“U kap “mat” duke blerë brekë 2 mijë euro/ Jep dorëheqjen deputetja…

Deputetja e partisë franceze në pushtet, e cila shpenzonte mbi 2 mijë euro në muaj për rroba dhe të brendshme prej mëndafshi nga xhepi i taksapaguesve francezë ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Coralie Dubost, deputeten dhe nënkryetaren e partisë në pushtet “LREM” të presidentit Emanuel Macron. Pas kontrollit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coralie Dubost shpenzonte më shumë se 2 mijë euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para këto nga taksapaguesit francezë.39-vjeçarja Coralie Dubost, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez, u zgjodh deputete në Montpellier në vitin 2017.Një vit më parë, emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj romantike me ministrin e Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran përfundoi.

Sipas një analize të shpenzimeve të saj të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Corali bënte blerjet e të brendshmeve deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet që shkonin deri në 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete dhe të cilat kanë të bëjnë me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro , rreth 7,200 euro në muaj .I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.

Jep dorëheqjen deputetja e mazhorancës: “U kap “mat” duke blerë brekë 2 mijë euro…”

Deputetja e partisë franceze në pushtet, e cila shpenzonte mbi 2 mijë euro në muaj për rroba dhe të brendshme prej mëndafshi nga xhepi i taksapaguesve francezë ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Coralie Dubost, deputeten dhe nënkryetaren e partisë në pushtet “LREM” të presidentit Emanuel Macron. Pas kontrollit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coralie Dubost shpenzonte më shumë se 2 mijë euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para këto nga taksapaguesit francezë.39-vjeçarja Coralie Dubost, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez, u zgjodh deputete në Montpellier në vitin 2017.Një vit më parë, emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj romantike me ministrin e Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran përfundoi.

Sipas një analize të shpenzimeve të saj të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Corali bënte blerjet e të brendshmeve deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet që shkonin deri në 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete dhe të cilat kanë të bëjnë me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro , rreth 7,200 euro në muaj .I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.

1% mundësi që Reali të kalonte në finale/ Fotografia që po bën xhiron e rrjeteve sociale është kornizë jete (Çështje mentaliteti)

Nëse ka 1% mundësi për të arritur objektivin, kjo nuk është një arsye për të dështuar, por për të provuar që t’ia dalësh. Çështje mentaliteti dhe Reali i Madridit është shembulli më i mirë që na tregon shembullin që duhet të ndjekim. Fotografia që po bën xhiron e rrjeteve sociale ishte e minutës së 89 të takimit në gjysmëfinalen e Champions League. Canal Plus llogariste 1% mundësi që Reali të kalonte më tej dhe 99% mundësi që Manchester City të prekte finalen, por fundi është i ditur tashmë.

Flet Turku që ndërpreu gjysmëfinalen e Champions League me flamur Shqiptar: “E dua Shqipërinë, ja mesazhi që doja të përcillja…

Real Madridi eliminoi Manchester City-n në gjysmëfinalen e Champions League. Madrilenët fituan 90 minutat me rezultatin 2-1 kur mendohej se “Qytetarët” do të kalonin në finale, ndërsa goli i Benzema në shtesa i siguroi suksesin.Ndeshja u veçua dhe për një episod mjaft interesant ku një tifoz u fut në fushë me flamurin shqiptar. Ai i shpëtoi sigurisë dhe arriti të përqafonte idhullin e tij, sulmuesin e Real Madridit. U mendua se djaloshi ishte shqiptar, por në fakt bëhet fjalë për youtuberin Gokhan BG.Turku ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në top channel ku foli ekskluzivisht për ngjarjen. “E kisha menduar prej kohësh që do të futesha në fushë. E dija se do t’ia arrija qëllimit dhe do ta takoja Benzemanë.

“E përgatita gjithçka me miqtë e mi shqiptarë, Mërgimin dhe Paçon.Kur takova Benzemanë dhe e përqafova, ai e dinte se po shkoja drejt tij.“

“Ai u tha sigurisë: ‘qetë, qetë’. E dua Shqipërinë sepse kam qenë disa here atje”, tha turku. Mërgimi, miku i tij shqiptar tha:”Spanja nuk e njeh Kosovën dhe ne vendosëm që të sillnim flamurin shqiptar në fushë.

“Gokhan e mori përsipër dhe ne i dhamë flamurin kuqezi ta shpaloste në fushë. Ky është flamuri që kishim”, – tha Mërgimi duke treguar flamurin.

Ambulanca përplaset me makinën në Korçë dhe përmbyset (Video)

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë afër varrezave të qytetit. Një ambulancë është përfshirë në aksident dhe për pasojë është përmbysur duke u kthyer me rrota përpjetë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë që pak kohë më parë në bulevardin Fan.S.Noli një tjetër autoambulancë u përfshi në një aksident automobilistik

E kishte mbjellë parcellën me kanabis / Shpallet në kërkim 39-vjeçari nga Taçi i Kolonjës…

Policia Kolonjë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Taç i Sipërm, në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 703 shoferë,15 prej tyre iu heq patentën…

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë / Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 703 drejtues mjetesh📝

130 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.

32 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 129 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 159 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 243 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Përmëshumësigurirrugore🚓👮

Rama: “Shqipëria do të dhurojë 1 milion euro për Ukrainën”

Qeveria e Shqipërisë do t’i dhurojë Ukrainës 1 milion euro as krizës humanitare që ka përfshirë vendin pas sulmit të ushtrisë ruse.Lajmi është konfirmuar në Varshavë gjatë Konferencës së Donatorëve, nga kryeministri Edi Rama.‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro. E di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës, pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’– tha Rama.

Shkoi në Gjermani për një jetë më mirë/ Ndahet nga jeta në moshën 38- vjeçare infermierja Shqiptare (EMRI)

Një lajm i trishtë dhe i rëndë vjen nga Gjermania. Mësohet se një infermiere shqiptare ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, ndërsa është shuar nga kjo jetë. Bëhet fjalë për shqiptaren Eljona Isufaj, 38-vjeçe një infermiere me një eksperiencë 15-vjeçare në maternitetin e Fierit, por që kishte dy vite që ishte larguar në Gjermani për një jetë më të mirë për familjen dhe fëmijët e saj. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të infermieres shqiptare e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit të Shqipërisë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e të ndjerës.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj( Kuqi). Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit. Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve, Qoftë i paharruar kujtimi saj.

Kujtojmë se vitet e fundit shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë zgjedhur Gjermaninë, pasi nuk ndihen të vlerësuar aq sa duhet në vendin tonë me rrogat qesharake që kanë.

Diell dhe temperatura deri në 25°C / Njihuni me parashikimin e motit për ditën e enjte, 5 Maj 2022

Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore të qëndrueshme. Qarkullimi i tyre do të sjellë orë me diell e vranësira të larta shtresore. Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 7 deri 20°C
  • në zona e ulëta 10 deri 25°C
  • në zona bregdetare 12 deri 24°C