Shqipëria me Zonjë të Parë pas 5-vitesh/ Kush është Armanda, gruaja e Presidentit të sapozgjedhur (FOTO)

Bajram Begaj është tashmë presidenti i zgjedhur deri në 24 korrik, kur presidentit aktual Ilir Meta i mbaron mandati.Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi është e angazhuar në politikë, në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Armanda Begaj është bashkëshortja e presidentit të zgjedhur. Ajo ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem. Sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

Armanda Begaj
Advertisement