Prezantoheshin si teknikë kontabiliteti/ Shqiptarët mashtrojnë 61-vjeçaren në Selanik, i zhvasin 77 mijë euro

Një grup hajdutësh mashtrues i kanë vjedhur një 61-vjeçareje në Selanik 76.500 euro. Grupi kriminal përbëhet nga 5 persona nga Shqipëria dhe Kosova. Ata prezantoheshin si teknikë të një kompanie kontabiliteti duke thënë se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare, raportojnë mediet greke. Më pas kanë përfituar dhe kanë fituar akses në celularët dhe kompjuterët e tyre nëpërmjet instalimit të aplikacioneve. Rasti po hetohet nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia – Chortiatis dhe në dosjen e lëndës përfshihen veprat e organizatës kriminale, mashtrimi, mashtrimi kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhënat e sistemit informativ, të vazhdueshme.

Çmendet moti në Korçë/ Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme te mëdha në bujqesi (Video)

Moti ka marrë një kthesë të fortë nga dielli dhe temperaturat e larta në rrebeshe shiu dhe breshër. Ditën e sotme rreshje të fuqishme breshëri ka goditur një pjesë të juglindjes së vendit , të cilat kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më shumë se 30 minuta duke dëmtuar kështu jo vetëm të mbjellat dhe vreshtarinë e fermerëve, por edhe drutë frutorë .Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Cangonj, Vranisht ,Progër apo edhe ne zonen Orman-Pojan.


Ministrja Ekonomi: “Rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë, më shumë se 2 milionë kanë vënë depozita në bankë”

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma për dështimin e qeverisë në ndërhyrjen e rritjes së çmimeve. Ekonomi tha se qeveria ka marrë masat e duhura. Sipas ministres, situata ekonomike është e qendrueshme, madje sipas saj, shqiptarët kanë vendosur edhe para mënjanë.

“Në fakt duke menduar se ishte orë ekonomie që duhet të vendosej në shinat e caktuara që ne diskutojmë doja të thoja se sot INSTAT ka publikuar të dhënat e GDP-së. Meqë jemi duke monitoruar të dhënat është fakt se rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%). Duke parë këtë shifër kemi vënë re që gjërat janë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar.

Po të shihni të dhënat e Agjencisë së Depozitave, njerëzit që kanë depozita, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar më shumë se 2 mln. Vlera e depozitave të siguruara kishte shkuar në mbi 3 trilionë lekë. INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve të familjeve për grupe me nga 20% dhe vumë në dukje se paketa e rezistencës jep kuptim për pensionistët dhe ata me pagë që ne e çuam në 40 mijë lekë të reja.


Me paketën e rezistencës këto grupe ia dolën me rritjen e inflacionit. Shifrat janë të rëndësishme dhe paketat në ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam për disa sektorë. çmimet në tregjet globale nuk varen nga ne”, tha Ekonomi.

Djali ngre alarmin në Korçë: “Kam humbur kontaktet me nënën, u largua nga banesa dhe nuk u kthye më…

Një e moshuar është larguar nga banesa e saj ne Korçë dhe nuk është kthyer më. Denoncimin e ka bërë djali i saj, i cili deklaron se nëna e tij është larguar që në mesditën e dt 29 Qershor dhe nuk është kthyer më. Sipas tij, 86-vjeçarja vuante nga skleroza . Ai shkruan se ne rast se e shikon dikush, ju lutemi na njoftoni në nr i telefonit 0682388176 .


Protesta e 7 Korrikut/ Duma konfirmon pjesëmarrjen: “Absolutisht po…

Deputetja e PD Grida Duma tha sot se do t’i bashkohet protestës së datës 7 korrik të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje. E pyetur nga gazetarët nëse do të angazhohet për të thirrur njerëz në protestë, Duma tha:

Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.

Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq.

Strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër”, deklaroi ajo


Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës dhe…

Kreu i PAA Agron Duka do ti bashkohet protestës së 7 korrikut, e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha. Ai tha se çështjet për të cilat bëhet protesta dhe problemet që ka sot bujqësia, do të dalë në protestën, që do të mbahet për një jave, në orën 19:00.

Agron Duka: Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e tj por sidomos për problemet që ka bujqësia sot

mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore etj.


E rëndë në Palasë/ I bie infarkt gjatë kohës që ishte duke notuar ,mbytet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Palasës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktivistja ia “plas” në sy Berishës: “Ju jeni nga ata të pasurit dhe bashkëpërgjegjësit për situatën ku ndodhet Shqipëria(VIDEO)

Një aktiviste që ka marrë pjesë ditën e djeshme në takimin e Sali Berishës me të ashtuquajturën shoqëri civile, ka zënë ngushtë Berishën. Ajo e ka bërë atë përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe ka kërkuar nga ai në këtë situatë emergjence që ata që pretendojmë që janë kaq atdhetarë të bëhem më solidarë dhe të japin nga pasuritë e tyre për të ngritur struktura të menjëhershme për njerëzit që janë në rrezik jete dhe jo vetem për te berë fasada sa për të larë e për të lyer ,por të kontribuojnë nga xhepi i vet për të varfërit, pasi ndodhen në gjëndje të mirë financiare….Gjatë fjalës ajo është ndërprerë nga moderatori Altin Goxhaj, i cili ka kërkuar t’i ndërpritej fjala pse po kritikonte Berishën.


Agron Duka: “Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët, vetëm gomerët nuk kanë pësuar rënie…”

Deputeti Agron Duka me anë të një postimi në “Facebook”, ngre alarmin se pas qytetarëve nga Shqipëria po largohen edhe lopët e dhitë. Duka shkruan se shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh.

Postimi i Dukës:

Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë. Gomerët nuk kanë pësuar rënie!

Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh ne kemi: 71 mijë krerë lopë më pak. 291 mijë krerë dele më pak dhe 118 mijë krerë dhi më pak.

Për pasojë një rënie sërish të rregull, vit pas viti, ka pësuar edhe prodhimi i qumështit. Rënia e interesit të fshatarëve për të mbarështuar blegtorinë dhe mungesa e fuqisë punëtore – janë shkaktarët e një regresi, që mesaduket do të vazhdojë.


Bashkë me njerëzit, nga ky vend po ikin edhe lopët. Batutat e kryeministrit Rama dhe justifikimet se dikur numri është rritur në mënyrë artificiale, janë përpjekje qesharake, për të mbuluar realitetin.

Në vend që të ti therrasë mendjes dhe të therrasë në tryezë njerëz që njohin fushën për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të frenuar këtë rrokullisje pa ndalje, kryeministri zgjidhjen e gjen sërish tek propaganda dhe fajësimi i atyre që shkruajnë mbi këtë problem.

P.S: Vetëm gomerët kanë pësuar uljen më të vogël në numër.

”Jetoj larg intrigave dhe dallavereve”/ Tefta Radi zbulon vëndin ku jeton tani dhe…

E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili çdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau gazetaren me origjinë Korçare nga ekrani.

5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit, Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendos në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos….Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane.

“Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

E rëndë në Pogradec/ Nënkomisari përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vëndgjarja..lë të vëllanë “peng” në Polici

Më datë 29.06.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet e para hetimore në Prokurorinë Pogradec, si edhe ka bërë shpalljen në kërkim për punonjësin e policisë N/komisar A. A., i dyshuar për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga neni 290 dhe 273 i Kodit Penal.

Nga veprimet e para rezulton se punonjësi i policisë, më datë 28.06.2022, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin e mitur O.S., 13 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.

Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por nga këqyrja e pamjeve filmike është provuar si drejtues i mjetit, punonjësi i policisë, A.A.

Sa më sipër, pas veprimeve hetimore në konsultim edhe me prokurorin e gatshëm, u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasin M. A., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Deklarata e rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 dhe 305/b të Kodit Penal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Bordi merr vendimin: Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina e gazi pas orës 18:00(Çmimet)

Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur sërish çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vendin tonë. Pas vendimit të djeshëm ku litri i naftës u la të shitej me 255, ditën e sotme ka vensosur që një litër naftë të tregtohet me 249. Ndërsa, sa i përket benzinës, duke filluar nga sot në orën 18:00, një litër nuk do të mund të shitet me më shumë se 242 lekë/ liter, ndërsa gazi do të vijojë të shitet me 83 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).


🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Zbrazet Shqipëria/ Bizneset në krizë për krah pune, njoftime kudo në dyqane (Foto)

Shqipëria është vendi i paradokseve, ay ku njerëzit ankohen se nuk ka punë dhe bizneset ankohen se nuk gjen dot kollaj punëtorë. Largimi në masë i të rinjve po bën që Shqipëria të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Ata që po e ndjejnë më shumë janë bizneset private. Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në Tiranë, në xhamat e tyre shihen të afishe ku kërkojnë punëtorë. Në fotot e siguruara nga LSA, vihet re që kërkesë më e lartë ka për shitëse ose kamarier/e.

Kriza vihet re në biznese të ndryshme si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik. Në qytete dhe aktualisht në zonën bregdetare kjo mungesë është akoma më evidente.

Nëse më parë bizneset kërkonin punëtorë me eksperiencë, sot shumë prej tyre janë të lumtur nëse gjejnë punëtorë, s’ka rëndësi ka apo jo eksperienca. Nëse më parë një biznes mund të merrte 10-15 kërkesa për punë, sot është biznesi që lutet të gjejë punëtorë. Eh Shqipëria jonë, vend cudirash!

The African heat has invaded Albania/ Learn how the temperatures will move and the surprises that await us in the evening

Air masses of African origin continue to be present today, dictating in our country clear and hot weather during the morning. The second part of the day brings the passage of eclipses throughout the territory of the country where the most pronounced eclipses are expected to occur in the northern and northeastern areas.

According to Meteoalb, the evening hours are expected to continue under the dominance of clear and hot weather.

Air temperatures will rise in the morning and at noon, fluctuating daily values ??from 16 ° C to 39 ° C.

The wind will blow with an average speed of 35 km / h from the South direction, creating swell over 2 points on the sea shores.

Neymar “Non Grata” in Paris/ PSG communicates the decision to the Brazilian!

According to the latest reports of RMC Sport, PSG has informed Neymar that he does not prefer him in the squad for the 2022-2023 season. The Brazilian star has failed to meet the expectations of the French club with the latter who in the summer of 2017 paid 222 million euros to transfer the 30-year-old from Barcelona. However, it seems that his adventure has already come to an end and the capitalists are definitely looking to remove him as much as they are willing to negotiate a possible loan, as well as to pay half of the salary that Neymar currently benefits.

Meanwhile, the two clubs that have been bent on as an alternative to the Brazilian’s future are Juventus and Barcelona. SuperSport writes that the whites are looking for an effective blow in the market, a figure which guarantees success in terms of marketing and in this respect Neymar is one of the most appreciated.

But, a return to Barcelona can not be ignored, something that the striker would gladly wait for, although the big obstacle is the economic situation of the Catalans.