Ekzekutimi i 35 vjeçares shqiptare në Itali/ Burri shpërthen në lot: “E kam pritur gjithë natën”…

Nevila Pjetri Marku 35-vjeçe është shqiptarja e cila u gjet e pajetë, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak në bregun Parmignola në Alteta, një fshat i vogël Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore. Nevila është parë për herë të fundit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa ka hipur në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë. Mediat italiane kanë publikuar foton e 35-vjeçares shqiptare ndersa dyshohet se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares u hodh në lumë.

Gruaja, e cila sipas hetuesve është prostitutë, ishte e njohur në zonë. Bëhet e ditur se ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël. Ndërkohë burri i të ndjerës Leonardo Markun është tronditur kur ka marrë vesh lajmin e hidhur. Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku me të cilin u martua vitin e kaluar. Fëmijë nuk kishin. Vetë Marku punonte si kopshtar në një kamping përgjatë bregdetit. Ata kishin një qen që e donin shumë dhe një makinë të madhe gjermane. Burri, e mësoi tragjedinë nga policia kur i kanë trokitur në derë mëngjesin e djeshëm.

Rrobat, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur. Mediat italiane thonë se është vështirë të imagjinosh se Nevila ishte prostitutë nga përshkrimi që i bënte i shoqi. Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët kur mësoi për vdekjen e të shoqes.

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00, e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët. E kam dashur shumë”, kishte thene ai.

Advertisement