“Play-Out”/ Dramë për futbollin ne juglindje pas Skenderbeut e pëson edhe Pogradeci me Devollin,bien në të 2-tën

Oriku dhe Trubina janë dy skuadrat të cilat në sezonin e ri 2022-2023 do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci dhe Devolli do të duhet të luajnë në Kategorinë e Dytë. Pogradeci është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Oriku në ndeshjen Play Out të Kategorisë së Parë duke mos ia dalë të sigurojë mbijetesën. Liqenorët kishin në favor dy rezultate nga tre në këtë sfidë, por nuk ia dolën të ruajnë qoftë edhe një barazim dhe tashmë do të garojnë në Kategorinë e Dytë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Golat e shënuar nga Qejvani 25’ dhe Çaushaj 38-të e ngjitën një kategori më lart skuadrën e Orikut, ndërsa goli i shënuar nga Viera në minutën e 73-të nuk mjaftoi për mbijetesën e liqenorëve në Kategorinë e Parë.

Në përballjen tjetër Turbina arriti të shmangte “dramën” pasi arriti të mposhte minimalisht Devollin, teksa iu fal golit të shënuar nga Vidal në minutën e 90-të, realizim i shënuar nga një penallti. Në “Niko Dovana” Turbina siguroi kështu edhe për një sezon tjetër qëndrimin në Kategorinë e Parë, teksa detyron Devolin të luajë në Kategorinë e Dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: