Ç’po ndodh me Luana Vjollcën? Shenja dhune dhe simboli i depresionit tatuazh (Dalin fotot e dhimbshme )

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Janë pikërisht disa pamje që po qarkullojnë kudo, ku shoë girl-i shfaqet në një makinë me shenja dhune.Ndërkohë, më herët, Luana tregoi përmes një postimi në Instagram se kishte bërë një tatuazh të ri, i cili nuk ishte rastësisht. Të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai mbart. Ditëve të fundit prezantuesja shqiptare ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë. Instagrami’ i saj me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte ‘hackuar’ pasi çdo postim dhe fotografi nuk ekziston më përfshirë edhe fotografia e profilit.

Semicolon tattoo”, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili është solidarizuar me këtë kauzë.

Luana Vjollca fotografohet me shenja dhune në veturën e saj

Disa pamje ekskluzive që Telegrafi ka siguruar, ylli televiziv shqiptar shihet në një veturë por në sy bie fytyra e saj me shenja dhune ndersa në intervistën e saj të fundit, Luana ka sqaruar se po punon në një projekt personal që ka të bëjë me femrat…

Këtë enigmë e plotëson edhe një sondazh i hedhur së fundmi në faqen e saj të ‘Facebook-ut’ ku ajo pyet ndjekësit e shumtë se ‘’Cila është fjala më bullizuese që ju kanë thënë?’’.

Me gjithë këto detaje fansat kanë arritur në përfundimin se Luana Vjollca po përgatitet për diçka të madhe, por a është ndonjë program televiziv apo këngë, kjo mbetet të shihet..ne vazhdim

Gega bën paralelizëm kur Enea Jorgji fundosi ëndrrën titull tek Skënderbeu: “Salihi i grisi kartonin dikur “Penalltia? nuk mendoj që njerëz të tillë gradohen …

Skënder Gega nuk gjen paqe pas atij barazimi që i fundosi shpresën e fundit Skënderbeut e ku Enea Jorgji pati jo pak gisht. Penalltia në minutat shtesë pas 10 minutash kontroll në VAR e ka bërë teknikun tropojan ti kthehet kujtesës kur arbitri elbasanas fundosi ëndërrën titull të Skënderbeut duke favorizuar Kukësin në ndeshjen direkte vite më parë me Salihin emblematik në grisjen e kartonit të kuq:

Skënder Gega tha:

“Nuk më intereson çfarë marrëdhëniesh ka pasur federata, e ka bërë edhe në Kukës, e kujtoni si fluturoi kartoni. Nuk mendoj që njerëz të tillë gradohen, nuk është departamenti im. Te ekipi im do kërkoj të drejtën, askush nuk e kthen sot mbrapsht se e paguan ai ekip, e paguan ai qytet, të gjithë ata që punojnë”.

Unë nuk e di çfarë marrëdhëniesh e çfarë punësh ka FSHF, jam pjesë e Skënderbeut dhe do ta mbroj ekipin tim sa më lejohet. Një penallti që është 100% penallti nuk e kthej mbrapsht”.

Dramë në Korçë/ Skëndërbeu bie zyrtarisht nga Superliga, një ish-i jep goditjen e fundit…

Skënderbeu bëhet skuadra e parë që bie nga Superiorja pas barazimit 1-1 në Kamzë përballë Dinamos. Goditjen e fundit Skënderbeut ja dha ish-futbollisti i korçarëve, Sabien Lilaj. Gjyqtari akordon penallti në minutën e 100 për Dinamon dhe nga pika e bardhë e 11 metrave qendronte Sabien Lilaj. Dikur mesfushori “gatuante“ golat për Skënderbeun që shkroi histori me pjesëmarrjen në grupet e Europa League-s, ndërsa sot “gatoi“ golin më të hidhur për juglindorët. Pikërisht atë gol që i dërgoi zyrtarisht një kategori më poshtë.

Skënderbeu rrëzohet matematikisht nga kategoria. Ky rezultat i mban ende gjallë blutë për bilanc pozitiv me Egnatian, ndersa i thotë mirupafshim Skënderbeut që me 9 pikë diference por edhe me 9 pike ne loje s’ka me shanse pasi ne ballafaqimet direkte llogarit një barazim e dy humbje me rrogozhinasit e zonës play out. Gega e të tijtë dënohen në minutën e 101’, sepse barazimi është vendosur përtej shtesës prej pesë minutash, kur penalltia për blutë për t’u verifikuar nga Jorgji në sistemin VAR ka dashur më shumë se dhjetë minuta.

Dinamo ndërkohë vazhdon të jetë matematikisht në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbi ato. Në sfidën e fundit të kampionatit midis këtyre dy skuadrave, “Nëndetësja” duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.

Hera e fundit që bardhekuqtë nuk ishin pjesë e elitës, ishte sezoni 2008-2009. Kjo qenë përbërja e lojtarëve të Skënderbeut në sezonin 2008-2009 kur militonin në Kategorinë e Parë:

Aksidenti i frikshëm/ Çifti i bashkëshortëve dalin nga reanimacioni, ja si është gjendja e tyre shëndetësore….

