Basti i fundit/ Policia operacion në Mborje,vendos në pranga 20-vjeçarin, u kap duke…

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një telefon celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vënien e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: