Ka hapur Facebook vetëm 5 ditë më parë/ Presidenti i ri i Shqipërisë i komenton vetes :”Hello & Hi you”

Me shumicë votash Bajram Begaj, është zgjedhur Presidenti i 8-ë, i Republikës së Shqipërisë. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë Bajram Begaj mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën. Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Begaj është 55 vjeç, dhe ai në një kërkim të shpejtë nuk figuron të jetë përdorues i rrjeteve sociale. Por, një gjë është e dyshimtë. Begaj ka hapur facebook vetëm 5 ditë më parë, çka lë të dyshosh që emri i tij ka qarkulluar edhe më herët mes PS për President.Mesaduket Begaj nuk di as të përdor mirë rrjetin social, pasi siç mund të shikohet në fotot më poshtë ai në të paktën dy raste e ka përshëndetur veten në komente në facebook.

“Hello” i shkruan vetes Presidenti në një koment. Ndërsa në një koment tjetër të paqartë ai i shkruan vetes “Hi you”. Gjithsesi, tani që u zgjodh President me siguri Begaj nuk do e përdorë vetë Facebookun pasi do të marrë një zëdhënës për mediat, që do i menaxhojë profilin.

Advertisement