Lotaria Amerikane/ Del njoftimi i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar…

Një numër i madh shqiptarësh kanë zgjedhur të hedhin Lotarinë Amerikane dhe tani po presin përgjigjen.Faqja zyrtare e DV-Programm bën me dije se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.

Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë.Edhe pse ky është një numër rekord në Europë, shifrat kanë një ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 56-vjeçari(Emri)

Një 55-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme me finalizimin e operacionit të koduar policor “Madrid”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.Bëhet e ditur se i arrestuari me qëllim ekstradimin është biznesmeni Nikolin Janina, i cili rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Evropës.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Ben Blushi zbulon rrëfimin ndryshe të Edmond Tupes: “Jam hebre dallohem nga veshët, i kam të…

Ish-deputeti i PS-së, Ben Blushi ka publikuar një rrëfim ndryshe me profesorin e njohur, Edmond Tupja, i cili ka treguar detaje interesante nga jeta e tij. Në faqen e tij të Facebook, Blushi tregon bisedën private me Tupen dhe origjinën e tij hebrehe. Po ashtu Edmond Tupja ka treguar momentet prekëse për djalin e tij autik dhe vështirësitë që ka në rritjen e tij.

Nga Ben Blushi

EDMOND TUPE, JAM CIFUT, MË FAL HEBRE

Mond Tupen e shof çdo mëngjes te rruga e shtëpisë sime. Pi kafe.

Çbën gjithë ditën, i thashë

Dal pak, punoj, bëj pazaret dhe pastaj me djalin

Dukesh mirë, i thashë, sa kile je?

Jam dy nën peshë, tha Tupja,

Nuk ha, e pyeta

Bëj ushtrime tibetiane, tha

Ça janë këto ushtrimet tibetiane?

Levizje trupore që bëjnë murgjit tibetianë, jam me hernie diskale

Nga kompujteri, i thashë

Nga Enver Hoxha, tha Tupja, kam përkthyer mijëra faqe të tij në frengjisht

Je nga Elbasani?

Po, tha Tupja, jemi kushërinj

Nuk di të jemi kushërinj, i thashë,

Ne dhe Shuteriqët i kishim shtëpitë ngjitur në Kalanë e Elbasanit,

Pse po ti kesh shtëpitë ngjitur je kushëri, e pyeta

Dicka duhet të jemi, tha Tupja, se jemi dhe çifutë

Pse jemi çifutë, e pyeta

Pse ti nuk e di, tha Tupja

Nuk di që jam, i thashë, siç nuk di që nuk jam

E ka thënë Evla Çelebiu në kronikat e tij

Çfarë ka thënë Evla Çelebiu?

Që Elbasani ka çifutë që janë kthyer në të krishterë dhe tani quhen marranë

Ça janë marranët?

Marranë i thoshin në Mesjetë çifutëve që ikën nga Spanja dhe Portugalia dhe vazhduan të ndjekin ritet e tyre në fshehtësi megjithëse u konvertuan në krishtërim. Marranë vjen nga fjala derr në spanjisht

Pra nëse jemi çifutë kemi qenë derra, i thashë

Janë disa familje në Elbasan, Shuteriqët, Budat, Popat çifutë sefarditë

Nga dallohen çifutët, e pyeta

Nga veshët, tha Tupja, shifi veshët e mi janë të bashkuar

I shof, thashë unë

Prit ti shof dhe ty si i ke

Shifi, thashë unë

Ou, tha Tupja, i ke të bashkuar më shumë se unë je komplet çifut, më fal hebre

Më thuaj një emër çifut në familje, e pyeta

Isak, tha Tupja, gjyshi im quhej Isak i thoshin Saku

Kjo nuk provon gjë i thashë, edhe stërgjyshi im quhej Simon, po gjyshi im thoshte që nuk jemi çifutë

Po ju keni Sinagogën afër me shtëpinë në Elbasan, tha Tupja,

Ti ndjehesh çifut, e pyeta

Derisa jam kaq i zgjuar po, tha Tupja, jam shqiptar me gjak hebre

Po shkruan diçka, e pyeta

Shumë pak, tha, nuk më lë kohë djali

Sa vjeç është djali?

35, po ka trurin e një katër vjeçari,

Flet me ju?

Për fat po, ndryshe nga disa autikë të tjerë, ai flet

Dmth artikulon, e pyeta

Shumë bukur, tha Tupja, më thotë babi të kam zemër

E nxirrni?

Ka katër vjet nuk ka dalë nga shtëpia

Ça bëhet kur ti mos jesh më?

Këtë nuk e di, tha Tupja, por kur unë dhe ime shoqe mos jemi, ai nuk jeton dot

Mos e thuaj, i thashë

Ai jeton me dashurinë tonë, tha Tupja, kur ajo të mungojë ai nuk mund të jetë

A di të puthë, e pyeta

Puth vazhdimisht të jëmën, ime shoqe jeton vetëm për të.

I ra telefoni,

Një minutë, tha, është ime shoqe, ti flas pak

Patjetër, i thashë

E kuptova, tha Tupja

Ndonjë porosi, e pyeta

Duhet të blej mendër dhe koper, tha Tupja, ime shoqe gatuan në mënyrë të shkëlqyer

Ecim pak në rrugën e Kavajës, thashë unë, bëjmë fotografi

A e di ça është kjo godina këtu, më pyeti Tupja

Jo, i thashë

Ka qenë shtëpi publike, tha

Nga e di ti, e pyeta

Ma ka thënë babai,

Pse të tregonte babai histori erotike?

Sigurisht, tha Tupja, ishte qejfli i madh ja të ta tregoj këtë historinë

Ma trego, i thashë

Kur italianët erdhën në Shqipëri u hapën shtëpitë publike në 1939. Një herë babai im bashkë me një shokun e vet erdhën në këmbë nga Elbasani në Tiranë për të shkuar në bordello, ose bordellhane, siç i quanin atëherë

Ça thua, i thashë, kaluan Krrabën në këmbë për të ardhur deri këtu?

Po tha Tupja, ma ka treguar babai. Erdhën pikërisht këtu ku jemi ne tani

Ja të bëj një fotografi këtu ku paska qenë babai yt, i thashë

Shiko ça ndodhi, tha Tupja

Hë, i thashë

Ai shoku i babait hyri i pari dhe doli pas 5 minutash. Dmth u prish menjëherë. Dhe i thotë babait, hajde ikim shpejt se nuk janë për ne këto. Dhe ikën

Dmth babai nuk u fut, e pyeta unë

Jo, tha Tupja nuk u fut

Paska qenë qejfli, thashë unë

Po po, tha, edhe mamaja ia dinte historitë

Ecim dhe pak, thashë unë

Prit se telefoni, tha Tupja, po po e kuptova duhet Trekëndëshi i Bermudës

Ça është Trekëndëshi i Bermudës, e pyeta

Mendër, koper dhe majdanoz, tha Tupja, po shkoj ti blej.

Plane për fundjavë /Moti merr kthesën e papritur rikthehen…

Territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i parametrit të erës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celsius deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Pas Berishës Demokratët duan Grida Dumën kryetare të PD/ Lë pas Lulzim Bashën, Alibeajn dhe Agron Shehaj (Sondazhi)

Politikania e djathtë Grida Duma është me e preferuara e votuesve demokratë për të marrë drejtimin e partisë. Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, Duma renditet e dyta mes tetë kandidatëve. I pari është ish-kryeministri Sali Berisha, edhe për shkak të besimit që ai gëzon në bazë si lideri historik i kësaj force politike. Por nëse do të krahasojmë të gjithë politikanët e tjetër, më të përfolurit dhe publikisht, Grida Duma kryeson.

Nëse do të kishit mundësi të votonit për kryetarin e PD-së, cilin do të votonit?” Kjo është pyetja për të votuesit demokratë, të cilët kanë zgjedhur Grida Dumën, duke lënë pas emra si ish-kryetari Lulzim Basha, Enkelejd Aliebaj, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.

E kishte dhënë automjetin me qira por policia e Pogradecit e kap me Sirianë/ Gjykata vendos zhbllokimin e makinës… policia nuk ia kthen pronarit (Video)

Më 4 Shkurt 2021 emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e Taulant Çelës, i cili ka një biznes që jep automjete me qira. Në atë kohë, përpara më shumë se 1 viti, një makinë Mercedes-Benz ML e biznesit të tij u bllokua nga policia në Pogradec pasi personi që e kishte marrë me qira u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Siria. Si pjesë e hetimeve, makina e tij u mbajt e bllokuar.

Sot ka kaluar 1 vit dhe ende Taulant Çela nuk ka marrë ende mjetin e tij.

Taulant Çela tregon se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë. Ka shkuar në Policinë e Korçës, e në fillim i kanë thënë se duhen dokumentet zyrtare dhe më pas se i mungojnë dokumentet e makinës.

Ai thotë se ka shkuar shumë herë të marrë automjetin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime. Vendimi i gjykatës i datës 12 Dhjetor 2021 thotë se makina duhet t’i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme.

Taulant Çela: Pas shumë përpjekje me avokat, prokurori, gjykatë, vjen vendimi i gjykatës që kjo makinë t’i kthehet të zotit. Dhe nuk po ma kthejnë. Vendimi i gjykatës ka 3 muaj. Paraqitem në Korçë, jo thonë, këto letra duhet të vijnë në mënyrë zyrtare, duhet t’i kthesh në Pogradec. Nga aty në Pogradec, shkojnë letrat. Më njoftojnë që ka ardhur vendimi për të marrë automjetin. Marr karroatrecin se automjeti është jashtë funksionit, ai më kërkoi letrat e automjetit që përfshin figuracionin, kolaudimin dhe leja e qarkullimit të vitit që ka ndodhur ngjarja. Mirëpo në momentin që kanë bllokuar makinën, kanë bllokuar dhe letrat, dhe çelësin dhe gjithçka të makinës. Shkoj në Pogradec, nuk janë këtu thonë. Shkova prapë në Korçë dhe më po thonë pa më sjell këto nuk të jap makinën. Më thanë shko në Durrës merr letrat e m’i sill këtu. Mirëpo letrat pa shkuar makina që të bëhet kontrolli fizik atje s’ka se si t’i marr unë.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku i thanë se duhen dokumentet e mjetit në mënyrë që t’i kthejnë makinën. Mirëpo që automjetit t’i bëhen dokumentet nga e para duhet bërë kontrolli fizik dhe kolaudimi i makinës. Por këtë automjet policia nuk e zhbllokon pa marrë dokumentet?!

Gazetarja: Prokurori, kur kanë mbaruar procedimet penale për drejtuesin e mjetit, ka dërguar urdhrin për kthimin e sendit. Në praktikën tonë të punës, sipas udhëzimeve që ne kemi, aktet nënligjore, që i themi ne, që të kthehet një send së bashku me urdhrin e kthimit të prokurorit, duhet të mbahet edhe nje kopje e dokumentacionit të tij! Në rastin konkret, mjeti nuk ka dokumentacion. Personi pretendon, që dokumentat duhet të kenë qenë në makinë, se ia ka dhënë atij, që është arrestuar, atij shoferit.

Gazetarja: Si çdo makinë, që i ka.

Drejtori: Dhe i kam thënë, cfarë mundësi ke, cçfarë dokumentesh ke, fotokopje, se ai tha origjinalet ia kam dhënë atij, që ma mori me qira.

Gazetarja: Ai ka ardhur vetëm një herë këtu, që është paraqitur?

Drejtori: Ai ka ardhur një herë me karrotrec para disa javësh.

Gazetarja: Ai ka ardhur disa herë. Përveçse çështja është zvarritur, u prit vendimi i gjykatës, doli. Ai ka ardhur, i ka sjellë… Ai i ka sjellë dokumentet dhe nuk iu pranuan, sepse i është thënë, që duhen dokumentet në mënyrë zyrtare, qoftë me vendimin, qoftë me të gjitha.

Drejtori: Të jeni e sigurtë…!

Gazetarja: Pastaj nuk mund t’i lehtësohet gjëja, t’i thuhet dërgoji me email edhe hajde, se po e zhbllokojmë! Po duhet të vijë ai disa herë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ka patur gjithë ato shpenzime.

Drejtori: Më duhet fizikisht dokumentet. Që t’i marr, t’i jap fizikisht edhe proces-verbalin e kthimit të mjetit. se ai do vejë në vendin e bllokimit të mjetit. se është në pikë bllokimi! Atje pa qenë prezent personi edhe pa hedhur firmën, nuk mund ta marrë fizikisht mjetin!

Gazetarja: Pyetja që ne kemi është po në proces-verbal a është shënuar për dokumentet e automjetit.

Drejtori: Aty nuk dalin, që kanë qenë. Proces-verbali është mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Pogradec, për një shkelje, trafiqe, ju besoj jeni në dijeni. Aty thuhet nuk ka patur dokumente mjeti, në momentin, që është kapur mjeti. Personi është arrestuar, besoj juve duhet të jeni në dijeni!

Gazetarja: U bë gjithë kjo kohë.

Drejtori: U bë gjithë kjo kohë, por jo për faj të policisë.

Gazetarja: Ajo duhet gjetur! Po se është zvarritur gjëja. Në fillim nuk iu dha, se do pritet, tani duhen dokumentet! Në qoftë se ai do kishte sjellë dokumentacionin e mjetit, do ta kishte paraqitur…

Por pas interesimit të stop, në polici na premtuan se ditën e hënë makina do t’i kthehet pronarit. /tvklan.al