Tirana kampion/ Jorida Tabaku i jep zjarr shifrave.. i shton edhe 3 tituj bardh e bluve (Foto)

Tirana shpallet zyrtarisht kampione e “Abissnet Superiores“ për këtë sezon. Pas disfatës me Laçin dhe Kastriotin dhe barazimit me Teutën, tashmë bardheblutë mund të festojnë lirshëm titullin numër 26 në historinë e tyre. Duket se zyrtarizimi ishte lënë për derbin ndaj Partizanit, për të shijuar kështu suksesin më të ëmbël të arritur ndonjëherë. Shumë nga politikanët kanë uruar Tiranën për fitoren grupit i është bashkuar dhe deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku e cila ka uruar ekipin bardh e blu. Por deputetja gjatë entuziazmit për fitore ka harruar sa kampionate ka fituar Tirana dhe i ka shtuar edhe 3 dhe e ka cuar numrin në 29 kupa.

Tifozët e Partizanit s’e pranojnë humbjen me Tiranën/ Thyejnë gjithçka që iu del para(Video)

Tirana është shpallur sot kampione për herë të 26 pasi ka mundur me shifrat 2-1 Partizanin në derbi, duke siguruar matematikisht vendin e parë në këtë sezon. Sfida e “Elbasan Arena” ka dhuruar emocione të forta, me bardheblutë që përmbysën Demat dhe siguruan titullin e 26 kampion. Fundi i sfidës nuk ka qenë i qetë, me tifozët bardheblu që shpërthyen në festë dhe pushtuan fushën. Përballë tyre, ultrasit e Partizanit duket se nuk e kanë kapërdirë humbjen dhe triumfin e titullit në derbi, duke shkaktuar trazira. Ofendime, sende dhe stola në fushë nga të kuqtë. Për të qetësuar gjendjen, policia ka përdorur gazin lotsjellës, për të mos nxehur më shumë gjakrat mes dy tifozerive.

Historia e gjeniut Shqiptar të papunë: ‘Asnjë nuk është i interesuar për mua’ (VIDEO)

Është një gjeni për memorien kompjuterike që ka, por është i papunë. Euronews Albania ka intervistuar Romeo Dedën, 37-vjeçarin nga Tirana që pavarësisht aftësive, nuk ka gjetur punë, as në shtet, as në privat.Kujtesa e Romeos është njësoj me atë të një kompjuteri. Ai po pret të hyjë në rekordet Gines pasi mund të përcaktojë çfarë dite e javës ka qenë çdo datë në kalendar, mijëra vite në të shkuarën ose mijëra vite në të ardhmen.

Ai u shpreh se ka 5 javë që ka kërkuar punë në zyrën e punës, por asnjë nuk është interesuar. Me kujtesën që ka, mund të memorizojë të gjithë regjistrat e gjendjeve civile në vend, ndaj veten e sheh në një zyrë që ka lidhje me numrat dhe me datat.Në ligjin shqiptar është i detyrueshëm punësimi i një numri të caktuar personash me aftësi të kufizuar nëpër institucione dhe Romeo ka humbur njërin sy, ndërsa me tjetrin sheh shumë pak.

Në 2019-n nga 542 persona me aftësi të kufizuar që kërkonin punë, vetëm 82 rezultonin të punësuar. Në zyrat e punësimit, online të shfaqen vetëm 13 oferta pune për këta persona.

Romeo jeton i vetëm, lëviz i vetëm në kryeqytet dhe thotë se nuk e ka problem të shkojë i vetëm në punë. Gjithmonë kur dikush të vlerësojë aftësinë e tij përtej të zakonshmes.

Trefishohet në intensitet dhe pasion/ Dhoma e hotelit ju afron më shumë me partnerin se shtëpia,ja arsyeja shkencore që…

Nëse keni pasur edhe një marrëdhënie të shkëlqyer në jetën tuaj, do të keni vënë re se sado intensive të jenë momentet tuaja personale me partnerin në shtëpi, ato trefishohen në intensitet dhe pasion kur shkoni me pushime dhe qëndroni në hotel. Sipas hulumtimit të publikuar në Huffington Post, gjatë natës në një dhomë hoteli, ka një rritje të hormonit dopamine, elementi kimik që i jep kënaqësi trurit dhe në të njëjtën kohë e ngre epshin në nivele të larta, respektivisht si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Pra, kjo është arsyeja pse pushimet tuaja ju afrojnë më shumë me partnerin tuaj dhe ju bëjnë të krijoni kujtime të mrekullueshme së bashku. Asgjë dinake, asgjë e turpshme

Emocionuese/ Skënderbeu shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 6-të (Video)

Skënderbeu është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2021-2022 në volejbollin e femrave. Korçaret e trajnerit Pandi Kapedani kanë fituar finalen e katërt në kryeqytetet ndaj Tiranës me rezultatin 1-3 (19-25, 23-25, 26-24, 23-25) , duke mbyllur 3-1 serinë e finaleve në favor të tyre. Finalja e katërt, e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte shumë e bukur, duke i argëtuar qindra të pranishmit që e ndoqën nga afër. Skënderbeu ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve në këtë edicion të volejbollit, teksa kjo mbështetje nuk mungoi as në kryeqytet në duelin e sotëm.

Për tu rikthyer tek titulli kampion pas 36 vitesh dhe per te bërë të tijin një trofe që mungonte që prej vitit të largët 1986 Skënderbeu ka sjellë në skuadër 5 lojtare, ruse, ukrainase, polake, azerbajxhanese ndërkohë që ka pasur pjesë të këtij ekipi Elena Begon më e mira e volejbollit shqiptar, Paola Gjata ajo që i dha zgjidhje ndeshjeve gë fundit për Skënderbeun, Stela Agolli lojtarja e kombinacioneve të shumta.

