Zjarr në Ishullin e Sazanit/ Dhjetra forca të armatosura dhe zjarrfikës “në luftë” me flakët

Një vatër me madhe zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në ishullin e Sazanit në Vlorë. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 61 efektivë të Forcës Detare dhe Tokësore i janë bashkuar zjarrfikësve të Vlorës në aksionin për vënien nën kontroll të flakëve. Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: