‘Raketë’ në ”Rrugën e Kombit” , makina kapet me 192 km/orë (VIDEO)

Ndërgjegjësimi është zero në Shqipëri. Makina inteligjente e Policisë së Shtetit për dy orë ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h në ”Rrugën e Kombit”. Në një kohë që ndjeshmëria ndaj sigurisë rrugore është shtuar si pasojë e aksidenteve të fundit, përsëri ecin me shpejtësi të çmendur.Kurse dy kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në ”Rrugën e Kombit”, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.