E rëndë në Itali/ Prostituta shqiptare gjendet e vrarë dhe e zhveshur ne nje kanal

Një 35-vjeçare u gjet e pajetë në Carrara të Italisë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Trupi u gjet nga disa turistë të cilët i thanë policisë se ishte gjysmë i zhveshur.
Sipas medieve italiane viktima është identifikuar si Nevila Pjetri .Ajo punonte si prostitutë në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria, Itali. Mbrëmjen e së shtunës ajo gjendej bashkë me disa vajza e gra të tjera, kryesisht shqiptare dhe nga vende të tjera, duke pritur për klientë. Në një moment afrohet një automjet tip veturë me ngjyrë të bardhë me targa lokale italiane, ndalon dhe bën pazar për pak sekonda me 35 vjeçaren shqiptare.

Viktima pranon të hipë dhe shoqërohet nga sytë e shoqeve. Pasi kalojnë pak orë, ajo gjendet e vdekur, shumë afër vendit ku u mor nga klienti misterioz. Njëra nga shoqet e 35-vjeçares tregoi para hetuesve në vendngjarje se pa një burrë të mbante një trup njeriu që e nxori nga makina, e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty. Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshohet se viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë me pistoletë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet. Karabinierët gjetën edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë. 35-vjeçarja është nga Elbasani ndersa mesohet se ne vitin 2009 ajo është ndaluar në Elbasan për prostitucion ku dhe eshte proceduar.

Nevila Pjetri
Advertisement