B”-ja e famshme e filmit “Zonja nga qyteti”…..aktori i njohur Korçar feston 69-vjetorin e lindjes (Foto)

Piro Kita, “B”-ja e famshme e filmit “Zonja nga qytetit” që i rrëmbeu vajzën e bukur Ollgës dhe ja mbajti në fshat, mbushi 69 vjet. Piro Kita, edhe pse ishte njëri prej disa aktorëve që konkurruan përmes koniprovës për rolin e mësuesit, Bujarit, menjëherë fitoi zemrën e të gjithëve, e veçanrësht të Violeta Manushit, aktores së madhe të filmit dhe teatrit shqiptar.

Kush është Piro Kita ?

Ai lindi ne Korçe me 5 qershor 1953. Kreu Institutin e Larte te Arteve ne Tirane per aktor. Me pas u emerua aktor ne Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Paralelisht me interpretimet ne skenen e ketij institucioni artistik, interpreton edhe ne kinematografi ne rreth 11 role duke filluar me filmin “Streha e re” ne rolin e agronomit , 1977. Kryesisht ne filmin shqiptar eshte aktivizuar ne role dytesore dhe te vogla.

Pavarësisht se ai njihet si aktor i kinemasë sepse të gjithë filmat ku ka interpretuar kanë qenë të sukseshsmë, Piro Kita, deri në fillimin e viteve ’90, nuk u ndal së marri edhe me dashurinë e tij më të madhe, teatrin dhe komedinë.

Advertisement