E dija që nga fillimi rezultatin/ Kocaqi reagon pas zgjedhjes së Begajt: “Në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë dhe të zotë, por nuk jemi në një sistem demokratik”

Nga Elena Kocaqi:

Faleminderit!

Dua të falënderoj të gjithë ata shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Mali të Zi, Greqisë, diasporës, eksponent të biznesit të madh të Shqipërisë, miqtë e mi, njerëzit e mi të dashur, për gjithë vlerësimin dhe mbështetjen. Falënderoj militantët e të gjitha partive në vend që dolën dhe mbi pazaret e kryetarëve të tyre dhe më mbështetën publikisht. Nuk e dija që kisha kaq shumë mbështetje dhe jam tepër e nderuar për vlerësimin tuaj.

Ju thashë PO, thjesht të kuptonit vet nivelin primitiv, injorant, anti-shqiptar, intrigant, arrogant të pjesës më të madhe të klasës politike në Shqipëri, sepse po t’iu kisha thënë jo, kurrë nuk do ta kishit kuptuar ketë gjë. Unë e dija që nga fillimi rezultatin, thjesht doja ta kuptonit ju. Kjo ishte detyra ime ndaj jush dhe unë e plotësova, por as e keni idenë e kostove dhe rreziqeve qe unë mora përsipër, vetëm që ju të kuptoni ketë gjë, por unë e bëra me dashuri sepse e kam detyrim ndaj jush.

Duhet te kuptoni që në politikë dhe në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë dhe të zotët, por nuk jemi në një sistem demokratik. Segmente të caktuar të politikës nuk duan fare ta dinë se ça doni dhe mendoni ju, pasi ju nuk ekzistoni për ata. Ata nuk kanë fare nevojë për votën tuaj, se votojnë dhe numërojnë vet, ndaj as ju kanë fare në konsideratë.

Ata duan te dinë vetëm për territorin e këtij vendi dhe për paratë e taksave tuaja, ndërsa popullit i kanë lënë dy opsione te rrijë urtë dhe paguaj taksat, ose nëse nuk do, të iki. Janë përpjekur tu zëvendësojnë me të huaj, por ata nuk rrinë këtu, sepse janë pagat shumë të ulta dhe çmimet më të larta në Evropë dhe nga kjo kanë dështuar.

Presidenti sipas politikës shqiptare, duhet të jetë një njeri normal dhe nuk ka fare rëndësi kupton apo jo nga shteti, ligji, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Unë jam shumë e kualifikuar për postin e presidentit, pasi jam juriste, profesore e së drejtës kushtetuese dhe qeverisjes, historiane, kam doktoratë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këto nuk janë kritere që duhet të përmbushi një president normal në Shqipëri.

Sigurisht që nuk kam kryer ndonjë krim, as kam vjedhur, as kam bërë korrupsion, madje asnjë gjobë për makinën nuk kam marrë dhe kështu nuk mund të përmbush kriteret për një post të tillë, pasi nuk kam eksperiencë kriminale, qe është e domosdoshme në kushtet e politikës shqiptare 110 vjeçare.

Nuk shes atdheun, as tokën as detin dhe kjo është një minus i madh për mua, pasi këtu e ke te lehtë të kapësh majat kur plotëson këto kushte. Kjo u pa qartë që ministri jashtëm grek deklaroi që presidenti i ri, do të përdoret për detin dhe politika e Tiranës si vend vasal zbaton urdhrat e bosëve politike ndërkombëtar. Presidentin tuaj nuk e vendosni ju, por tjerët.

Kështu që nuk jam e denjë për standardet historike të politikës shqiptare që unë e njoh shumë mirë dhe qe do tia shkruaj historinë ashtu siç e meritonë. Me vjen keq se mbase ju kam zhgënjyer me ketë jetën time aspak normale në kushtet e Shqipërisë, por unë nuk mund të ndryshojë në ketë moshë dhe me ketë edukim që kam.

Ju dua shumë te gjithëve ju që me keni dashur dhe mbështetur, si dhe të gjithëve ju që nuk me keni dashur, pasi unë nuk e njoh fare ndjenjën e urrejtjes, njoh vetëm atë të dashurisë.

Këshilla ime bëni kujdes kur mbështesni ketë klase politike dhe kërkoni që të zgjidhni vet presidentin dhe deputet nga breza tē rinjë në politikë, ndryshe ky vend nuk është me juaji. I kërkoj diasporës dhe shqiptarëve kudo ku janë, të mos braktisin Shqipërinë, por ti dalin zot nënës tuaj, pasi ju e doni ketē vënd me zemër. Nëse ka një popull që duhet ta quaj Shqiperinë nënë, ata janë vetēm shqiptarët. Ju mundeni se ju keni qeverisur historikisht botën dhe ka ardhur momenti të qeverisni vendin tuaj.

Misioni im u krye, pasi qellimi im ishte te kuptoni se jeni duke humbur vendin tuaj. Unë as e kam fare problem për pushtet dhe ndaj as jam afruar në politikë. Për mua pushteti im më i madh ēshtë dashuria dhe respekti juaj.

Java e Italisë/ Rama “përvesh mëngët” dhe shndërrohet në picajol, u shërben pica qytetarëve(Video)

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, është zhvendosur në një spektër tjetër. Ai ka marrë pjesë në organizimet që po zhvillohen në sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të Javës Italiane. Rama është “zhveshur” nga kostumi i tij politik dhe i është bashkuar picaiolëve italianë, ndërsa shihet duke u përpjhekur që të hapë petën për picë. Më pas, kryeministri u ka shërbyer edhe qytetarëve duke u dhënë pica.

Video

Ka hapur Facebook vetëm 5 ditë më parë/ Presidenti i ri i Shqipërisë i komenton vetes :”Hello & Hi you”

Me shumicë votash Bajram Begaj, është zgjedhur Presidenti i 8-ë, i Republikës së Shqipërisë. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë Bajram Begaj mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën. Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Begaj është 55 vjeç, dhe ai në një kërkim të shpejtë nuk figuron të jetë përdorues i rrjeteve sociale. Por, një gjë është e dyshimtë. Begaj ka hapur facebook vetëm 5 ditë më parë, çka lë të dyshosh që emri i tij ka qarkulluar edhe më herët mes PS për President.Mesaduket Begaj nuk di as të përdor mirë rrjetin social, pasi siç mund të shikohet në fotot më poshtë ai në të paktën dy raste e ka përshëndetur veten në komente në facebook.

“Hello” i shkruan vetes Presidenti në një koment. Ndërsa në një koment tjetër të paqartë ai i shkruan vetes “Hi you”. Gjithsesi, tani që u zgjodh President me siguri Begaj nuk do e përdorë vetë Facebookun pasi do të marrë një zëdhënës për mediat, që do i menaxhojë profilin.

U shoqëruan në Komisiariatin e Pogradecit / Revoltohen 2 vëllezërit nga Gështenjasi : “Thyejnë tavolina ,karrige dhe…

Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Komisariatin e Pogradecit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A.Muço, 27 vjeç dhe E.Muço, 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A.Muço, duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin A.Muço për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi E. Muço, i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.Muço, kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Ishte duke punuar/ 65-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes në vënd

Një tjetër punëtor, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia ku ai punonte. Njoftimi është bërë nga policia. Kujtojmë se së fundmi, shumë viktima janë regjistruar nga ngjarje të tilla.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia bën namin në rrugën e kombit/ Gjatë 24 orëve të fundit iu heq patentën 100 shoferëve dhe ..

Gjatë 24 orëve të fundit: 100 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, 331 masa administrative po për shpejtësi, por pa sanksion plotësues (pezullim i lejes së drejtimit), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara. Shkeljet janë evidentuar nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se parandalimi i aksidenteve rrugore është në fokus të punës së kësaj njësie. Në zbatim edhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të punës së Policisë Rrugore, në Rrugën e Kombit janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet, duke përdorur radarë automatikë, makinën inteligjente, patrulla të lëvizshme me makina të paloguara dhe të pajisura me kamera e aparate fotografike, për të dokumentuar shkeljet që konstatohen.

Gjatë fundjavës evidentohet një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara.

Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosoava për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Shefi i Njësisë ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve, për të pasur një sezon turistik veror me parametra optimalë të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.

Jeton prej 30 vitesh në Greqi /Flet emigranti Shqiptar: “Këtu nuk funksionon asgjë normal, në rrugë kanë përparësi makinat e të fortëve dhe….

Emigrimi është një dukuri që ka prekur Shqipërinë me vite të tëra dhe ata që kanë kohë që kanë ikur, nuk është se kanë dëshirë të madhe për t’u rikthyer një ditë këtu.Në “BoxPop” e radhës në ABC, tema ka qenë pikërisht kjo nëse emigrantët do riktheheshin një ditë në Shqipëri dhe sigurisht që shumica thonë shkurt “jo”.

Emigranti shqiptar tha:

Kam 30 vite që jetoj në Greqi dhe nuk e mendoj që të kthehem në Shqipëri. Këtu nuk funksionon asgjë normal. Të rinjtë nuk kanë respekt për të moshuarit në autobuz. Në rrugë kanë përparësi makinat e të fortëve. Fëmijët nuk respektojnë mësuesit. Unë kam shumë mall për Shqipërinë por nuk e mendoj të kthehem ndonjëherë këtu. Në fakt ky nuk është emigranti i vetëm që mendon kështu dhe fatkeqsisht ka të drejtë në shumë nga gjërat që thotë, pavarësisht se neve ndoshta s’na vjen mirë. Tani që është vera është pikërisht stina ku emigrantët vijnë më shumë në Shqipëri, por vijnë thjesht sa për pushime, megjithatë ankesat për cmimet e larta sa vijnë e shtohen.

Çudira nga Fieri/ I riu i merr 57-vjeçarit “BMW-në” për t’ia rregulluar në servis por…

Një i ri në Fier është shpallur në kërkim ditën e sotme për veprën penale “Mashtrimi”. Bëhet e ditur se 25-vjeçari E. H., i kishte marrë automjetin tip “BMW” nje 57-vjeçari me pretekstin për ta rregulluar në servis. Por më pas ai nuk e ka kthyer më automjetin. Rastin e ka denoncuar pronari i automjetit ditën e sotme. Për këtë rast ka reaguar edhe policia përmës një nioftimi:

Njoftimi i Policisë :

“Në datë 03.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 57 vjeç, banues në Fier, se në datën 31.03.2022, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Fier .Ai i ka marë me anë të mashtrimit, me pretendimin për ta rregulluar në servis, automjetin tip “BMW”, të cilin nuk ia ka kthyer më. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga tetori, punëtorët në Gjermani do të paguhen 12 euro për një orë pune

Rreth 6.2 milionë punëtorë në Gjermani do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale të miratuar nga ligjvënësit. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së inflacionit në Gjermani. Kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri rritjen e pagës
minimale një pikë kyçe në platformën e tij zgjedhore dhe, të premten,
ligjvënësit e miratuan një projektligj që e rrit pagën minimale në 12 euro në
orë duke filluar nga 1 tetori – një rritje prej 2,18 euro në orë.

Paga minimale në BE, kryeson Luksemburgu dhe Irlanda

Kjo rritje do të thotë 400 euro shtesë në muaj për njerëzit
me të ardhura mujore prej 1700 eurosh, sipas ministrit të Punës Hubertus Heil.

Gjermania prezantoi një pagë minimale kombëtare në vitin
2015 me insistimin e socialdemokratëve të qendrës së majtë të Scholz, të cilët
në atë kohë ishin partnerë të vegjël në qeverinë konservatore të ish-kancelares
Angela Merkel.

“Shumë qytetarë të vendit tonë punojnë shumë, por fitojnë
pak – kjo duhet të ndryshojë,” shkroi Scholz në një postim në Twitter kur
kabineti i tij ra dakord për këtë rritje në muajin shkurt. “Për mua, ky ligj
është një nga ligjet më të rëndësishme dhe një çështje respekti.”

A e kundërshtoi dikush ngritjen e pagës minimale?

Projektligji për rritjen e pagës minimale kaloi me një
diferencë të gjerë me 400 pro, 41 kundër dhe 200 abstenime, kryesisht nga
blloku opozitar i Unionit Kristian Demokrat dhe Unioni Kristian Social
(CDU/CSU).

Politikanët nga CDU/CSU e qendrës së djathtë theksuan se nuk
ishin kundër rritjes së pagës minimale, por mënyrës sesi e solli koalicioni i
Scholz-it i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe demokratëve të lirë
neoliberalë. Partia e Majtë Socialiste iu bashkua treshes së partive të
koalicionit qeveritar në votimin për miratimin e projektligjit.

Si përcaktohet paga minimale në Gjermani?

Paga minimale në Gjermani përgjithësisht rekomandohet nga
një komision që përfshin përfaqësues të punëdhënësve dhe punonjësve.
Politikanët më pas nxjerrin ligje në bazë të këtyre rekomandimeve. Por për këtë
rritje, qeveria e anashkaloi komisionin dhe vendosi vetë çmimin prej 12 euro,
duke shtuar se organi do t’i përcaktojë rritjet e ardhshme.

Disa punëdhënës ishin kritikë ndaj kësaj rritjeje, duke
argumentuar se qeveria po ndërhyn në negociatat e krijuara prej kohësh midis
punëdhënësve, punonjësve dhe sindikatave për t’i vendosur nivelet e
kompensimit.

Sindikatat dhe politikanët, megjithatë, e kundërshtuan këtë
kritikë duke thënë se një pagë minimale e vendosur në 12 euro për një orë pune
do ta reduktonte varfërinë në Gjermani.

Kush e merr një pagë minimale në Gjermani?

Paga minimale e Gjermanisë e mbulon shumicën e punëtorëve në
vend që janë mbi 18 vjeç. Kjo përfshin punëtorët sezonalë, pavarësisht se nga
janë ata.

Si në shumicën e vendeve, ka një sërë përjashtimesh nga
rregulli. Praktikantët, punëtorët që marrin pjesë në skemat e promovimit të
punës, të papunët afatgjatë në gjashtë muajt e parë pas rihyrjes në tregun e
punës dhe individët e vetëpunësuar nuk mbulohen nga ligji i pagës minimale.

Punëtorët që kalojnë tranzit nëpër vend, si pilotët e
linjave ajrore dhe shoferët e kamionëve, gjithashtu nuk mbulohen.

Sa shpesh ndryshon paga minimale?

Paga minimale aktuale kombëtare është 9,82 euro, me një
rritje në 10,45 euro që nga korriku tashmë në regjistra. Komisioni i pagës
minimale do të vendosë për nivelet e rritjeve të mundshme në të ardhmen në
janar 2023 dhe qershor 2023.

Gjermania ka një nga pagat minimale më të larta në Bashkimin
Evropian. Me normën aktuale prej 9,82 euro për një orë pune, një punonjës me
kohë të plotë do të fitonte 1,621 euro në muaj, pak pas Luksemburgut (2,257
euro), Irlandës (1,775 euro), Holandës (1,725 euro) dhe Belgjikës (1,658 euro).

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian – si Danimarka, Italia, Austria, Qiproja, Finlanda dhe Suedia – nuk kanë pagë minimale kombëtare. Ata mbështeten në sindikatat dhe sektorët individualë për t’i vendosur pagat e tyre./DW

Më mungon sa s’thuhet”/ Pavlina përkujton regjizorin e madh Korçar Pirro Manin në përvjetorin e ndarjes nga jeta (FOTO)

Më 3 qershor, ditën e djeshme u bë një vit nga ndarja nga jeta e një nga personalitetetve më të shquar në historinë e teatrit shqiptar, Pirro Mani. Artisti Korçar mbylli sytë në Nju Jork, SHBA, ku jetonte prej disa vjetësh së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Pavlina Mani ka kujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta e të shoqit Pirro Mani. Pavlina jeton në SHBA dhe bashkë me disa miq kujtuan Pirron e ndjerë. Ajo tha se i mungon i shoqi, sa nuk thuhet.

Kush ishte Pirro Mani

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për shume vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Një prej personazheve më të njohur që Pirro Mani skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ‘ballistit Sali Protopapa’ në filmin ‘I teti në bronz’. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, i teti ne bronx etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit

Inagurimi i Parkut Zoologjik në Tiranë/ Shperthen Artan Fuga: Çfarë gazetarie,Ku kemi rrëshqitur!!!

Akademiku Artan Fuga ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas pasqyrimit që iu bë në media inaugurimi i Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Edi Rama. Fuga ngre alarmin për nivelin e gazetarisë në vendin tonë, që sipas asaj që ai shkruan se ka humbur profesionalizmin dhe është kthyer në shërbim të kryeministrit.

Postimi i plotë:

Uaaa çfarë gazetarie!!!

Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!

Imagjino edhe kur inagurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!

O Zot, ku kemi rrëshkitur!

Po thuaj o gazetar a gazetare cfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?

Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orëellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!

Sa kanë kushtuar?

Ku i kanë gjetur?

Sa vende pune hapen?

Sa lekë është bileta?

Sa na kushton mbajtja?

Me çfarë do t’i ushqejnë?

Sa respektohen të drejtat e kafshëve?

A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?

Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!

E pazakontë në Pogradec/Të dehur të rrinjtë fyejnë dhe ofendojnë Policet, pas shoqërimit në komisiariat thyejnë tavolina dhe karrige…

Dy vëllezër të dehur janë përplasur me punonjësit e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kanë shkatërruar Komisariatin e Pogradecit, duke dëmtuar portën, tavolinat e karriget në dhomat e shoqërimit. Incidenti ndodhi pasi një nga vëllezërit, 27-vjeçari me iniciale A. M., i cili ndodhej në gjendje të dehur ka fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në lagjen nr. 1, të qytetit. Në momentin kur efektivët kanë do të shoqëronin të riun për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, nuk iu bindën urdhrit të tyre, dëmtuan portën kryesore të Komisariatit të Policisë Pogradec dhe disa orendi në dhomat e shoqërimit, vihen në pranga 2 vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 27 vjeç dhe E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. M., duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin A. M. për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi E. M., i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. M., kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Lufta është brenda nesh

Nga Paul B.Preciad

Ndodhem në një shtëpi ku flitet çdo ditë për luftën. Kjo shtëpi mund të quhet Spanjë, Evropë apo edhe botë. Bota njerëzore. Gjyshi im më rrëfente mbi Betejën e Ebros (beteja më e madhe e Luftës Civile Spanjolle midis ushtrisë republikane dhe trupave të Frankos, që në vitin 1938 e përshpejtoi fundin e konfliktit dhe po ashtu shoi shpresat për Republikën Spanjolle), dhe më lejoi të shoh kockat e këmbëve e tij, që bartnin ende shenjat e goditjes nga ciflat e granatave.

Për gishtat e mi foshnjarakë ato ishin si një libër horror në gjuhën Braille. Bombat thërrmuese si ato që goditën në këmbë gjyshin tim u shpikën rreth shekullit XIV nga dinastia Ming në Kinë. Ato u prodhuan duke kondensuar vajin, kripën e amonit, lëngun e qepëve, fragmente hekuri dhe copa porcelani rreth një bërthame baruti, në mënyrë që të krijohej një top hekuri i shkrirë që ndizej dhe hidhej në erë.

Kur shpërthente, ajo copëtonte trupat e armiqve. Më vonë u hoq dorë nga lëngu i qepës. Por bombat vazhduan të shpërndanin kudo ciflat e porcelanit. Në një fshat në veri të Ebros, në një nga shtëpitë e pakta të mbetura në këmbë pas bombardimit të legjionit “Condor” të Rajhut të tretë, gjyshja ime më përgatiste çdo pasdite një fetë bukë të lyer me gjalpë: “Biri ime shpresoj që të mos përjetosh asnjëherë urinë e shkaktuar nga lufta”.

