Ky Inter është nivel tjetër, permbys me poker golash Juventusin dhe siguron kupën e Italisë…

Juventus dhe Inter luajnë finalen e Kupës së Italisë në “Stadio Olimpico” të Romës. E gjithë vëmendja e futbollit italian është te supersfida derbi që premton të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja krahët. Pak më favorit vjen Interi, që dhe në kampionat ka bërë më mirë se Juvja, duke mbajtur vendin e dytë me 2 pikë më pak se Milan, kur kanë mbetur dhe dy javë nga fundi. Ndërsa “Zonja e Vjetër” arriti të sigurojë me vendin e katërt, pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Fitorja e Kupës do ishte sukses para përfundimit të sezonit për zikaltërit apo bardhezinjtë.

Masimiliano Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas golit të dytë të shënuar në shtesë nga Ivan Perishiç, i cili çoi shifrat në 4-2 për Interin në finalen e Kupës së Italisë.Teknikut italian nuk i pëlqeu festimi i Lautaro Martinez në pankinën zikaltër dhe pas një shkëmbimi batutash iu vërsul lojtarit, duke përfunduar edhe në fushën e lojës me protesta të shumta. Një situatë që çoi gjyqtarin Valeri t’i tregonte menjëherë kartonin e kuq trajnerit të Juventusit.

Tashmë, ndeshja bëhet jashtëzakonisht interesante, me Interin që i afrohet shumë trofeut…

Video e penalltisë

JUVENTUS 2-4 INTER (50′ Alex Sandro, 53′ Vlahoviç ; 7′ Barella , 80′ Calhanoglu)

FORMACIONET:
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Rabiot, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.

LIVE:

Këshilli i Ministrave miraton vendimin/ Ky është shteti i radhës që njeh patentat shqiptare…

Këshilli i Ministrave miraton vendimin e njohjes së patentave me Arabinë Saudite. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Miratohet struktura e vitit të ri shkollor, shtohet një javë pushim për nxënësit(Njoftimi)

Ditën e sotme është nënshkruar struktura e vitit të ri shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se mësimi do të nisë më 12 shtator. Ajo shprehet se vitin e ardhshëm, mësuesit dhe nxënësit do të ketë një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Njoftimi i ministres Evis Kushi:

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Arrestohet 30-vjeçari në Pogradec/ I grabiti në shtëpi të moshuarit 50.000 lekë dhe një varëse floriri…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit N. Ç., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit K. G., 69 vjeç, në lagjen nr. 3, Pogradec, shumën 50.000 lekë dhe një varëse floriri, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Nuk ngeli profesor pa folur për b*thën e ci*at e Ronelës”/ Revoltohet moderatorja: Njerëz banalë, dilni ulërisni se po vdesim si minj në spitale

Skualifikimi i Shqipërisë mbrëmjen e djeshme nga finalja e Eurovision shkaktoi reagime të shumta. Personazhe të njohura kanë përkrahur dhe gjykuar performancën e këngëtares Ronela Hajati dhe jo vetëm. Lidhur me këtë, moderatorja Fatma Haxhialiu ka reaguar e revoltuar, ndërsa thotë se “nuk ngeli profesor e doktor pa folur për cicat, kofshët e b*thën e Ronelës”, por nuk ngrenë zërin për problematika shqetësuese, siç është shëndetësia, analfabetizmi etj.

Reagimi i plotë i Fatma Haxhialiut:

 Jallaaaaah belaaa, nuk ngeli profesor e doktor pa fol per cicat, kofshet e b*then e Roneles.

Nje barre me shkolle e shkoni merreni me analiza peshe trupi e cicat e grave…e pra ky eshte problemi i VERTETE ne THELB ne kete vend !!!

Ne vend te analizave profesionale ne punet tuaja, ne vend qe te ulerini per nje shendetesi me te mire, se po vdesim si minj dyerve te spitaleve, ne vend qe te ulerini per shifrat skandaloze te analfabetizmit ne vend, ne vend qe te flisni per drejtesine mjerane, ne vendin e kapur nga te fortet, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj te zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni.

Kjo performance provokoi, evokoi dhe shperfaqi edhe njehere frustrimin seksual te nje populli incestual qe akoma ka turp te shikoje veten lakuriq ne pasqyre!

Te tjerat (qe as nuk me shqetesojne), jane llafe kafesh me vra kohen, mqs e kemi me tepri si popull !

Ngjarje tronditëse në Greqi/ 4 vajzat e mitura dhunohen dhe lihen pa bukë nga nëna e njerku

Një rast i tmerrshëm i dhunës në familje ka tronditur Greqinë, ku një çift janë akuzuar për abuzim ndaj katër fëmijëve të tyre, duke i lënë pa ushqim dhe ujë. Vajzat e moshës 17, 15, 10 dhe 8 vjeç jetonin në kushte të këqija me nënën e tyre. Rasti është zbuluar javën e kaluar pasi gjykata e Heraklionit në Kretë shpalli fajtor nënën e vajzave dhe partnerin e saj 59-vjeçar. E ëma, sipas vajzave, i linte për orë të tëra në parqet e qytetit dhe i dërgonte për të lypur nëpër dyqane.Në një moment takoi 59-vjeçarin, u bënë çift dhe vendosën të shpërngulen në një fshat të Heraklionit, ku ai kishte një shtëpi. Sipas përshkrimeve të fëmijëve, aty filloi një makth i ri.

59-vjeçari dhunonte vazhdimisht katër vajzat, duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre. 59-vjeçari kërcënonte dhe terrorizonte fëmijët për t’u dukur të lumtur sa herë që i vizitonte punonjësi social ose psikologu i fëmijëve. Tashmë vajzat jetojnë me të atin, të cilit më parë i ishte besuar kujdesi i tyre dhe siç u theksua në gjykatë, kushtet e jetesës së fëmijëve janë më të mira, ndërkohë që ata shkojnë normalisht në shkollë.

‘Robert Aliaj: “Kënga e Ronelës skandaloze,kishte vetëm ulërima, performaca e denjë për klub striptizmi”

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE” ka qenë artisti Robert Aliaj.Teksa ka qenë i ftuar për të komentuar mbi eksperiencën e Shqipërisë dhe këngëtares Ronela Hajati në Eurovision, Aliaj ka mbajtur një qëndrim totalisht kundër dhe radikal mbi performancën e Shqipërisë.Ai është shprehur se Ronela nuk këndoi por ulëriti, teksa veshja ishte koreografia ishte tipike e klubeve të natës.

“Reagimi im ishte emocional, teksa po kthehesha në shtëpi në një radio kulturore gjatë një debate mbi Eurovizionin, është përmendur edhe çështja e performancës shqiptarë dhe spikeri foli shumë keq. “Unë nuk dua ta shoh këtë shfaqe dhe performancë vulgare vajza ime.”- është shprehur spikeri.

Unë i justifikoj të gjitha komentet sepse edhe një spiker i BBC tha që Eurovizon fillon mer një perdormancë vulgare. Unë i mbështesë këto lloj vendimesh. Mua smë pëlqeu asgjë nga performacnë, nuk u këndua por u ulërit, ishte një histeri.Ajo ishte ulërima e vetme gjatë gjithë natës. Pastaj performance veshja ishte komplet jashtë kontekstit sepse aty nuk përfaqëson veten por shtetin.

Të tjerat ishin të veshur me klas dhe me shumë shije. Koreografia ishte tipike e klubeve të natës.’- tha Aliaj.

Kel Demi: “Nuk e kuptoj përse duhet të ndjehemi të “turpëruar” nga Ronela apo Elsa Lila ,muzika, arti nuk janë matematikë…

Nga Kel Demi:

Nuk e kuptoj përse duhet të ndjehemi të “turpëruar” për këngën dhe interpretimin e Ronelës në Eurovision. Apo ende nuk e marr vesh përse u ndjemë të turpëruar për “arrestimin” e Elsa Lilës, ndërsa tani që e liruan nga të gjitha akuzat pse nuk ndjehemi krenarë…

Sipas meje, muzika, këngët, arti figurativ, shkrimtaria nuk janë matematikë. Ajo që mua më pëlqen, dikujt nuk i shkon pas fijes, madje mund ta bëjë me turp. Pra fjala vjen, t’i bëjmë gjyqin RTSH Radio Televizioni Shqiptar pse çoi këtë këngë në Torino mua më duket marri (e theksoj vetëm mua, jo të tjerëve). Por, më kujtohet që publiku u ndje entuziast për këngën e Ronelës në Festival dhe e shprehu këtë me pathos si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpërmjet votimit virtual.

Shqipëria është Ronela, Elsa, por edhe ata që ndjehen me turp. Shqipëria është e shumë shijeve, ngjyrave, opinioneve. Me gjasë, të gjithë mund të kenë të drejtë. Por, për një gjë duhet të jemi të bindur që “turpërimi” apo “triumfi” ynë nuk është se ndikon tek bota, tek italianët, francezët, britanikët, amerikanët. Plot prej tyre as nuk e dinë ku bie Shqipëria e ndonjëherë lodhesh t’jua shpjegosh duke përdorur Greqinë si çengel. Plot prej tyre na lidhin pak me Ronelën, se ku ta gjenim, por më së shumti na identifikojnë me skifterët që vjedhin shtëpi.

Unë vetë kam shije muzikore të ndryshme, por mundohem të mos jem kategorik. Kur lexoj një libër mundohem mos të prekem nga mendimi personal mbi autorin. Droja e opinionit individual mbi personazhin që ka krijuar gjithkush më shtyu të firmos në libra me emër tjetër.

Nejse, më ngjau sikur Ronela paska bërë ndonjë faj me paraqitjen e saj në Torino, megjithëse në youtube ka kaluar gjysëm milioni klikime pa arritur ende 12 orë. Më kujtohet gëzimi i dy mijë njerëzve në sallë, kur ajo fitoi çmimin e parë në Festival.

Tani pyes veten: sa prej tyre po e shajnë?

Po sikur Ronela të kalonte në finale sa prej atyre që po e telendisin tani do ndjeheshin krenarë?

Po sikur për një gjë që nuk na pëlqen (pra nuk të pëlqen ty si individ) ta kalosh në heshtje? Po sikur mos të thuash asgjë?

Duhet të jetë e vështirë mos me fol… shumë e vështirë besa…

Ronela në Eurovision/ Reagon edhe Enca :” E ka myt”,vlerësojini artistet para se të zhduken nga Shqipëria”

Ronela Hajati nuk arriti që të çonte Shqipërinë në finalen e Eurovision 2022. Kaq mjaftoi që shqiptarët të ndaheshin në dy pjesë, ata të cilët e shajnë dhe ata të cilët e suportojnë këngëtaren. Së fundmi ka qenë këngëtarja Enca e cila teksa ka shkëputur një pjesë nga performanca e Ronelës mbrëmjen e djeshme në Torino duke e vlerësuar me pikët maksimale. Sipas Encës, kënga e Ronelës ishte ajo që i duhet Eurovisionit, teksa i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vlerësojnë artistët e muzikës moderne para se të jetë vonë.

Më në fund prezantohemi me një këngë sic duhet në eurovision. Le ti vlerësojmë artistet tona të muzikës moderne, para se duan të zhduken nga Shqipëria dhe toksiciteti këtu. Ronela Hajati realisht e ke myt”, shkruan Enca.

Artan Fuga: “Më në fund, Hajati në Eurovision ka bërë art, jo thjesht këngë”,mjaft me paraqitje gocash të mira…

Akademiku Artan Fuga përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka analizuar performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision”. Fuga nuk i ka kursyer notat e ironisë duke thënë se Ronela në Eurovision nuk ka bërë thjesht një këngë, por ka bërë art. Më tej ai thotë: Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Statusi i plotë:

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!

Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!

Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.

Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!

Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!

Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!