Mësohen detaje nga gjendja shëndetësore e çiftit Vilma dhe Arjan Konomi, të cilët u goditën nga makina e Ajas Sulejmanit pasditen e së dielës në kryeqytet. Mesohet se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar. Tashmë ata ndodhen në një dhomë të spitalit pasi kanë dalë nga reanimacioni. Atyre u është bashkuar edhe vajza e vogël 3-muajshe e cila fatmirësisht nuk pati lëndime, përveç një gërvishtjeje të lehtë pranë syrit. Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën ku 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup ndërsa bashkëshorti 48-vjeçar ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Për emisionin “Shqip” edhe Elvis Toçi, i afërm i familjes. Ai tha se fjalët e para të nënës, ishin: “Ku është vajza!”

“Unë sapo erdha nga spitali. Të lënduarit kanë dalë nga reanimacioni. Vilma ishte më rëndë. Sot në mëngjes ka filluar të reagojë, është koshiente. Por sigurisht është e përhumbur, por ka shumë thyerje. Arjani gjithashtu ka shumë 6 brinjë dhe legenin të thyer. E para ishte jeta, këtë fazë e kaluan, edhe pse doktorët nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ne shpresojmë që ata ia kanë hedhur. Fëmija është gërvishtur te syri, por ende nuk është formuar sepse është vetëm 3 muajsh. Arjani pati mushkëritë me ujë, u detyruan të hanin mushkëritë, Vilma nuk ishte koshiente. Pyetja e parë që bëri ishte për vajzën: Ku është vajza? Çifti është tani në një dhomë, dhe tani kanë vendosur edhe një krevat për vajzën. Ajo do të jetë një forcë e madhe që ata të bëhen mirë. Në këtë rast nuk mund të thuash nuk kishte rrugë me sinjalistikë. Aty ishin të gjitha, semafor, vijat e bardha, të gjitha standardet. Çfarë nuk kishte? Vetëm njerëzit që kishin një armë në dorë, që në këtë rast ishte makina, që e përdorën nëtë gjitha parametrat e palejueshme”, – tha Toçi.

40 mijë dollarë nata? Revoltohet modelja shqiptare: “Na hëngshit mtin brbona,presim të dalë ndonjëra në Maldives duke…

Modelja e njohur shqiptare Kejvina Kthella ka reaguar pas një videoje shokuese. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet një vajzë duke mbajtur gojën hapur, teksa një sheik kryen jashtëqitjen mbi gojën e saj dhe më pas ajo e lëpin në këmbim të 40 mijë dollarëve. Ky trend duket se po aplikohet nga sheikët në Dubai dhe quhet “Dubai Port Potty”, që do të thotë të përdorësh gojën e dikujt tjetër, në këtë rast të një modeleje .Pas kësaj videoje, ajo është revoltuar pas akuzave dhe ka shkruar: “Ndërkohë me plot gojë e pa pikë turpi po ju them na hongshi m… të gjithave”.

Përmes disa instastory-ve, Kejvina shkruan:

Po shyqyr doli ajo tipja duke ngrënë mt që të kishit me çfarë të merreshit këto ditë. Presim të dalë ndonjëra në Maldives duke pirë shrrë që të na shani.

Ajo nuk e kursen një ofendim për ndjekësit që i quan edhe ‘barbona’ teksa shton se do ndjekë rrugët ligjore për këdo që dëmton imazhin e saj.

Paralajmërojnë meteorologët/ Shqipëria “goditet” nga i nxehti afrikan këtë javë, temperaturat pritet të shkojnë 30°C(HARTA)

Këtë javë temperaturat priten që të arrijnë deri në 30 Gradë Celsius. Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak kjo javë pritet që të jetë një javë pranverore me mot kryesisht me diell dhe praninë e vranësirave, kryesisht nga orët e mesiditës deri ato të pasdittes. Masa ajrore, do të mbërrijë nga Mauritania dhe brenda pak ditësh do të përhapen nga Franca drejt Italisë, ndërsa anti-cikloni afrikan do të mbërrijë edhe në vendin tonë.Mirëpo, në fundjavë më pas pritet kohë e keqe dhe me shi, ndërsa në zonat lindore, reshjet do të jenë edhe në formë breshëri.

“Dilni nga shtëpitë, lërini dritaret hapur, ulini televizorët në tokë”/ Paralajmërimi, çfarë pritet të ndodhë nesër në Durrës…

Banorëve të lagjes 13 në Durrës ju ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që nesër ngas ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.Njoftimi i IKMT-së, vjen pasi nesër në zonën e plazhit do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në një pallat 6 katësh, i planifikuar për tu shembur pasi është dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

Njiftimi i IKMT-së:

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”, thuhet në njoftim.

Peshkim i paligjshëm në liqenin e Ohrit/ Policia procedon 5 peshkatarë,iu sekuestron edhe…

Goditet një tjetër rast i peshkimit të paligjshëm. Në kuadër të operacionit “Liqeni”, u proceduan penalisht pesë peshkatarë, dy prej të cilëve kanosën për shkak të detyrës, inspektorin e peshkimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit, në kuadër të operacionit “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë së peshkimit të ndaluar filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasve:

  • E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec;
  • M. J., 34 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec;
  • E. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;
  • A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Hudënisht;
  • E. P., 32 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Shtetasit e lartpërmendur, janë kapur në liqenin e Ohrit, në Pogradec, duke peshkuar në kundërshtim me ligjin, një sasi peshku (i llojit klen) i cili me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është i ndaluar për t’u peshkuar në këtë periudhë kohore. Gjithashtu dy shtetasit E. P. dhe M. J., kanë kanosur për shkak të detyrës, inspektorin e peshkimit O. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte duke kryer inspektimin e liqenit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku i ndaluar për t’u peshkuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Peshkimi i ndaluar”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.