Mesazh force për femrat/Luana Vjollca publikon hitin më të ri: ‘Isha’ (VIDEO)

Luana Vjollca ka publikuar këngën e tretë të projektit “Thuaje” me titull “Isha” të kompletuar nga ana vizuale.Këngëtarja vjen me plot ngjyra dhe jetë si mesazh force për femrat.Përmes vargjeve të këngës, moderatorja e shndërruar në këngëtare bën thirrje për vetëbesim, kurajë dhe respekt ndaj përpjekjeve të gjithsecilit për t’ia dalë mbanë.

Të majtë apo të djathtë? EuroNews publikon sondazhin që tregon kë duan shqiptarët…

Gjysma e shqiptarëve (51,1%) vetë identifikohen si të majtë në bindje ideologjike, nga e majta ekstreme (5,5%) tek ajo e më moderuar (14,2). Me bindje të djathta ideologjike, janë identifikuar 1/3 e gjithë shqiptarëve. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, janë të moderuar në bindjet e tyre ideologjike. Mes qytetarëve me bindje të majta, pjesa më e madhe janë të moderuar (të majtë liberalë). Edhe mes të djathtëve, pjesa më e madhe i përket qendrës.

Barometri në Euronews Albania i pyeti qytetarët shqiptarë lidhur me bindjen e tyre ideologjike. Rezultatet tregojnë se gratë janë më të moderuara se burrat.

Pjesa më e madhe e grave në Shqipëri mbështesin të majtën e moderuar, ndërsa burrat janë më shumë të ekstremit të djathtë.

Ndarë sipas arsimimit, rezultatet tregojnë se sa më i lartë niveli i arsimit, aq më shumë shqiptarët kanë bindje të qendrës së majtë dhe të majtës liberale.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në zona rurale vetë identifikohen me të majtën ekstreme. Mes banorëve të zonave urbane, pjesa dërrmuese shprehen si të majtë liberalë.

Veriu i Shqipërisë banohet nga pjesa më e madhe e shqiptarëve me bindje të ekstremit të djathtë. Në jug mbizotërojnë qytetarët me bindje të të majtës liberale dhe në Shqipërinë e mesme ata të ekstremit të majtë. Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill dhe 7 maj.

EuroNews

Bujar e Odeta Nishani, dashuria e pedagogut dhe studentes!

*Intervistë e botuar nga revista “Psikologjia” në Dhjetor 2010

Durrësi, qyteti romantik… ka pagëzuar shumë dashuri pasionante, nga ato tipiket të bukura dhe të paharrueshme, e që ka të ngjarë të mos ketë aspak tisin e një raporti protokollar, protagonistë të së cilës janë dy njerëz të rëndësishëm. Për herë të parë, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij, Odeta, tregojnë të parrëfyerat e jetës së tyre familjare dhe personale. Duke nisur me fillimet e njohjes, me statuset respektive, ai si pedagog në ish-Shkollën e Bashkuar Ushtarake dhe ajo studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Një ndjenjë që u ngjiz në themele të forta familjare e që shërbeu si shkëndijë për të formuar një marrëdhënie të konsoliduar mes dy individëve që i kishin të paracaktuara qëllimet e tyre në jetë. Tek familja, ai sheh veten të arrirë, sigurinë e forcën për të ardhmen. Ndërsa tek gruaja ka gjetur njeriun e jetës, modelin e nënvetëdijes, duke mishëruar njëherësh edhe tiparet e nënës së tij.

Një pasion i shndërruar në përkushtim dhe një marrëdhënie unike në llojin e saj. Modeli që Bujari dhe Odeta ofrojnë është sa origjinal, aq edhe i natyrshëm në raport me angazhimet profesionale dhe kohën që kanë në dispozicion secili. Për zonjën Nishani, tek bashkëshorti ajo ka ridimensionuar në kohë, modelin e mashkullit që i qëndron në krah, të njeriut që sakrifikon për fëmijët dhe problemet që u ka sjellë jeta. Brenda komoditetit të hapësirës familjare, ajo zbulon edhe një ministër jashtë kostumit të “drejtësisë”, i vëmendshëm ndaj detajeve, dhuratave simbolike që shpeshherë janë lule ose parfume e disa intimitete të vogla që janë në funksion të harmonisë në çift. Në udhëtimin e bashkëjetesës 20-vjeçare, marrëdhënien e tyre e përforcuan edhe dy fëmijët, djali Ersi dhe vajza Fiona. Ardhja në jetë e tyre, jo vetëm e konsolidoi ndjenjën mes dy partnerëve, por u la të kuptojnë që në këto role, si prindër, të ndiheshin sa krenarë, aq edhe të përkëdhelur nga fati.

Bujar Nishani: Gruaja… Orakulli më i vërtetë, ku sheh perspektivën e familjes tënde

Në formë postulati: ç’është gruaja për ju?

Pasqyra ku ti mund të shohësh drejtpërdrejt dhe pa ngjyrosje dimensionin tënd të plotë. Orakulli më i vërtetë, ku mund të shohësh perspektivën e familjes.

Çfarë është ai detaj i veçantë i një gruaje që ju bën të tërhiqeni drejt saj? Ç’ju tërhoqi te zonja juaj në momentin e parë?

Fisnikëria. Në rastin tim besoj se ishte bindja që kishim të njëjtin “kut” për të përcaktuar se çfarë duhet të kërkonim dhe të arrinim në “këtë botë”. -Shpesh, në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës. Ndoshta herët, në adoleshencë apo në rininë e parë… Po ju, a kishit një model të paramenduar? Konkretisht, zgjedhja juaj kishte të bënte me përmbushjen në realitet të modelit të nënvetëdijes? Apo, modeli u fashit? Për të qenë i sinqertë nuk kam ëndërruar shumë për këtë çështje. Besoj se në adoleshencë apo në rininë e parë çdo mashkull tërhiqet thjesht dhe vetëm nga bukuria natyrale e femrës. Në rastin tim besoj se gjeta modelin e nënvetëdijes. Kjo sot më rezulton e vërtetë dhe më bën që të besoj tek ekzistenca e nënvetëdijes.

Për të qëndruar edhe pak te modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë (kompleksi i Edipit). Dëshironi ta kundërshtoni?

Do të ishte një ndërmarrje e vështirë për të debatuar me “kompleksin e Edipit”. Padyshim që në shumë aspekte, kryesisht ato që kanë të bëjnë në raportin me familjen, kërkon të shohësh tek gruaja tipare të nënës tënde.

Çfarë vjen pas pasionit në një marrëdhënie burrë-grua? Sa gjatë reziston një marrëdhënie? Nga se varet jetëgjatësia e saj? Ç’ofron përvoja juaj?

Sipas meje, pasioni është një ndjenjë që nuk zgjat shumë. Në një marrëdhënie të vërtetë ai kthehet në përkushtim. Pikërisht kjo marrëdhënie varet se sa është i përkushtuar secili ndaj elementëve të kësaj marrëdhënie. Nëse do t’i referohem përvojës sime; fakti se në perceptimin tim marrëdhënia me time shoqe më duket se ka ekzistuar gjithmonë dhe se si pasurinë më të madhe kemi familjen tonë, duket se përkushtimi është absolut.

Që një burrë e një grua të rrinë bashkë, duhet të kenë natyrë, karaktere të njëjta? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?

Nuk besoj se teoria e të kundërtave që tërhiqen mund të pranohet nga dimensioni i përmbajtjes së qenies njerëzore. Ajo që unë mendoj se ndikon tek bashkëjetesa ka të bëjë me përputhshmërinë e ambicieve të njëjta për jetën. Me përputhshmërinë e parimeve mbi të cilat ngrihet e tërë dinamika e realizimit të këtyre ambicieve.

Gruas, në të gjitha kohët, i kanë veshur imazhin e qenies së mistershme. A ia keni dalë ju ta njihni gruan “seksin tjetër” në përgjithësi? A ndjeni momente moskuptimi në mënyrën se si funksionon gruaja juaj?

Kam mendimin se kushdo që e ka trajtuar gruan si një qenie të mistershme, e ka pasur problemin tek vetja. Ose e ka injoruar gruan e tij, ose ka qenë i paaftë të ndërtojë marrëdhënien që duhet të kesh me gruan. Personalisht nuk e njoh veten si të paaftë dhe nga ana tjetër, të injorosh gruan më duket sjellja më naive dhe larg evolucionit që ka pësuar qenia njerëzore.

Si i keni ndarë rolet në shtëpi ju dhe zonja? Sa tradicional është rasti juaj?

Natyrisht, ka doza tradicionalizmi, por kjo e kushtëzuar nga tiparet që ndikojnë sjelljen e mashkullit dhe atë të femrës. Por në tërësi nuk kemi rregulla strikte në role. Angazhimi ynë vjen krejt natyral dhe sipas disponibilitetit në raport me kohën qe kemi në dispozicion apo me dëshira specifika që ka secili në një moment të caktuar.

Klisheja thotë: gruaja sakrifikon për burrin. Me siguri gruaja juaj ka krijuar mjedisin e nevojshëm që ju të ndiheni i plotësuar në karrierën profesionale.

Personalisht kam një eksperiencë shumë të konsoliduar që t’i besoj tërësisht kësaj klisheje.

Megjithatë, një burrë përballë sakrificave të gruas ndihet i përkëdhelur, apo e sheh sakrificën si detyrë të pashmangshme bashkëshortore?

Do ishte naivitet të shfrytëzoje përkushtimin e gruas për t’u përkëdhelur. Kjo do të sillte zhgënjim tek gruaja dhe do t’ia “vakte” predispozitën për t’iu përkushtuar burrit, që do të reflektohej tek funksionimi i tërë familjes mandej.

Çfarë do të thoshit për pikat e përkimit profesional në një çift. Është mirë të jenë, apo përkundrazi diskutimet e punës, sidoqoftë, duhen lënë jashtë derës së shtëpisë?

Nuk besoj se ka secili rast ndonjë ndikim specifik. Besoj se edhe kur nuk ka përkim profesional, diskutimet e përbashkëta burrë-grua për punën janë të domosdoshme. Jam i bindur se burri tek gruaja apo anasjelltas, ndjen nevojën e “shkarkimit” të presionit që vjen nga ngarkesa e punës dhe beson tërësisht në marrjen e reagimit nga personi me besueshmërinë maksimale.

Sa i vëmendshëm jeni ndaj vogëlimave, të cilat rëndom gratë i vlerësojnë? Për shembull, a bëni dhurata? A i respektoni datat e rëndësishme, a kujtoheni për to?

Përpiqem. Por mund ta pranoj se nuk jam shumë strikt në këto.

Thuhet se… shekulli XXI është shekulli i grave…

Besoj se është më shumë një slogan, sesa një realitet. Megjithatë, ajo që besoj është fakti se gjithnjë e më shumë femra po arrin të realizohet me të gjithë dimensionin që ka njeriu në shoqërinë që menaxhon.

Odeta Nishani: Burri ridimensionohet në sytë e gruas …kur bëhet babai i fëmijëve të saj.

Në formë postulati: ç’është burri për ju?

S’di në mund ta përmbledh qartë, por do të thosha se burri është njeriu që më mbështet, që ma bën jetën të qetë, të sigurt dhe të gëzuar.

Si duhet të ishte një burrë që të tërhiqte vëmendjen tuaj?

Si për të gjitha vajzat, ëndrrat apo “kriteret” për partnerin e ardhshëm kanë qenë të guximshme (në fakt s’më kujtohen dhe aq mirë pas kaq vitesh!?). Ndoshta dikë të gjatë, elegant, me sy të errët ose blu.

Shpesh, në nënvetëdijen e një njeriu ekziston një model për partnerin e jetës. Po ju? Zgjedhja juaj kishte të bënte me përmbushjen në realitet të modelit të nënvetëdijes? Apo, modeli u fashit?

Jo, modeli nuk u fashit, sigurisht, ndryshe nuk do kishim qenë bashkë kaq gjatë. Por si ndodh rëndom në jetë, ai vetëm u rimodelua pak, duke ruajtur esencën e domosdoshme që më bëri t’i besoj këtij njeriu jetën time dhe të fëmijëve tanë.

Për të qëndruar edhe pak te modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë, ashtu si vajzat kërkojnë figurën e baballarëve (pak a shumë). Dëshironi ta kundërshtoni? E kam fjalën për rastin tuaj?

S’e kam parë asnjëherë në atë këndvështrim, s’e imagjinoj dot madje, që për shembull djali të shohë partneren e ardhshme sipas atij modeli, kur nëna është një figurë e dhembshur dhe e shenjtë…

Çfarë vjen pas pasionit në një marrëdhënie burrë-grua? Sa gjatë reziston një marrëdhënie? Nga se varet jetëgjatësia e saj? Ç’ofron përvoja juaj?

Pas pasionit mund të vijë asgjëja dhe boshllëku, por pas pasionit mund të vijë dhe dashuria e thellë, ajo që të lidh fort me një njeri. Pikërisht kjo përcakton sa gjatë reziston një marrëdhënie, se ç’mbetet pas fashitjes së ndjenjës së parë, më sipërfaqësores, më instiktives. Pikërisht nga përvoja ime mendoj se marrëdhënia mund të ketë jetëgjatësi kur në të s’ka pabarazi, interesa, paragjykime…

Që një burrë e një grua të rrinë bashkë, duhet të jenë të njëjtë? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?

Në fakt, unë besoj tek ajo teori. Mendoj se kjo shmang monotoninë në një marrëdhënie. Por si çdo rregull që ka dhe përjashtime, kam parë dhe shumë çifte që jetëgjatësinë e lidhjes ia detyrojnë dhe preferencave e këndvështrimeve të përbashkëta.

Jo, jo, të bashkëshortit, zgjedhjen tradicionale.

A ndryshon burri në këndvështrimin e gruas pasi ai është bërë babai i fëmijëve të saj?

Kjo varet sa nga objekti (burri), aq edhe nga subjekti (gruaja) që bën rivlerësimin, por përgjithësisht mendoj se burri ridimensionohet e plotësohet në sytë e një femre kur bëhet babai i fëmijëve të saj, dhe sidomos kur e luan në lartësinë e duhur këtë rol në familje.

Si janë rolet që luani në shtëpi ju dhe burri juaj? Sa tradicional është rasti juaj?

Për vetë angazhimet e rëndësishme politike e shtetërore të Bujarit, të paktën në disa periudha kohore, prania e tij fizike në familje nuk ka qenë ndoshta siç do ta dëshiroja… Por sigurisht prania shpirtërore, përgjegjësia, përkujdesja kanë qenë maksimale. Ky më duket rasti tradicional, të paktën për shqiptarët.

Kujt i takon sakrifica në një familje? Burrit apo gruas?

Eh, kjo përsëri varet se ç’parakuptoni ju me “sakrificë”… Nëse është diçka që ngrihet mbi interesin e tyre individual për mbarëvajtjen e familjes, mendoj që afrohet nga detyra. Gruaja ndoshta sakrifikon deri diku për fëmijët, por jo vetëm ajo… Çdo individ, pavarësisht nga seksi, por vetëm nga shkalla e dashurisë dhe e përgjegjshmërisë, sakrifikon diçka nga vetja, nga koha, nga karriera, nga miqtë…

Klisheja thotë: gruaja sakrifikon për burrin. Në fakt, rezulton se ju keni më impenjime profesionale. A ka sakrifikuar Bujari për ju, dhe ku konkretisht? Çfarë rolesh ka marrë përsipër?

Sigurisht, ka sakrifikuar vite më parë kur unë kam pasur më shumë impenjime në punë dhe Bujari më pak (në vitin 1997, kur e hoqën nga Ministria e Mbrojtjes). Gjithsesi, unë më shumë, për shkak të pozicionit të tij. Mendoj se dikush në familje duhet të sakrifikojë për fëmijët dhe problemet e shumta që ka jeta. Nëse askush nuk merret me “detyrat” e shtëpisë, mendoj që familja nuk funksionon më.

Çfarë do të thoshit për pikat e përkimit profesional në një çift. Është mirë të jenë, apo përkundrazi diskutimet e punës, sidoqoftë, duhen lënë jashtë derës së shtëpisë?

Nëse janë probleme rutine, që thuhen thjesht për thashethem, mendoj se janë energji dhe kohë e humbur. Nëse janë probleme shqetësuese duhen diskutuar, se ndihesh mirë kur diskuton me një njeri që të kupton dhe mendimi i tij të vlen. Mendoj pastaj se ka dhe probleme pune të një specifike të veçantë që diskutohen me kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Sa e vëmendshme jeni ndaj vogëlimave, të cilat shpesh gratë i vlerësojnë? Për shembull, a bëni dhurata? A e keni të nevojshme vëmendjen mashkullore ndaj “vogëlimave”? Pretendoni dhurata nga burri? A i merrni?

Sigurisht këto vogëlima pëlqehen, nga çdo njeri, por me kalimin e kohës dhe me “rritjen” e pasurimin shpirtëror nuk i vë më rëndësi një dhurate materiale sipërfaqësore, por tipareve më thelbësore si dinjiteti dhe qëndrueshmëria e karakterit.

Çfarë dhuroni zakonisht për ditëlindje? Çfarë merrni zakonisht dhuratë?

Dhuroj libra, marr lule, parfume….

Thuhet se… shekulli XXI është shekulli i grave…

Pse jo? Ka aq vend për përmirësim…

K*Intervistë e botuar nga revista “Psikologjia” në Dhjetor 2010

Aksident i rëndë / Makina përplas të moshuarin dhe…

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një mjet tip ‘Skoda’ ka përplasur të moshuarin i cili është mbuluar në gjak ndersa është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore. Shoferit të ‘Skodës’ i janë vënë prangat ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rethanat e aksidentit.

Ç’farë po ndodh në Elbasan? Policia kontrrolle të befasishme(Foto)

Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë. Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat në fundjavë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat pritet që të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vijim. Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë. Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius. Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

Ligji i ri në Greqi/ Nuk të ndërpritet energjia elektrike edhe nëse nuk paguan…

Qeveria greke ka vendosur të mos ndërpresë energjinë elektrike për konsumatorët që nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike. Në krahasim me vendin tonë ku konsumatori nuk ka asnjë shans në rast të mos likuidimit të faturave të energjisë elektrike, vendi fqinj ka menduar t’i vijë në ndihmë të gjitha familjeve që kanë probleme ekonomike si pasojë e rritje së menjëhershme të çmimeve nga lufta në Ukrainë, shkruanprotothema.gr.

Ligji është i përkohshëm dhe përfshin konsumatorët që marrin ndihmë ekonomike, të moshuarit mbi 70 vjeç, me kusht që të mos jetojnë me persona të tjerë poshtë moshës 70 vjeç, për konsumatorët që marrin pension invalidi si edhe për familjet që jetojnë në zona të thella. Ky vendim është i vlefshëm deri më 6 korrik , me kusht që të mos kërkohet shtyrje e mëtejshme e afatit për likuidimin e faturave të energjisë elektrike./abcnews.al/

Bëhuni gati/ Legjenda e muzikës greke ,Janis Parios vjen në Tiranë, ja data dhe ora…(VIDEO)

Ikona e baladave të dashurisë, Janis Parios, do të mbajë së shpejti një koncert madhështor në Tiranë. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve më datë 22 qershor në orën 20:0 dhe do të ketë formën e një show. Ky aktivitet do të regjistrohet nga Televizioni Publik Shqiptar, duke i dhënë mundësi kështu një audience përtej kryeqytetit për ta ndjekur disa ditë më pas eventin artistik të vitit. Eventi i vitit do të ketë mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë të Bashkisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë.

Sinan Hoxha: “Kalova situatë të veshtirë, gjatë pandemisë u futa në borxh për të kaluar muajt…

Sinan Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Në një intervistë për “Pardon My French”, këngëtari foli për marrëdhënien me Andrrën, fëmijët dhe planet për të zgjeruar familjen. Ai tha se Andrra ka qenë një bekim për të. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.”, tregoi ai. Sinani tha gjithashtu se i është dashur që të marrë borxh gjatë pandemisë pasi kaloi një situatë të vështirë.

Ai tha:

Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite.” tha ai.

Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm.

Pas 12 vitesh çifti me famë botërore i japin fund lidhjes? Ja detajet që ngritën dyshimet…

Prej disa ditësh po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm, Shakira dhe Gerard Pique. Madje, disa informacione që janë publikuar së fundmi kanë shtuar dyshimet. Sipas gazetarit të “El Periodico”, Emilio Perez de Rozas, mbrojtësi i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme dyshohet se kanë disa javë që jetojnë veçmas. Gazetari ka shtuar se ylli i pop-it me famë botërore e kapi futbollistin e njohur duke e tradhtuar me një grua tjetër. Kjo ka ndodhur disa javë më e parë dhe ishte arsyeja që ka çuar çiftin drejt ndarjes së supozuar.

“Gjithçka duket se tregon se marrëdhënia sentimentale, në çift, mes Shakirës dhe Pique po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010. Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar net e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, shkruan Perez.

Gjithashtu, gazetari ka vëzhguar profilin e Shakirës në rrjete sociale. Ai thekson se këngëtarja nuk ka publikuar foto prej muajsh me Pique. Më tej, ai shkruan se postimi i fundit i dyshes ka qenë që më 21 mars. Lidhur me gjithë këto aludime, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja e njohur.

Abuzimi me tenderat/Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i RTSH-së Kolonjari ,Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin. Me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, GJKKO i ka dhënë Gëllçit dënimin e plotë që kishte kërkuar Prokuroria e Posaçme, prej 2.6 vite burg, nga të cilat iu ulën 1.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për tre Anëtarët e Komisioint të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapiaj, Alban Malaveci dhe Ervin Murja, Gjykata Speciale ka dhënë 1 vit burg. Gëllçi akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për shkak të shkeljes së barazisë në tendera. Ish-drejtori i RTSH-së u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën duke hapur tender për kanalin RTSH Agro, para se të merrte miratimin e AMA-s. Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Monitorim me makina inteligjente dhe radarë/ Policia rrugore bën namin,për 48 orë heq 256 patenta(Video)

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makina inteligjente dhe radarët automatikë. Gjatë 48 orëve të fundit makina inteligjente ka vijuar punën e saj në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë, si dhe në Durrës, Rrogozhinë dhe Kavajë. Si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente dhe radarëve automatikë në këto akse rrugore, për 48 orë, janë pezulluar 256 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 343 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, si dhe automjete të transportit publik, autobusë dhe taksi. Shpejtësi që varionin nga 70 km/h deri në 121 km/h në qendrat e banuara dhe nga 100 km/h deri në 160 km/h në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë; shpejtësi që rrezikojnë jetën e këmbësorëve, por edhe të vetë drejtuesve të automjeteve.

Gjithashtu, nga 256 drejtues mjetesh të skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë, 107 prej tyre janë konstatuar me 3 shkelje njëherësh, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Nisur nga numri i lartë i shkeljeve të evidentuara çdo ditë, në drejtim të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimeve të gabuara, mospërdorimit të rripit të sigurimit, përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shkeljes së semaforit, mosdhënies përparësi këmbësorëve etj, Policia Rrugore do të intensifikojë akoma me tej, kontrollet, dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Çmimi i naftës në bursë ka rënë/ Braçe i revoltuar: Nga 120$ për fuçi në 112-113$ …pse te ne shitet me 248 lekë litri ?!

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë.Deputeti socialist thotë se në bursë çmimi i naftës ka pësuar ulje, por në Shqipwri kjo nuk është reflektuar.Ai ngre me shqetësim pyetjen se përse në vendin tonë nuk lëvizet çmimi i naftës në varësi të lëvizjes në bursë, sa kohë pretendohet që respektohet ky raport.

“NAFTA TANI;

NGA 120 DOLLE/FUCI ME 31 MAJ,

NE 112-113 DOLLARE/FUCI TANI.

Meqe po shisni me 248 leke/liter,

jo per gje tjeter!Se ju shisni sipas burses apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e aipas rezervave tuaja kur blini nga rafinerite!APO JO?”, shkruan Braçe.

Do jem prezent në MikFestival në Korçë/ Ilir Shaqiri zbulon planet pas fitimit të Big Brother: Për momentin jam në Tiranë…

Në një intervistë për “Revista Who”, fituesi i BBV u pyet se çfarë ka bërë me paratë që fitoi nga BBV. Ai bëri një ndarje të parave, duke sqaruar se përveç bamirësisë një pjesë te cmimit ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes së tij Emanuela Morinit.

Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”– tregoi Ilir Shaqiri.

Sa i përket planeve për tu zhvendosur në Tiranë, ai tregoi se dëshiron që një ditë ta shijojë kryeqytetin si në adoleshencë.

“Planet për t’u zhvendosur në Tiranë po piqen, po analizohen. Për momentin unë jam në Tiranë dhe nuk po lë pas dore punën dhe jetën time në Itali. Dëshiroj që një ditë ta shijoj Tiranën time si në adoleshencë, moment për moment, sepse jam shumë i lidhur me qytetin tim. Për momentin kam plane pune sa i përket sezonit të verës, do jem prezent në MikFestival, drejtuar nga Inva Mula, në një natë baleti i kryqëzuar me disa gjini të artit skenik, në datën 29 korrik në Korçë.”- rrëfeu fituesi i BBV.