Ky është titulli i gjashtë kampion kombëtar në histori për Skënderbeun, ku pas 36 vitesh Korça rikthehet tek titulli kampion dhe në kupën e kampioneve.

Video:

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Linku ku mund të gjeni emrat e fituesve

Mijëra shqiptarë që nga ora 18:00 mund të shikojnë nëse janë apo jo fitues të lotarisë për të jetuar Ëndrrën Amerikane.Për të parë nëse ju jeni fitues i lotarisë mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm dhe të plotësoni të gjithë hapat sipas udhëzimeve që jepen nga Departamenti i Shtetit.Për shkak të fluksit të madh që mund të ketë në këtë faqe, mund të ndodh që të mos mund të keni akses, por është diçka normale. Ju mund ta provoni sërish më vonë për të parë nëse jeni fitues.

Përgjigjet mund t’i gjeni në linkun: https://dvprogram.state.gov/

E rëndë në Tiranë/ Masakrohet me thikë 60-vjeçari…. (Emri)

Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet. Sipas “uniformave blu” Olger Dhimitri 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe si pasoje ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje. 37 vjeçari njihej si një përdorues i lëndëve narkotike dhe alkolit. Ata kanë dalë jashtë lokalit me pretendimin për t’u sqaruar, por konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Euro kthehet pranë minimumit historik,Leku u forcua sërish…

Leku i është rikthyer këtë javë mbiçmimit në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 120.29 Lekë, në rënie me rreth 0.8 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Euro po i afrohet sërish niveleve minimale historike, që u shënuan në pjesën e dytë të muajit prill. Konkretisht, në 22 prill kursi i këmbimit të Euros zbriti deri në 120.18 Lekë, duke barazuar vlerën më të ulët historike, të shënuar më parë edhe në fund të vitit 2007.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se përgjithësisht kërkesa për Euro në tregun valutor ngelet e vakët, ndërsa afrimi i sezonit turistik ka filluar të ndikojë në një rritje të ofertës. Ky efekt mund të vijë sidomos nga shtimi i turizmit hyrës, sidomos gjatë fundjavave, sidomos nga vendet fqinje të rajonit. Historikisht, sezoni turistik karakterizohet nga një forcim i Lekut në kursin e këmbimit, kryesisht për shkak të shtimit të prurjeve valutore dhe të rritjes së ofertës së Euros në treg. Banka e Shqipërisë ka evidentuar në analizat e saj se mbiçmimi i Lekut gjatë sezonit turistik në vitet e fundit ka një prirje për të qenë më i hershëm dhe më i shtrirë në kohë, tendencë e lidhur direkt me zgjatjen e sezonit të turizmit hyrës. Përtej këtij faktori, sidoqoftë pozita kaq e fortë e lekut në kursin e këmbimit me Euron ngelet pjesërisht e vështirë për t’u shpjeguar edhe nga ekspertët. Që nga tremujori i fundit i vitit të kaluar, ekonomia shqiptare po vuan efektet e valës inflacioniste që ka përfshirë ekonominë botërore dhe që u theksua edhe më shumë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Rritja e inflacionit është reflektuar në një zgjerim të deficitit të llogarisë korrente të vendit. Sidomos nevojat e mëdha për importe të energjisë elektrike besohej se mund të ushtronin presione nënçmuese në kursin e këmbimit valutor. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër gjatë muajit mars, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kursi i këmbimit të lekut i ka rezistuar mirë këtyre rreziqeve.

Në teori, një faktor që mund të ketë ndikuar në favor të forcimit të Lekut është rritja e normës bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje nga Banka e Shqipërisë më datë 23 mars. Në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj jave, theksohet se rritja e normës bazë të interesit, veç të tjerash, ka ndihmuar edhe stabilizimin e presioneve mbi kursin e këmbimit valutor. Sidoqoftë, agjentët e tregut nuk e vlerësojnë rritjen e normës bazë si një faktor me ndikim shumë vendimtar në forcimin e lekut gjatë kësaj periudhe. Në rrethanat kur ecuria e kursit të këmbimit është e vështirë të shpjegohet me shifrat që japin tablonë e faktorëve fondamentalë, agjentët hipotizojnë edhe një ndikim të qëndrueshëm në treg të prurjeve valutore nga burime informale apo të paligjshme.

Pavarësisht vështirësisë për ta shpjeguar plotësisht ecurinë e kursit të këmbimit, mund të thuhet se Leku i fortë po ndihmon në amortizimin, sado të pjesshëm, të inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare. Në rast se zgjerimi i deficitit të jashtëm do të ishte reflektuar në zhvlerësimin e Lekut, normat e inflacionit në ekonominë shqiptare, me shumë të ngjarë, do të ishin edhe më të larta se ato që janë raportuar deri tani. Në këtë mënyrë, Leku i fortë po jep një efekt pozitiv në zbutjen e pasojave të inflacionit, ndërsa paralelisht favorizon të gjitha subjektet që kanë të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në Euro, përfshi huamarrësit e ekspozuar ndaj lëvizjeve të kursit.

Nga ana tjetër, Leku i fortë nuk është i leverdisshëm për eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, përfshi sektorin turistik, që sigurojnë të ardhura në Euro dhe që kanë pjesën më të madhe të shpenzimeve në Lekë. Humbje nga forcimi i lekut kanë edhe depozituesit apo investitorët rezidentë që kanë investuar kursimet e tyre në produkte financiare në Euro./Monitor

Mjeku shqiptar fillon të hënën punë në Gjermani: “Do marrë dhjetëfishin e pagës, për këtë u largova”…

Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Bordi merr vendimin : Ja me sa do të shitet nga sot nafta, benzina e gazi(Çmimet)

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme. Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë