Merr flakë motoskafi në Drimadhe/ 31-vjeçari pëson djegie…dërgohet në truama në Tiranë

Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit pasi motoskafi që ai ngiste ka marrë flakë. Fillimisht atij iu dha ndihma në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe më pas u transportua në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit. 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Çudira nga Shqipëria/ Punonjësi vjedh pensionet dhe zhduket, thonë që ka shkuar në Dubai me pushime”…

Pensionistët tregojnë se s’kanë marrë pensionin që duhet të merrnin në muajin maj. Më tej tregojnë se shumën duhet ta shpërndante punonjësi me emrin Gazmir Hysi. Sipas tyre, ai që i shpërndante është zhdukur dhe prej disa ditësh nuk është dukur të shpërndajë këto pensione. Disa të tjerë thonë se ai ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e pensionistëve. Ndërkohë, të tjerë pohojnë se ka ikur në Dubai.

Pas këtyre ankesave, gazetarët e emisionit Fiks Fare u interesuan te Posta e Peshkopisë, ku takuan punonjës dhe drejtorin Ilir Vranici. Drejtori thotë se Gazmiri ka pas disa probleme financiare, por nuk bëhet fjalë për përvetësim, vetëm vonesa dhe se pensionet do t’i shpërndajnë. “Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot. Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Dhe ka fik telefonët. Ka edhe probleme financiare, të folim shqip. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin” i thotë drejtori.

Ndërkohë, gazetarët e pyesin nëse ka blerë apo jo shtëpi në Tiranë. “Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto (lekët e pensioneve) dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë” i thotë ai, ndërsa në fund “tani më shqip s’di ç’të them”!

Pas këtyre përgjigjeve, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan për ta pyetur personalisht drejtorin Ilir Vranici. “Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa” tha drejtori. Më tej pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër. “Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Në datën 6 maj del raporti i kontrollit. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit” thotë drejtori. Gazetarët e pyesin nëse është aktualisht në punë Gazmir Hasi, ndërsa drejtori përgjigjet se “sot ka qenë, por tani (në orar të punës) ka fikur telefonin”. Gazetarët e pyesin nëse me këto lekë, punonjësi ka blerë apo jo apartament në Tiranë. “Jo, mesa di unë” përgjigjet drejtori, por në një bisedë me kamera të fshehtë ai tha se Gazmiri ka pasur probleme ekonomike dhe se ka blerë një apartament. Ndërkohë, në fund, gazetarët e pyesin se do t’i kthejë për t’i dalë kredia?! “Nuk kam informacion për kredi” përfundon drejtori Ilir Vranici, por më parë pohoi se “disa nga këto para (të pensioneve) i ka përdorur dhe do t’i kthejë kur t’i dalë kredia”.

Bisedë me drejtorin e Postës së Peshkopisë, Ilir Vranici

Gazetari – Gazmir Hasa, po e kërkojmë për (pensionet)

Drejtori – Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport, a më kupton. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot.

Drejtori – Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Sot a më kupton. Dhe ka fik telefonët, e ke parasysh… Ka edhe probleme financiare, të folim shqip a më kupton. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin.

Gazetari – Se më thanë se ka blerë një shtëpi në Tiranë, hallall i qoftë.

Drejtori – Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë… Edhe…

Punonjësi i postës – Ka pas probleme…

Drejtori – Tani më shqip s’di ç’të them!

Bisedë me pensionistë dhe punonjës të Postës në Peshkopi

Pensionistja – E kanë hequr Gazin?

Pensionistja – Nuk e di, i ka pas dhënë Gazi këto pensionet dhe asistencën.

Pensionistja – Ai la nam. Kena pas Fate Shaini, thoshte të vish a me 17, me 22, 20 nuk kishte datë të caktume kërkund o bir.

Fiksi – Ka marrë lekët e pensioneve e nuk ua ka dhënë?

Pensionistja – Ka njeri që se ka marrë hiç. Mua më thanë ka gjet shtëpi në Tiranë.

Pensionistja – Thanë ka gjet shtëpi në Tiranë. Këtu s’ka shtëpi, ka shku në Tiranë ai.

Pensionisti – Unë kam pasur me marrë pensionin që më datë 20 (maj), sot është data dy (qershor). Edhe plaka kështu s’i kemi marrë.

Fiksi – Mos ka pasur me t’i dhënë Gazi edhe ty?

Pensionistja – S’i kanë marrë edhe të tjerët!

Fiksi – Po Gazi nuk është këtu, e kanë hequr?

Fiksi – Që me 20 (maj) ke pasur ti me marrë?

Pensionisti – Nuk di gjë hiç, nuk kam vajtur kërkund. Llafe mileti, jo është këtej, jo është andej, jo ka bërë budallëqe.

Pensionistja – 30 mijë lekë asistencë.

Pensionisti a 2 – Ha mo ani, ani edhe unë s’i kam marrë.

Fiksi – Çfarë date ke pas me i marrë?

Pensionisti – Po kjo thotë s’i kam marrë.

Pensionistja 2 – S’i kam marrë jo!

Fiksi – S’i ke marrë hiç?

Pensionistja 2 – Jo mo jo fare. Kemi ardhur lartë e poshtë se jam edhe me tension. Sa këtu, sa këtu, sa këtu, sa këtu.

Pensionistja – Laju sot se të rruajmë nesër!

Pensionistja 2 – Një herë tha dua letrën, ku me shku! Nejse, ikëm. Ene hajde mos e gjej, hajde mos e gjej.

Pensionistja 2 – Eh sa herë kam ardhur?! Ku e di unë tani, që me datë 10 që merrem. Tani e kam lënë se nuk kam takat me ardh këtu.

Fiksi – I ka marrë për vete?

Pensionistja 2– Zoti e di, s’e di!

Pensionistja 3 – Të asistencave.

Fiksi – Sa muaj ke pa marrë pensionin?

Pensionistja 2 – A t’u ardh data tjetër, me datë 10 vjen pensioni tjetër. Ku të ha, i kam marrë borxh, i kam marrë lekë tani.

Fiksi – Po komplet pensionet i kishte marrë e ikur?

Fiksi – Po sa ditë ka që nuk ka ardhur këtu?

Pensionisti 3 – Po ka një javë a dhjetë ditë, i kanë ashtu …

Pensionisti 4 – Tek asistenca është ngatërruar, ku e di unë.

Pensionisti 4 – Pa të dhanë do shpërblime.

Pensionisti 4 – 30 mijë për familje. Këto që marrin asistencë. Unë kam djalin që merr asistencë, është i ndarë ai këtu. Pse ai merr vetëm asistencë, më vinte edhe bajat me e pyet me thënë të drejtën. Ishin shumë lekë asistencë … Kur më thonë të tjerët është bërë kështu, kështu kanë ardhur ato shpërblimet se kishte marrë ai do lekë (Gazi).

Fiksi – I kishte marrë vetë, ai nuk ja kishte dhënë kërkujt?

Pensionisti 4 – I kishte marrë vetë të gjitha.

Fiksi – Po nuk ka treguar fare?

Pensionisti 4 – Jo, jo nuk na ka thënë. Shif këtu, një mijë e ca vetë marrin pension, nga 1000 lekë, një milionë lekë në muaj.

Fiksi – Që i merr vetë pa i kërkuar kërkujt?

Pensionisti 4 – Ja japin nga një mijë të gjithë dhe një mijë i mban vetë, dy milionë. Se të gjithë i lënë …

Bisedë me punonjësin që e ka zëvendësuar në Postën Kastriot

Punonjësi i postës – Unë jam Shefi Hysa, agjenti postar. Patëm mbledhje, shkova tek banka. Mbarova punë, në dispozicion më keni.

Fiksi – Jo, dua të di kaq, Gazin ku mundet ta gjej?

Punonjësi i postës – Vallai mua s’ma ka hapur telefonin asnjëherë, se unë nuk pajtohesha me disa gjëra këtu, as jam pajtuar ndonjëherë dhe nuk e di!/Top Channel

Moment epik/ Dy fëmijët rrëzojnë në skenë me puthje dhe përqafime Alketa Vejsiun (video)

Moderatorja Alekta Vejsiu është përballur me një situatë gjatë emisionit të saj, të cilën e ka kaluar mjaft me sportivitet. Në nisje të emisionit të përjavshëm “Në kurthin e Piter Pan”, që ajo drejton, dy nga fëmijët e përzgjedhur rrëzuan moderatoren.Amari dhe Roani u futën me shpejtësi duke e përqafuar Alketa Vejsiun e cila u rrëzua, por e mori me shumë humor të gjithë situatën duke iu bashkuar energjisë së fëmijëve.“Më hodhët more uraganë të vegjël, mirë që s’më thyet takat. Apo punë e madhe fort. Kto takat kush i ka shpikur o Zot, që të duken gocat bukur, por nuk ka gjë më koti.”- tha ajo duke hequr më pas takat dhe duke u ulur këmbëkryq për të vijuar bisedën me fëmijët.

Fotografon dhe rrëfen bisedat/ Ben Blushit i ndodh e papritura në Kavajë: Do të…

Nga Ben Blushi:

KAVAJA, NJË HISTORI E SHKURTËR DHE NJË PYETJE AKOMA MË E SHKURTËR

Kaloja në një rrugicë në Kavajë. Pashë një motorr të vjetër dhe një shishe qumështi mbi trotuar.

Nuk e di pse rrinin afër njëra tjetrës. Më pëlqyen ashtu si dy objekte pa lidhje dhe vendosa ti fotografoj.

 Pa shkrepur as dy herë dëgjoj një burrë që ulërinte duke vrapuar drejt meje. Ishte i skuqur sikur i kisha marrë shishen e qumështit.

Mos fotografo motorrin. Zhduku, do të vras.

Çfarë ke i thashë?

Do të vras çpunë ke këtu?

Nuk kam asnjë punë po fotografoj rrugën.

 Më jep aparatin

 Nuk ta jap aparatin

 Ma jep se do të vras

Nëse më vret nuk e hap dot aparatin tim

Do të vras nëse ke fotografuar motorrin

 Po pse motorri jot është?

 Nuk është motorri im po prapë do të vras

Qetësohu, i thashë.

Ske turp maskara, fotografon nëpër rrugë.

Qetësohu se nuk kam fotografuar asgjë

Zhduku se do të vras zhduku shpejt.

 U zhduka.

Tani kam një pyetje për ju.

Ky burrë çfarë kishte a ma shpjegoni dot?

A ju duket se i ngjan dikujt në këtë faqe?

Unë nuk di ti jap motorrit dhe në jetën time skam pirë kurrë qumësht.

Dekretoi Bajram Begajn/ Berisha për Metën : “Më kujtoi Ali Pashën; trupi në Janinë, koka në Stamboll…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për dekretin e presidentit Ilir Meta të firmosur nga Stambolli për lirimin nga detyra të Bajram Begajt duke i hapur atij rrugën e zgjedhjes si president.Berisha tha për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit se kjo i ngjau me Ali Pashë Tepelenën.

Sali Berisha tha:

Ai më ngjau mua me Ali Pashën, trupin në Janinë, kokën në Stamboll.

Rama promovon turizmin në Pogradec/ Njihuni me bujtinën 100 m larg shëtitores dhe liqenit me shtëpizat e rreshtuara njëra pas tjetrës si oaz relaksi

Nga Edi Rama:

Buzë liqenit të Pogradecit ndodhet bujtina “Siar” një tjetër sipërmarrje frymëzuese nisur privatisht dhe mbështetur më tej nga qeveria përmes programeve të AZHBR. 100 metër larg shëtitores dhe liqenit, shtëpizat e rreshtuara njëra pas tjetrës janë një oaz relaksi në këto ditë të nxehta vere TëBashkuarJoTëNdarë ShqipëriaEArdhmjaJonë SkaKohëPërPushim

Firmosi nga Stambolli dekretin për Begajn/ Presidenti Meta: “Asnjë nuk e respekton Kushtetutën si unë!”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn nga Stambolli. Ai tha se është njeriu që ka qëndruar koherent me kushtetën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë.Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, tha Meta.

Hapim sezonin turistik me zjarre/ Deputetja demokrate Ina Zhupa: “Flakët vihen për të hapur toka të reja për investitorët strategjikë”

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar keqmenaxhimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit, ku prej tri ditësh, flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera. Sipas deputetes, këto zjarre janë të qëllimshme:

“E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike, që jo rastësisht bien aty ku duhet të fshehin gjurmë krimi ose të ndërtojnë toka të reja për investitorët tuaj strategjik”. Në fjalën e saj në kuvend, Zhupa tha se Ministria e Mbrojtjes nuk po menaxhon si duhet situatën.Në dështim të plotë të menaxhimin, Ministria e Mbrojtjes, nga katër helikopterë, dy i ka në Poloni, një e ka në Itali dhe një në Farkë se ka rrjedhje vaji. Kjo është eficenca e një shteti që ka dështuar në mënyrë ulëritëse”. Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit vijojnë të jenë aktive, edhe pas tre ditësh, ndërkohë nga qyteti i Vlorës duket qartë reja e tymit që vjen nga ishulli. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga era që fryn nga veriu. Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen. FA gjatë mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me flakët të mbështetur edhe nga ADZM, por shuarja e zjarrit ka qenë e pamundur. Një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e mbetura të cilat mund të shpërthejnë nga zjarri.

Makina inteligjente vendoset në autostradën Tiranë-Durrës dhe Elbsan -Tiranë / Pezullohen mbi 100 leje drejtimi, qindra gjoba për shkelësit

Makina inteligjente përgjatë fundjavës ka monitoruar qarkullimin rrugor, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë–Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan–Tiranë, ku janë ndëshkuar drejtues të mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit. Përgjatë fundjavës janë konstatuar shpejtësi gati trefishi i normës së lejuar në rrugët e kryeqytetit, dhe deri në dyfishin e normës së lejuar në rrugët interurbane.

Po ashtu mësohet se janë pezulluar 104 leje drejtimi dhe janë vendosur 159 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë mbi normën e lejuar, por pa sanksionin plotësues. Nga përpunimi i fotove dhe video-ve të realizuara nga makina inteligjente, është konstatuar se 57 drejtues mjetesh përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 61 drejtues nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

“Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, janë konstatuar shumë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shkelje semafori. Drejtuesit e mjeteve, që kanë kryer këto manovra të rrezikshme në rrugë, janë ndëshkuar me masa administratave që varionin nga 30.000 lekë të rinj deri në 90.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të mos shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do të skanohen nga mjetet bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion dhe do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor. Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kriza prek edhe një nga ushqimet me te dashur për Grekët dhe jo vetëm: “Sufllaqet shtrenjtohen me 30% në Greqi”

Vakti klasik i dashur si për grekët ashtu edhe turistës tani kushton mesatarisht 3,30 euro (3,55 dollarë) në rrethinat e Athinës, një rritje me 30% nga vera e kaluar. Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah probelmet e mëdha me të cilat po përballet ekonomia botërore, pasi tani janë rritur kostot e të gjitha produkteve të nevojshme për përgatitjen e një sufllaqeje. Thanasis Golas, pronar i një prej qebaptoreve më të vjetra në lagjen e Monastiraki thotë:

“Dikur blija tre ose dy , sot ble vetëm një, sepse është shumë i shtrenjtë dhe rrogat janë të ulëta”, tha njaq qytetare.

Suvlakin e bleva për tre euro, mendoj se është dyqani më i lirë që kam gjetur në Athinë, kam paguar 3.50 dhe 3.70 (euro) për të. Që të jetë kaq i shtrenjtë kur pagat janë në të njëjtin nivel është pak e padrejtë, do të thosha”, tha njw qytetar.

Reuters shpjegon se suvlaki apo gjiro siç cilësohet në Selanik, ishte një kënaqësi e lirë për grekët, e arritshme për pothuajse të gjithë, por tani njerëzit me buxhet të kufizuar mendojnë dy herë përpara se ta blejnë atë.

“Lufta në Ukrainë ka ndikuar shumë tek, jo vetëm ne, por tek të gjithë. Të gjitha çmimet janë rritur me rreth 40 përqind”, tha pronari i restorantit.

Për shumicën e turistëve, sufllaqja mund të konsiderohet jo vetëm tradicionale, por edhe ushqim i lirë. Por për grekët ka filluar të kthehet në luks. Shoqata e Restoranteve në Athinë thotë se çmimi i mishit të derrit është rritur 30% në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit i importuar përgjithësisht nga Ukraina me 125% dhe faturat e energjisë elektrike më shumë se 100%.

Megjithëse shifrat e sezonit turistik që ka filluar janë më optimiste se kurrë, problematikë kryesore për grekët janë rritjet e çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë , por sidomos të energjisë elektrike dhe të karburanteve, kur benzina në ishuj ka shkuar deri në 2,7 euro litri dhe mbi 2 euro edhe nafta e makinave.