Alfred Cako vazhdon me zbulimet e veta: “Po na fusin ADN-në e gjarprit me zile dhe atij me bishtin e kuq”

Konspiracionisti Alfred Cako vazhdon të bëjë xhiron e mediave dhe portaleve me zbulimet e veta. Sipas tij, përmes COVID-it po fusin ADN-në e gjarprit në trupin tonë.

“Ai nuk është virus, nuk përhapet përmes frymëmarrjes. Ai futet në trupin e njeriut nëpërmjet disa veprimeve siç janë futja e atij telit në hundë që ka helm gjarpri kryesisht nga 2 gjarpërinjtë që janë sipas studiuesve dhe profesionistëve të fushës. Infeksioni që marrim ne janë të 2 lloj gjarpërinjve.

Merret edhe nëpërmjet ajrit duke u shpërndarë në formën e aerosolit dhe ne e thithim brenda. Merret sidomos nëpërmjet qendrave tregtare, ndodh kjo sepse iu japin gjoja Ministria e Shëndetësisë, i detyron të fusin medikamente të sintetizuara me helmin e gjarprit. Kryesisht gjarprit kobra dhe të gjarprit që ka kokën e bishtin të kuq dhe quhet prenj, por edhe nga gjarpri me zile dhe nepërkat e ndryshme dhe këto helme vishen me një xhel dhe në rastin e vaksinave futen edhe në ato grimca elektromagnetike.

Për këto iu kam thënë që janë brisqe të padukshme shumë të mprehta, që shikohen vetëm me mikroskop. Ato mund të shkaktojnë çarjen e enëve të gjakut dhe hemorragji të brendshme. Atyre që iu qëndron monedha pasi bënë vaksinën natyrisht që kanë ato grimca elektro-magnetike. E dini nga se humbet ndjesia e erës dhe e nuhatjes? Kur dikë e kafshon gjarpri apo nepërka në fshat dhe keni kafshuar vendin për të hequr helmin iu ka ikur nuhatja për 12 orë. Antonoi Fauci është mashtrues, ndërsa këta mjekët tanë janë debila injorantë, këta e kanë mendjen të fitojnë ndonjë lek.

Kur ndodh një kafshim nga gjarpri ti shkon në spital merr helmin monoklonar, quhet ky, ose poliklonart për të shpëtuar se gjaku mund të bëhet ujë, dëmton mushkërinë, organet respireatore dhe veshkat. Kur ne marrim helmin e COVID neve na hollohet gjaku dhe kur ne shtrohemi në spital këta nuk të japin këtë antihelmin që iu thashë unë, por të japin një helm tjetër, një medikament që bëhet prap me helm gjarpri dhe të nxjerri8n organe specifike jashtë funksionit.”, shprehet Cako.

Do të bëhej baba së shpejti/ Futbollisti 27-vjeçar shëmbet në toke dhe ndërron jetë në mes të ndeshjes…

Një ngjarje e trishtë është shënuar në Itali, ku një futbollist vetëm 27 vjeç ka humbur jetën nga një slm në zemër, gjatë ndeshjes ku po luante me ekipin e tij. Dimitri Roveri, i cili aktivizohej në kategoritë amatore me skuadrën e Kuingentoles ka pësuar atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Kazalpoljos.

Roveri, i cili ishte dhe kapiten i skuadrës së Kuingentoles u rrëzua në tokë dhe nuk rifitoi kurrë vetëdijen. Edhe pse u dërdua direkt në spital, mjekët nuk mundën dot ta risillnin në jetë.Ai jetonte në Kuingentole dhe ishte i fejuar. Javën e kaluar ai njoftoi se do të bëhej baba në muajin shtator. 27-vjeçari gjithashtu punonte si kopshtar dhe pastrues në një shtëpi të moshuarish në Mantova.

Vitin e fundit janë shtuar shumë rastet e futbollisëve që pësojnë atak gjatë ndeshjeve në fushën e lojës, jo vetëm tek futbollistët amatorë por edhe tek ata që luajnë në Elitë. Kujtojmë rastin e danezit Christian Eriksen, që e mbajti gjallë vetëm një mrekulli.

E fshihnin në pjesët intime të partnereve/ Vëllezërit shqiptarë shpikin metodën e “fundit” të shpërndarjes së drogës në Greqi…

Trafikantët she shpërndarësit e drogës po shpikin mënyra nga më të ndryshmet për të çuar “mallin’ me çdo kusht tek klienti. Por dy vëllezër shqiptarë në Greqi, kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të shitur drogën, pasi e kishin fshehur atë në gjokset e partnereve të tyre. Dy vëllezërit shqiptarë 24 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dalë “shëtitje” me partneret e tyre dhe foshnjën e njërit prej tyre, ndërkohë që janë pikasur nga policia pas sjelljeve të dyshishta. Në momentin e ndalimit policia ka gjetur të fshehur në gjoksin e partneres së 26 vjeçarit qesen me drogë dhe 460 euro, ndërsa tek partnerja e vëllait tjetër u gjetën 3 qese me kokainë gati për shitje. Ata u justifikuan para policëve se e kishin fshehur drogën që mos binin në burg burrat, duke shtuar se “malli” ishte për përdorim personal nga ana e bashkëshortëve të tyre.

Ai tha:

“ Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge në vend të shumës 400 euro, për të pasur për dy ditët, nga një burrë me ngjyrë, të cilën ua dhamë grave tona për ta mbajtur. E mora drogën për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit.

Gledis Nano telegram URGJENT/ Policia del në terren pas aksidenteve tragjike: “Prej orës 20.00 kontrolle të përditshme në të gjitha rrugët e vendit” (Foto)

Drejtori i Policisë Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë. Edhe strukturave të Rendit e Shqiponjave, u është kërkuar reflektim me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Konkretisht: në dhënien përparësi të këmbësorëve në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, që nuk respektojnë tabelat e shpejtësisë, ata që nuk vendosin rripin e sigurimit, për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin mjetet me xhama të riveshur pa u certifikuar, ata që kryejnë gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, dhe ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, drejtori Nano ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

“Drejtori i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë sëbashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

Klubi historik rikthehet në Bundesligë/ Triumfon me përmbysje të çmendur përpara 60 mijë tifozëve(Video)

Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli. Blutë Mbretërorë” kryen një përmbysje fantastike në ditën e 25-vjetorit të fitimit të Kupës UEFA (1-0 ndaj Interit, 7 maj, 1997), duke u dhuruar emocione të forta 60 mijë tifozëve të pranishëm në “Veltins Arena”.

Pjesa e parë foli për St Pauli. Skuadra e Leart Paqaradës, i cili mban shiritin e kapitenit, shënoi dy herë me 19-vjeçarin Matanovic. Pushimi i bëri mirë Schalkes, që përmbysi gjithçka nga nga 47′ al 78′. Simon Terodde realizoi dy gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesliga 2 me 29 gola. Më pas shënoi edhe uruguaiani Zalazar. 3-2, Schalke në vend të parë dhe zyrtarisht në Bundesligë një javë përpara fundit të sezonit si një nga dy ekipet e para.

Shtatë herë kampionët e Gjermanisë festuan gjatë me tifozët e tyre, teksa në Gjermani gëzojnë të gjithë që një nga klubet më popullore do të garojë sërish me më të mirëve.
Feston edhe Blendi Idrizi, mesfushori ofensiv. 24-vjeçari, i cili debutoi me Kosovën qershorin e kaluar, numëron 1 gol dhe 3 asiste sezonalë me Schalken 04.

Aksident si nëpër filma /“Audi A8” humbet kontrrollin dhe kthehet me rrota përpjetë (FOTO)

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet tip “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradë, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Shkak është bërë përplasja me një tjetër makinë tip “Ford”, pasi kjo e fundit ka kryer manovra të gabuara në rrugë.

51 vjeçarja vdiq pasi mori mjekimin/ Reagon shefi i urgjencës Korçë: “Analizat i dolën mirë, pasi u qetësua…

Zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51 vjeçares që humbi jetën në Korçë. Mjeku Çelnik Fetallari ka deklaruar para uniformave blu se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë. “

“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. Skishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”

Më tej ai ka mohuar dhënien e ndonjë injeksioni apo gjilpëre duke hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortit të viktimës. Dyshimet paraprake në lidhje me vdekjen tragjike të 51-vjeçares janë për problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.

Arrestohet Shqiptari në Athinë / Iu kapën 2 pako Kokainë, pistoletë ,peshore dhe…

Një shqiptar 46 vjecar është arrestuar me kokainë, pistoletë dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.Shqiptari 46-vjec u arrestua nga policia greke në zonën e Agiou Dimitriou. Atij ju gjetën dhe sekuestruan 2 pako me 670 gram kokainë, 1 pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 16.600 euro, 33.700 lekë shqiptare.

Para 10 vitesh ky shtetas ishte arrestuar sërish për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.

Policia zbuloi dhe një vend të fshehte në mjetin e tij, por që nuk kishte drogë.

U kthye në “Kamikaz” të rrugëve të Tiranës/ Reagon Policia : “Pas analizave rezulton se kishte konsumuar lëndë narkotike”

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel në mes të Tiranës, ku një makinë “Benz G-Class” ka përplasur në mes të rrugës ndërsa kalonin vijat e bardha një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajshe. Aksidenti ndodhi në rrugën e “Kavajës” teksa çifti Arjan dhe Vilma Konomi po kalonin rrugën pasi semafori ju kishte dhënë të drejtën e lëvizjes këmbësorëve, por një mjet me shpejtësi skëterrë përplas çiftin, ndërsa 1 sekondë para aksidentit nëna shtyn me forcë karrocën, çka ka rezultuar akt heroik pasi nëse foshnja do të ishte goditu nga mjeti luksoz nuk do të dihej fundi i bebes.

Ndërkohë që policia bën me dije se Ajas Sulejmani pas arrestimit i është bërë dhe testi i narkotikës, ku pas analizave rezulton se ai kishte konsumuar drogë para aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Pranverë e pazakontë/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:”Java do jetë me vranësira dhe reshje shiu, orët me diell parashikohen të enjten”

Java që presim përpara parashikohet një javë “tipike” pranverore me mot kryesisht me diell. Prezente do të jenë dhe vranësirat, nga orët e mesditës deri ato të pasdites, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësirat kalimtare hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Për ditën e Martë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Orët me diell më shumë parashikohen për ditën e Enjte. Mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore dhe vijën bregdetare.

Në zonat lindore mot me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.