një ditë të vështirë?” “Kam një jetë të vështirë, zotëri”, u përgjigj kamarieri.

Pastaj kamerieri vazhdoi punën e tij, duke mos menduar për asgjë.

Kur u kthye në tryezën e të pasurit, ai gjeti një bakshish për 100.000 dollarë.

Kamerieri vrapoi ta arrinte zotërinë e pasur ndërkohë që po hynte në makinën e tij.

“Pse e bëtë këtë?” pyeti kamerieri.

“Kur isha në moshën tuaj, kisha një jetë shumë të vështirë duke punuar në restorante si këto …”, u përgjigj plaku, “dhe një ditë, një zotëri i pasur dikur më dha një bakshish të tillë të madh që mjaftoi për të paguar për shkollimin e kolegjit tim.

Unë shpresoj se këto para do t’ju ndihmojnë juve ashtu siç dikur më ndihmuan mua “.

I riu ishte pa fjalë dhe me lot në sy i tha, “zotëri, ju sapo paguat detyrimin që kemi ndaj spitalit për trajtimin e kancerit të nënës sime”.

Nëse ndonjëherë jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët, bëjeni, sepse ata do ta bëjnë me dikë tjetër, kështu krijohet një valë e pambarimtë mirësie.

Tronditëse/ Nëna hedh vajzën e mitur nga kati i tretë dhe më pas tenton vetëvrasjen…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 40-vjeçare me origjinë indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë pasi ishte e frikësuar se babai do ta merrte me vete në Indi. Vajza është në një prognozë të rezervuar por jashtë rrezikut për jetën. Mediet italiane shkruajnë se 40-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ajo pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare e hodhi nga dritarja e katit të tretë. 40-vjeçarja, i cili kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet se ka vepruar nga frika krejtësisht imagjinare dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën.

Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Ankonës në “prognozë të rezervuar dhe kushte të qëndrueshme.” Ajo mendoi se i shoqi donte ta merrte vajzën e tij në Indi dhe në mënyrë të dëshpëruar e hodhi fëmijën nga dritarja. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, 1 maj.

Kur mbërritën policët, gruaja po tentonte të hidhej nga dritarja. Ajo u ndalua dhe u transportua në spital, ndërsa vajza e saj e vogël ishte në tokë, gjallë dhe u dërgua me helikopter në spitalin Torrette dhe më pas u transferua në Salesi.

Vajza e vogël ndodhet ende në spital por jashtë rrezikut për jetën. E ëma, nga ana tjetër, ruhet në pavijonin e psikiatrisë së spitalit Macerata, në dispozicion të prokurorëve që kryejnë hetimet.

Kujtime nga e kaluara: “Me rrobat e njëri-tjetrit e me dashurinë për njëri-tjetrin, ja kështu u rritëm…

Nga Agim Xhafka

“Motra ime quhet Mimoza. Veç një kam. Është pesë vjet më e vogël. Në çerdhe e kopësht e çonte nëna, por e merrja unë. Lija lodrat e vrap. E mbaja hopa, kur vetë duhej të më merrnin hopa. 6-7 vjeç unë, afër dy vjeç ajo. Shpirti më dilte deri tek shtëpia se qe dhe buçko.

Para ca ditësh pashë ca foto. Ja, unë dhe motra. Ja dhe te kjo tjetra, te kjo, te kjo… Sytë më vajtën tek disa detaje. Shoh Mozën me pardesynë time, ja ajo me këpucët e vëllait, me tutat e mia, me bluzën jeshile qëpata në gjimnaz… Asnjëherë nuk provoi diçka të re, blerë posaçërisht për të. Bile një herë veshi kostumin e babait. Pa shaka e them. Ja historia.

Pas shumë e shumë kursimesh, më në fund ati im e qepi një kostum. Ai dukej bukur edhe i veshur me thes, thoshte nëna. Jo më me kostum. Vendosi ta fishte për festën e 1 Majit. Si yll dukej. U fëzuam tëgjithë. Morëm ushqim me vete e piknik tek kodrat, por na zuri një rrebesh behari e kostumi na la…

– Mos u mërzit, – tha nëna. – E ndreq unë. E thau, e hekurosi dhe u shkurtua aq sa nuk i bënte më. – Qenka kismet për Gimin, – tha babai.

Kështu, në 8 vjeçare unë u bëra me kostum. Burrë i vockël, më thirrnin zyshat. Pas ca vjetësh u zgjata dhe… : – “Tani ta marrë Moza”, – tha babai. E shqepi nëna, e rregulloi për motrën. Xhaketën e stiloi për femra dhe ajo e veshi. Por sa mbërtheu kopsën e parë, u dëgjua zhurma e shqepjes. Ranë copat në tokë. U habitëm pak, por qeshëm shumë. Ja kështu u rritëm. Me rrobat e njëri-tjetrit dhe me dashurinë për njëri tjetrin. Si njerëz të thjeshtë, të punës, të sëmirës e të së drejtës. Që borxh nuk i patëm askujt. Veç prindërve tanë të mrekullueshëm.

Ata janë mërzitur pak. Se unë dhe motra ikëm në Amerikë. Vëllai i kaloi 25 vite në Greqi. Ama e kemi bërë grafikun: Çdo muaj njëri nga ne do shkojë patjetër në Korçë, aty te lëndina e poshtë akacjes do e vendosë një buqetë me lule te prindërit që u kujdesën si mjeshtëra bahçevanë për ne”.

Jemi duke punuar shumë që../Alban Skënderaj njofton fansat për të papriturën që i ka ndodhur Miriamit…

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sipas asaj që shkruan Albani, faqja e saj është sulmuar nga hackers-at. Artisti kërkoi ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj, ndërsa theksoi se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur.

Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin. Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin.”, shkruan Albani.