Plas vjedhja në Korçë/ Hajdutët i futen në shtëpi 61 vjeçares dhe i marrin lekët

Rastet kur hajdutët grabisin të moshuarit nuk kanë të ndalur.Një rast i tillë është regjistruar në fshatin Bulgarec, të qytetit të Korçës. Bëhet e ditur se maskat janë futur në shtëpinë e shtetases N. P., 61 vjeçe dhe i kanë vjedhur asaj një sasi parash.Pas ngjarjes policia është vënë në kërkim të autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.06.2022, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën e shtetases N. P., 61 vjeçe, janë vjedhur një sasi lekësh. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement