Kishte 86 kg mar*juanë nga Shqipëria/ Policia maqedonase ndjek “Audin”,shoferi i tensionuar përplas dy automjete dhe…

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë goditur një rast të trafikut të drogës, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacionin final Greqinë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshmembrëmjen e djeshme është kapur 86 kilogram drogë e tipit marijuanë, në vlerë të 300 mijë eurove.

Lënda narkotike është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.G. nga Ohri. Sipas ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, nga ana e policisë është dhënë urdhër për ndalim të automjetit “Audi A4”, por automjeti jo vetëm që nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi duke dëmtuar edhe dy automjete të ministrisë së Brendshme.

Më vonë policia ka ndaluar automjetin, ndërsa në pranga është vënë shoferi 23 vjeçar. Nga kontrolli policor janë gjetur disa çanta, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike me vlerë 300 mijë euro. Po ashtu janë sekuestruar edhe 17 plumba.

Ngjarja që tronditi Korçën/ Goditi me sëpatë 46-vjeçarin, prangoset autori (Emri)

Është arrestuar autori, i cili plagosi me sëpatë 46-vjeçarin me inicialet S. D, gjatë një konflikti pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” në Korçë. Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga 42 vjeçarin E.B i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur ka kryer ngjarjen. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta për një femër. I plagosuri S.D mësohet se ka vetëm thyerje të këmbës pasi është goditur nga autori me pjesën e pasme të sëpatës.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ermal Mamaqi shau mësuesen e 8-vjeçares/ Reagon Elona Caslli: “Hipokritë “ !

Nga Elona Caslli:

E kam ndjekur shumë rrallë emisionin tënd dhe jam tejet zemërgjerë në përcaktimin e dendurisë së veprimit kur them ‘ shumë rrallë’. E kam ndjekur rrallë, sepse gjithmonë jam ndjerë si një fëmijë që ka humbur rrugën dhe nuk di nga të shkojë dhe unë kurrë nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh në emisionin tënd.

Kjo nuk më ndodh vetëm në emisionin tënd.Më ndodh edhe me shumë shfaqje të tjera “ humori” , gjatë të cilave më duhet një udhëzues i së qeshurës, që të më diktojë se kur duhet të qesh. Në rast të kundërt , nëse dikush do të gjykonte shprehinë e fytyrës sime kur përballet me këto shfaqje “humori” , me siguri do të mendonte se po shihja një film me përmbajtje dramatike.

Kam besuar gjithmonë se është më e lehtë të bësh dikë për të qarë, se për të qeshur. Mund ta mërzisësh dikë pa e vrarë mendjen shumë se çfarë duhet t’i thuash. Mjafton një fjalë e mbrapshtë dhe ia del mbanë. Ndërkohë për të shkaktuar atë buzëqeshjen e vërtetë që ta pastron shpirtin nga pluhuri i së përditshmes duhet mundi, kultura dhe liria.

Dje pohove se ishe ndjerë i gjykuar padrejtësisht nga “ kolegët” e tu gazetarë në portale të ndryshme, sikundër pohove faktin se ishe thjesht një individ që bëje humor dhe kaq. Askush nuk duhet të priste asgjë më shumë prej teje, sepse ti kaq doje të bëje.

Një nga gjërat që u shenjua në mendjen time, ishte lehtësia me të cilën ti the formulimin “ Kolegët e mi gazetarë”. Unë, personalisht nuk do ta kisha kurrë këtë guxim. Duke qenë se kam shkruar disa shkrime mbi kauzën e Teatrit Kombëtar, shumë njerëz që nuk më njohin, më thërrasin shpesh me emrin
‘gazetare’.

Dhe unë ngulmoj t’ua theksoj faktin se nuk jam gazetare, për një arsye të vetme: Mendohem dy herë, kur të vetëquhem ose kur të më quajnë gazetare, pasi mendja me shkon tek gazetarët e vërtetë që rrinë me orë të tëra jashtë Parlamentit në të ftohtë e në të nxehtë, në pritje të një deklarate, që në shumë raste nuk e marrin.

Mendja më shkon tek ata gazetarë, që në këto ditë të ftohta dimri, pasqyrojnë të gjitha protestat në vend. Mendja më shkon tek ata gazetarë, që duhet ta shkruajnë medoemos një artikull, ndonëse nuk janë gdhirë mirë atë ditë.

Ndërkohë, unë shkruaj kur dua të shkruaj dhe jo kur duhet të shkruaj. Dhe është pikërisht ky hendek midis “ dua” dhe “ duhet” që më shtrëngon të them se unë jam veçse një qytetare, që e ka më të lehtë procesin e të shkruarit se atë të të folurit, çdo herë që më thërrasin ‘ gazetare’.

Gazetarët e vërtetë janë ata që nxjerrin të vërtetat në sipërfaqe dhe jo ata që i fshehin këto të fundit. Ti nuk je veçse një individ që bën një shfaqje humori. Ti zotëron një hapësirë mediatike dhe kjo mbart mbi vete përgjegjësi.

Ti mund t’i formosh ose t’i shformosh njerëzit. Mund ta bësh ose ta zhbësh të vërtetën. Alan Moore do të shprehej- Artisti nuk duhet t’i japë publikut atë që do, por atë që i duhet. Nëse publiku do ta dinte se çfarë i duhet, nuk do të ishte më publiku, por do të ishte artisti. Është detyrë e artistit t’i japë publikut atë i duhet.

Dje u shprehe se qëllimi yt i vetëm ishte të kapje sa më shumë publik. Ndërkohë, unë besoj se publiku duhet kultivuar fillimisht e mandej duhet kapur. Një element tjetër thelbësor që vrau sytë e mi në mbrëmjen e djeshme ishte mungesa e etikës. Të krijohej ideja se dikush kish vënë në shitje atë që bota e qytetëruar e quan “privacy” në këmbim të vëmendjes mediatike.

Dhe krejt natyrshëm të lindnin pyetjet; “ Pse ekzistojnë perdet që mbulojnë dritaret?! Pse njerëzit trokasin përpara se të hyjnë diku?! Pse njerëzit i mbyllin dyert kur shkojnë në tualet?! “ kur gjithçka mund të shfaqet kaq haptazi që nga dhoma e gjumit e deri tek dushi i mëngjesit?!

Gjatë shfaqjes tënde përmende Biblën dhe Pastorin tënd. Në kontekstin e Biblës do të doja të citoja një pjesë nga Dhjata e Re. Fytyra e kohës”Ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi dhe menjëherë thoni- Po vjen shiu – dhe ashtu ndodh.

Hipokritë! Ju dini të dalloni fytyrën e qiellit dhe të tokës, por vetëm FYTYRËN E KOHËS NË TË CILËN JETONI NUK E DALLONI.

Lluka 12- Dhjata e Re1 A e dallon vallë ti fytyrën e kohës në të cilën jeton?! Post Scriptum- E duke qenë se përmende faktin se shkon rregullisht në kishë, këtë mesazh për ty do ta përmbyll me një thënie që e kam fort përzemër:
“Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten.

Rikthehen protestat për çmimin e naftës… /Avokati paralajmëron Qeverinë: “Do na kesh te dera sërish “ !

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka paralajmëruar protesta pas rritjes së çmimit të naftës, që sot ka shkuar në 248 lekë për litër. Në një postim në Facebook, Lapaj shkruan se për dy muaj rresht nuk ka folur askush, por që protestat do të riaktivizohen. Ai paralajmëron qeverinë se do t’i shkojë në ‘derë’, referuar bulevardit përballë Kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Nafta sot 248 lekë. Çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike. Këto 2 muaj asnjë nga profesorat e divanit që ngrinte pretendime se si bëhen protestat nuk e ngriti zërin. As nuk belbëzoi 1 fjalë. Ata që baltë hedhin si tubacion ujërash të zeza sapo dikush guxon të ngrejë zërin kundër së keqes, kundër shtypjes. Asnjë nga ata nuk u pa shesheve apo nuk na udhëhoqi në rezistencë. Koha është treguesi më i mirë. Koha i tregon të tërë e gjithçka. Tani dy fjalë për qeverinë: Do na kesh te dera sërish.

E rëndë në Dhërmi/ Turisti i dehur hidhet nga kati i tretë i hotelit…

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dhërmi, ku një turist ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. I riu ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Mësohet se 21 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë nuk i ka kontrolluar veprimet e tij duke rënë aksidentalisht nga hoteli.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tmerr në Korçë/ Goditet me sëpatë 46-vjeçari…

Një 46-vjeçar ka përfunduar në spital, gjatë një konflikti ,pasi dyshohet se është goditur me sëpate ne këmbe dhe ne krahë nga 42 vjeçari me inicialet E B. Ngjarja ka ndodhur sot, 1 qershor, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13 ,në Korçë. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta për një femër. Mesohet se i plagosuri eshte 46-vjeçari S.D i cili ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Gjobitet kush qëndron në anën e majtë të rrugës/ Policia Rrugore 148 gjoba vetëm për këtë shkelje(Video)

Ndodh shpesh që në rrugët e vendit të shikojmë automjetet që qëndrojnë në anën e majtë të rrugës, kur edhe pasi kanë kryer parakalimin nuk kalojnë në korsinë e djathtë, sikurse parashikohet në Kodin Rrugor. E për të disiplinuar këtë shoferë të pabindur, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ndëshkimin në terren. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë janë vendosur 148 gjoba vetëm për këtë shkelje, mospozicionimin në anën e djathtë të karrexhatës. Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë! Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 10 mijë Lekë deri në 30 mijë Lekë te vjetër.

Sjellje anormale dhe probleme të gjendjes emocionale…/ Test psikologjik për policët, zbulohet letër-porosia nga Gledis Nano…

22 psikologë janë tashmë në drejtoritë e policisë në qarqe për të analizuar dhe referuar punonjësit e rendit të cilën dyshohet se kanë një sjellje anormale dhe shfaqin probleme të gjendjes emocionale. Në letër porosinë konfidenciale lidhur me këtë proces, drejtori i policisë Gledis Nano, thekson se oficerët duhet t’i nënshtrohen një provimi i cili është i hartuar nga Urdhri i Psikologut më bashkëpunim me policinë e shtetit.

“Policia me urdhrin e psikologut kanë nxjerrë një udhëzues që fillon qysh me procesin e rekrutimit që duhet të shikojë gjithë kriteret që duhet të ketë një polic. Kemi rastin e punonjësit të policisë që shfaqin simptoma ankthi”.

Nisma vjen pas një periudhe në të cilën janë konstatuar raste të implikimit të policëve në vepra të rënda penale dhe përdorim lëndësh narkotike.

Ministria e Jashtme: “Nga sot udhëtoni lirshëm drejt Italisë, pa asnjë masë “ !

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.

Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/en/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja/

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë/ Qeveria merr vendimin: “Nesër ditë zie kombëtare” !

Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare 2 qershorin, në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta të shtunën, në një spital në Gjermani ku po trajtohej për pasojat post-Covid në mushkëri.

V E N D I M PËR SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Diell dhe temperatura për plazh/ Ja si do jetë parashimi i motit për nesër…

Sot, zyrtraisht jemi në ditën e parë të verës dhe temperaturat janë tipike të kesaj stine.Të paktën deri në datën 8 qershor, temperaturat priten të jenë shumë të larta. Maksimumi pritet nga dita e shtunë deri të hënën tjetër. Pas datës 9 kemi një fresikim të motit për 5-6 ditë. Megjithatë muaji qershor pritet të jetë më i nxehtë se sa një qershor normal. Është pjesë e vijimit të viteve mjaft të nxehta në klimën globale sikundër edhe në territorin shqiptar.

