Zyrtare / Skënder Gega jep dorëheqjen nga Skënderbeu (FOTO)

Merr fund eksperienca e Skënder Gegës në pankinën e Skënderbeut. Ky është vendimi i fundit i marrë nga trajneri bardhekuq, 3 ndeshje para fundit dhe pasi Skënderbeu ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë. Gega u afrua me objektivin për të shpëtuar klubin nga rënia, por nuk ja doli. Largimi i tij vjen dhe pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për ta gjobitur në shifrën 50000 lekë, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Dinamo – KF Skënderbeu. Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij.

“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e KF Skënderbeut. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin. Nuk ja dolëm dot për disa arsye por, jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do kthehet edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve. Respekt. S. Gega”, shkruan Skënder Gega

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: