Strukturat e Policisë së Korçes takime sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike(Foto)

Vijojnë takimet sensibilizuese për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale për kultivimin e bimëve narkotike. Strukturat e Policisë kanë vijuar me takimet e radhës të zhvilluara konkretisht me njësitë administrative Drenovë, Korçë; Moglicë dhe Gorë, Maliq; Çërravë dhe Dardhas, Pogradec, për sensibilizimin e komunitetit dhe zbatimin e detyrave të çdo punonjësi e individi të ngarkuar me përgjegjësi, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Pjesëmarrës në këto takime ishin Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, Kryetari i Bashkisë Maliq Z. Gëzim Topçiu, Shefat e Komisariateve të Policisë Korçë, Maliq dhe Pogradec, Shefat e Seksioneve për Krimet dhe Policimit në Komunitet, kryetarët e Njësive Administrative, kryepleqtë, inspektorë të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, banorë të këtyre zonave etj.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për një bashkëpunim sa më efikas me strukturat e tjera ligjzbatuese, me komunitetin në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qëllim që edhe reagimi të jetë i menjëhershëm, gjithashtu dhe për problematika të zonave me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike.

DVP Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe për çdo informacion që ata kanë të telefonojnë në numrin 129 ose të denoncojnë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.👮☎️✍🏼Stop_kultivimit_të_bimëve_narkotike❌

Mbyti gruan, por ‘marrosi’ shumë të tjera/ Fansja i dërgon letër në burg pilotit grek: “Të dashuroj!

Edhe pse u kthue në njeriun më të urryer në Greqi për shkak të mbytjes së gruas 20-vjeçe me jastik, piloti grek Babis Anagnostopoulos duket se ka adhurueset e tij. Madje ka edhe nga ato që kanë rënë në dashuri! Një grua, ende anonim, i ka shprehur atij hapur ndjenjat e madje ka ofruar mbështetje për mbrojtjen e tij. Në media ajo ka deklaruar se ka një tërheqje të madhe ndaj tij dhe madje e ka falur dhe për krimin e tmerrshëm që ka bërë.

“Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje. Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij”, tha gruaja e panjohur.

Ajo “trondit’ me deklaratën e saj ku thotë se cila grua nuk do të ndjehej e tërhequr nga ai, jo vetëm ajo që është e pamartuar poor çdo grua tjetër do të dashurohej me të. Më tej ajo shtoi se i ka shkruar një letër 33-vjeçarit duke i dhënë kurajo dhe duke i treguar se ajo e mbështet atë dhe pret që ai të lirohet në shkallën e dytë të gjykimit.

“I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg. Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.

Jeton në një kasolle në Korçë/ 30- vjeçari bën thirjen drithëruese :” Më ndihmoni të blej ilacet…”

Marsel Hoxhallari është një djalë 30-vjeçar nga Korça i cili vuan nga sëmundja e tokës, epilepsi e gjeneralizuar në çrregullime psikotike.
Marseli jeton në një kasolle të cilën e kanë ndërtuar së bashku me babain e tij i cili gjithashtu vuan nga sëmundje të rënda si skleroza dhe tuberkulozi .
Marseli thotë se ai dhe babai i tij ushqehen duke mbledhur ushqime të hedhura në koshat e mbeturinave të qytetit. Gjëndja e tyre është e rënduar në kushte ekstreme.
Ai kërkon që dikush t’u shtrijë dorën dhe të ndihmohen për të blerë ilaçet në këtë moment të vështirë….

Ja mesazhi i tij:

Përshndetje korca blog ju lutem shume shume shume publikoheni pak kete recetën kam nevojë për këto ilacet pasi kam infeksion ne urinë dhe semundje altriti ne kemben dhe ma ka bllokuar kemben. …Ju lutem kush ka mundësi të me ndihmojë… te blej keto ilacet pasi kushtojne pesëdhjetë mijë. Une jetoj ne gjendjen ekstrem varfërie ju lutem shume shume kush ka mundësi të me ndihmoje te me kontaktoni 0676973669 Marsel hoxhallari

Zyrtare / Skënder Gega jep dorëheqjen nga Skënderbeu (FOTO)

Merr fund eksperienca e Skënder Gegës në pankinën e Skënderbeut. Ky është vendimi i fundit i marrë nga trajneri bardhekuq, 3 ndeshje para fundit dhe pasi Skënderbeu ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë. Gega u afrua me objektivin për të shpëtuar klubin nga rënia, por nuk ja doli. Largimi i tij vjen dhe pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për ta gjobitur në shifrën 50000 lekë, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Dinamo – KF Skënderbeu. Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij.

“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e KF Skënderbeut. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin. Nuk ja dolëm dot për disa arsye por, jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do kthehet edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve. Respekt. S. Gega”, shkruan Skënder Gega

Erion Veliaj mesazh të koduar skeptikëve: “Finalja e Conference League ,ja ku erdhi dita që në Tiranë s’ka më dhoma…

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për projektvendimin për kalimin e një fondi special për organizimin e finales së Conference League në kryeqytet. Veliaj e cilësoi atë si një ngjarje të jashtëzakonshme për qytetin, që do i shërbejë për mirë Tiranës.

Kemi një projektvendim për kalimin e një fondi që do të shërbejë për organizimin, transportin dhe dekorimin e qytetit, lidhur me finalen e Conference League, një ngjarje e jashtëzakonshme që i sjell shumë biznes qytetit. Ne nuk e kemi betejën vetëm me një personazh në FSHF, por me të gjithë histerinë kolektive që na kaplon kur duhet ta zhvillojmë këtë qytet. Ja ku erdhi dita që qyteti nuk ka më dhoma hoteli. Për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë profesionistë, që thonë çfarë na duhen këto kullat, ja ku jemi sot! Tirana nuk ka më dhoma!

E keni vënë re që të njëjtat gazeta që thoshin se finalja do të shkojë në Athinë, janë po të njëjtët që shajnë. Shumica e tyre nuk e kuptojnë një gjë bazike: kur një hotel është futur në një shërbim global, siç është Booking.com, ndërtesa dhe hipoteka mund të jetë e jotja, por e drejta e hotelit për të dalë në treg i është dhënë algoritmit të aplikacionit, pra të agjencive turistike që bëjnë prenotimet. Kultura që ne shajmë veten tonë duhet të marrë fund. Janë të njëjtët këta që thonë po rritin çmimet. Pagesa që ne bëjmë për të sjellë 40 deri në 100 mijë vetë në Tiranë, në fakt është një përqindje shumë e vogël e pagesës që ata do të lënë në qytetin tonë. Prandaj, po e ofrojmë transportin me autobusë falas nga Rinasi në Tiranë. Pra, do t’i gëzohemi sa më shumë suksesit”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Rudina Xhunga: “Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai, ato nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor

“Ne kemi një shoqëri që e nderon paranë, pavarësisht nga vjen”, kështu shprehet gazetarja Rudina Xhunga, marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në vend kohët e fundit.

“Të gjithë mendojnë se e keqja është larg. Jo, nuk është larg, është afër. Ne jemi një shoqëri që i ngre kultin të fortit.

Një shoqëri që nderon të pasurit, por jo ata të pasuruar nga puna, sepse vetëm puna e ndershme dhe paraja e ndershme është ajo që duhet ta bëjë tjetrin ta nderosh. Kjo është një shoqëri që e nderon paranë pavarësisht se nga vjen.

Keni dëgjuar për festat e Dubait? Vajzat që deri më tani mburreshin se këndojnë e punojnë në Dubai, tani kanë turp ta thonë? Sepse ka mbushur rrjetet sociale fenomeni që ata po kthehen në tualete njerëzore. Pra nuk ofrojnë seks por ofrojnë gojën si tualet njerëzor.

Tashmë vajzat që deri dje mburreshin, sot ndjehen të turpëruara sepse fjala e parë që ti mendon është që nuk po këndojnë në Dubai, por po kthehesh në një hale, e thënë shqip fare.

Kështu mund të nisin gjërat të ndryshojnë, duke i thirrur në emër. Shoferit që shkaktoi aksidentin i thonë “i forti”, ai nuk është i fortë, është vrasës. Quaje vrasës jo të fortë”, tha ajo.

Ana e errët e binjakëve Veshaj/ I ngacmuan të fejuarën shokut dhe e shpërfytyruan, zbardhet historia që mund t’i çojë në burg…

Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. Më 27 maj 2021 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të shqyrtojë dosjen e dy vëllezërve të cilët janë dënuar nga dy gjykata të mëparshme për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin adoleshentë, gjimnazistë.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj i cili kërkon që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo tu pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Ora News ka siguruar dosjen ku tregohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 7 shkurt 2013 të ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje.

Donaldi dhe Romeo ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romea Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar, thuhet në dosje.

Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit.

Më pas dy prej tyre janë larguar ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të githë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore

Tërheqja e padisë

Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.

“Konkretisht i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasoi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës” shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Romeo dhe Donaldi pranojnë sherrin

Gjatë hetimit janë pyetur disa persona mes tyre dhe i pandehuri Romeo dhe Donal Veshaj të cilët kanë dhënë shpjegime dhe kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin Arjan të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

“Grindja e ndodhur mes të dëmtuarit Arjan Lalaj dhe Romeo e Doland Veshaj e ka zanafillën një ditë më parë për shkak të debatit të zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo Veshaj.

Ndodhja e te pandehurve në vendin e ngjarjes me date 07.02.2013, në pritje të personit objekt sulmi, është për shkak të konfliktit të mëparshëm, pra të një dite më parë nga debati zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo.

Ditën e ngjarjes të pandehurit në marrëveshje të mëparshme midis tyre dhe me persona të tjerë nga të cilet janë ndihmuar për të goditur të dëmtuarin Arjan, për shkak të debatit midis tij me të pandehurin Romeo, kanë goditur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit” shkruhet në dosje.

Pse duhen denuar

Prokuroria pranon se më vonë marrëdhëniet mes të pandehurve dhe të dëmtuarit janë normalizuar por kjo nuk justifikon gjykatën për të përcaktuar si mënyrë të vuajtjes së dënimit ndaj të pandehurve, atë të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal.

Prokuroria thotë se duhet pranuar fakti se rrezikshmëria shoqërore e të pandehurve është e lartë pavarësisht moshës, kjo dhe për mënyrën dhe mjetet e përdorura nga të pandehurit në funksion të realizimit të mendimit krimit.

Gjithashtu vepra penale për të cilat janë akuzuar është me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për prokurorinë rrethanat lehtësuese që janë marrë parasysh nga gjykata nuk mund ti mjaftonte të lejonte atë që të aplikonte për të pandehurit pezullimin e dënimit me burgim.

Prandaj më 27 maj 2022 prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit të datës 5 Prill 2017 të Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të datës 8 qershor 2015 të gjykatës së Vlorës duke mos aplikuar pezullimin e dënimit për të pandehurit.

Donald dhe Romeo Veshaj janë emra të përfolur në faqet rozë me historitë e tyre të dashurive./ Ora News

E rëndë/ I sëmuri mendor godet me thikë 55-vjeçarin(Detaje)

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

I burgosuri i Drenovës thurr planin epik: “Pi ilace dhe gjatë kurimit në spital, vjedh një bisturi(Emri)

Një shtetas nga burgu i Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh. Pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve ….ku gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij. Vetëvrasja eshte nje nga pistat qe po hetohet per rastin e pazakonte…

“Në IEVP Korçë ndaj të paraburgosurit Amarildo Hajdini është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgosuri do behej hyrje ne IEVP Koçe, ju gjete në xhep një mjet prerës (tip bisturie) rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgosurit u kryen veprimet procedurale dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e Burgut të Korçës.

Një sherr në familje ka ndodhur në Përrenjas. Mësohet se 51-vjeçari G.H ka goditur me grushta kokës vëllain e tij. Ai është proceduar tashme nga policia për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

-G. H., 51 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me grushte, në kokë, për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. H.