Nëna ime, trashëgimtare e asaj frike dhe e lindur në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ndërtoi në shtëpinë tonë një qilar të madh ku mbante konserva, vaj, sheqer, oriz, verë, soba, qirinj dhe dhjetëra pako me shkrepse. Për të qenë e përgatitur në rast se lufta fillonte sërish. Të hyje në qilarin e shtëpisë sonë, do të thoshte të përjetoje terrorin e luftës dhe në të njëjtën kohë të qetësoheshe duke numëruar rezervat ushqimore. Kjo “depo e terrorit” mund të quhej Spanjë apo Ukrainë, Moldavi ose Finlanda, Evropë apo edhe botë.

Sa herë që dëgjonte lajmet për ndonjë demonstratë të shtypur nga policia, babai im thoshte i shqetësuar “Po rikthehet lufta!”. Dukej sikur lufta nuk ishte larguar kurrë, por vetëm sa ishte fshehur midis nesh, gati të përfitonte nga konflikti më i vogël për t’u kthyer.

Për shkak të lutjeve të saj nxitëse, riteve bindëse dhe paralajmërimeve të saj paraprake, unë nuk e besova asnjëherë vërtet atë që na mësonin librat e historisë në shkollë. Pra se pas Luftës së Dytë Botërore ne jetonim në një Evropë të imunizuar ndaj rrezikut të konfliktit. Evropa mund të ishte qetësuar, por lufta ishte gjithnjë mes nesh.

Lufta rikthehet gjithmonë, pasi nuk zhduket asnjëherë për fare. Lufta është gjithmonë me ne, në qilarin tonë, në ciflat e porcelanit, në televizorin tonë, në kockat tona. Lufta ishte gjithmonë aty në retorikën nacionaliste kundër të pastrehëve dhe punonjëseve të seksit. Në shfrytëzimin ekonomik të klasave punëtore. Lufta ka qenë gjithmonë aty.  

Lufta ishte edhe në shkollë, tek mënyra se si fëmijët “të varfër” dhe “idiotët” (pjesë e të cilëve isha unë) u vendosën nën kujdesin e priftërinjve. Lufta ishte gjithmonë aty kur një nga mikeshat e mia u përdhunua nga një grup djemsh në dalje të një klubi nate. I fundit që e kishte përdhunuar iu bërtiti në fytyrë: “Je me fat që nuk të vramë!”.

Lufta ka qenë gjithashtu po aty, tek mënyra se si spanjollët i trajtonin emigrantët që vinin nga Afrika apo Amerika Latine. Ata i quanin maorë, zezakë. Ata nuk kishin të drejtë të merrnin shtëpi me qira, të punonin ligjërisht apo t’u dëgjohej zëri publikisht. Lufta vazhdoi në kuzhina dhe shtëpi, në fabrika, spitale psikiatrike dhe burgje.

Unë zbulova se lufta po vazhdonte edhe në dhunën shtetërore nga njëra anë, dhe atë të ETA-s (organizata e armatosur që synonte pavarësinë e rajonit Bask, e shpërbërë zyrtarisht në vitin 2018), nga ana tjetër. Në fshatin tonë fashistët dhe ata të ETA-s ishin gjysmë për gjysmë, pothuajse të barabartë. Zgjedhja nuk ishte e lehtë. Ikja po. Ndaj unë u largova.

Lufta jeton me ne, në shtëpitë tona. Nacionalizmi, mizogjinia dhe racizmi mbushin qilarin e terrorit që nxit luftën. Evropianët, amerikanët, rusët… thonë se janë të qetësuar. Por prej vitesh, përtej kufijve të tyre, kanë vazhduar të hedhin bomba që thyejnë kockat e armikut: luftërat koloniale, post-koloniale, neokoloniale. Algjeria, Eritrea, Biafra, Mali, Sudani, Afrika e Jugut, Gjiri, Iraku, Afganistani, Kurdistani, Siria, Ukraina.

Për vite me radhë jam përpjekur të kuptoj përse në vitin 1933, por dhe gjatë Luftës Civile Spanjolle, Anglia dhe Franca nuk e panë të nevojshme të mobilizoheshin në favor të Republikës, kur forcat rebele të Frankos u mbështetën ushtarakisht nga koalicioni fashist. Franca dhe Britania e Madhe nuk u interesuan aspak për Spanjën, sepse nuk e kuptuan se ajo luftë ishte e ardhmja e tyre.

Në rastin e pushtimit të Ukrainës, mund të mendojmë se situata është shumë e ndryshme nga ajo e Spanjës në vitet 1930. Nga ana tjetër, qeveritë evropiane kanë shprehur mbështetje simbolike për Kievin, embargoja ndaj Rusisë po bëhet më e fortë, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe duan të dërgojnë armë për të mbështetur qeverinë e Zelenskit.

Por në vend të kësaj ekziston një element i përbashkët midis pasivitetit përballë luftës në Spanjë dhe asaj aktuale në Ukrainë: ideja se një vend mund të sakrifikohet për të garantuar paqen në Evropë, se ideja e ushqyerjes së luftës në Ukrainë duke dërguar armë nënkupton ruajtjen e paqes në Evropë dhe të parandalosh një Luftë të Tretë Botërore, sikur kjo luftë (si të gjitha luftërat e tjera të shekullit të kaluar) të mos ishte e njëjta luftë e vjetër që nuk mbaron kurrë.

Nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë kufij për masakrat, flukset e refugjatëve, përdhunimet, urinë…Nuk do të ketë kurrë kufij për rrezatimin bërthamor. Mënyra e vetme për të fituar luftën është ndalimi i saj. Mënyra e vetme për të luftuar kundër fashizmit, nacionalizmit, racizmit dhe mizogjinisë, është të ndalim prodhimin e armëve, dhe ta detyrojmë Rusinë të ndalë pushtimin e Ukrainës.

Ne nuk kemi pse të dërgojmë armë në Ukrainë. Ne duhet të dërgojmë delegacione paqeje në Rusi dhe Ukrainë. Duhet të pushtojmë në mënyrë paqësore Kievin, Lvivin, Mariupolin, Harkivin dhe Odesën. Duhet të shkojmë që të gjithë atje. Vetëm miliona trupa jo-ukrainas dhe të paarmatosur mund ta fitojnë këtë luftë. Unë tashmë ju dëgjoj të thoni se qasja ime është utopike. Por nërealitet çdo zgjidhje tjetër është distopike. / “Libération” – Bota.al

Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi zgjidhen nënkryetarë të PD

Një garë më e ngushtë ishte për postin e nënkryetarëve, të cilën e fituan deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Boçi mori 123 vota ndërsa Bylykbashi mori 107 vota.Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota. Për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të PD votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Sekretar Përgjithshëm

Flamur Noka 57 vota

Arben Ristani 54 vota

Nënkryetarët

Luçiano Boçi 123 vota

Oerd Bylykbashi 107 vota

Belind Këlliçi 92 vota

Agron Shehaj 73 vota

Sekretariatet
Organizatat Partnere – Megi Balliu 103 vota

Transport, luftë kundër Korrupsionit dhe pronat – Lediana Mandia 101 vota

Të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj 127 vota

Organizata për Burimet njerëzore – Ervin Minarolli 149 vota

Integrimi Europian – Edmond Spaho 127 vota

Marrëdhëniet me publikun – Jola Hysaj 111 vota

Të përndjekurit politikë – Lorenc Luka 112 vota

Emigracioni dhe Diaspora – Indrit Hoxha 104 vota

Pushteti vendor – Ylli Asllani 113 vota

Ligjet dhe Çështjet zgjedhore – Ivi Kaso 144 vota

Kryetar të gjykatës së partisë – Adriana Kalaja 126 vota

Anëtar të Gjykatës së Apelit – Elton Bano 144 vota