Parashimi pë diten e neserme:

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta. Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet me drejtim veriperëndim dhe jugperëndim. Për shkak të masave ajrore me origjine jugore nesër pritet mot i nxehtë.

Temperaturat per neser parashikohen:

në zona malore 14 deri 32°C      

 në zona e ulëta 15 deri 36°C          

në zona bregdetare 18 deri 33°C

Si parashikohet te jete moti per diten ne vijim..

Vera pritet me temperatura mjaft të larta.10 ditëshi i parë i muajit qershor paraqitet mjaft i nxehtë dhe me temperatura të larta. Kryesisht mot i kthjellët dhe më pas kemi jo vetëm freskim të motit për një periudhë 5-6 ditore, por edhe prezencë të herë pas hershme të reshjeve në territor. Edhe në 10 ditëshin e dytë të muajit qershor, nëse jo i gjithë territori, zonat malore të vendit do të kenë herë pas here vizita të sistemeve të vranësirave të cilat do të prodhojnë stuhi dhe rebeshe tipike të stinës së verës të cilat shoqërohen me breshër dhe shkarkesa elektrike, por do të jenë afatshkurtra.Pritet që nga fundi i muajit termometri t’i afrohet 40 gradëve, gjë që nuk është normale dhe tipike e muajit qershor, lajmeron meteorologia Tanja Porja.

E pazakontë në Selanik/ I riu vjedh autobusin por nuk di t’a ngasë, në përpjekje për t’u larguar përplas këdo që i del përpara(Foto)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak pas mesnatës së martës në Al Papanastasiou , në Selanikun lindor. Një shofer 26-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Në kërkim shoferi që shkaktoi aksidentit, pasi mjeti që drejtonte e kishte vjedhur. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në orën 00:25. ku një autobus 16-vendësh ka lëvizur me shpejtësi të madhe nga rruga Archimidous duke u përplasur anash me një makinë, e cila në atë moment lëvizte në Al Papanastasiou.

Makina u përmbys në rrugë …Shoferi i minibusit,pas kesaj situate është larguar me shpejtesi. Disa kalimtarë u përpoqën ta ndalonin por më kot. Sikunder u konfirmua më vonë….arsyeja pse ai u largua ishte sepse 16-vendëshi nuk ishte i tij…e kishte vjedhur dhjetë minuta më parë nga rruga K. Karamanlis.

Nga përplasja janë dëmtuar edhe tre makina të parkuara. Autobusi me 16 ulëse është i një klinike që ndodhet në Komunën e Thermit. dhe i përkiste një kompanie që jep makina me qira. Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Policia Rrugore e Selanikut.

Bordi merr vendimin: “Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina dhe gazi pas orës 18:00” (Çmimet)

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet në vend. Kështu, sipas njoftimit çmimi me pakice i naftës do të jetë 248 lekë/litri, nga 239 lekë që ishte. Po ashtu, rritje ka pësuar edhe benzina, e cila në tregun me pakicë do të shitet 244 lekë/litri nga 237 që ishte. I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili do të shitet 90 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 .

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të

Arrestohet Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, në pranga edhe një juriste e noteri (EMRAT)

Policia ka mësyrë këtë të mërkurë në bashkinë e Sarandës. Mësohet se është arrestuar Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Pandi Zhoga.Bëhet me dije se gjithashtu është vënë në pranga Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.Mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës ndërsa ata akuzohen se kanë tjetërsuar pronat në Ksamil dhe Sarandë. Operacioni vijon ende për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë shpërdorur detyrën, sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër. Ky institucioni shtetëror ka më shumë kallëzime penale dhe civile në prokurori dhe gjykata, pasi një prej problemeve më të mëdha të qytetarëve shqiptarë është marrja e pronësisë së tokave.

“Porsche” humb kontrrollin, del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset shoferi(Video)

Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i mjetit është një i ri 29-vjecar me inicialet, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.