Ndahet nga jeta “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, Ardi Daullxhiu

Ka humbur jetën ditën e sotme Ardi Daullxhiu, personazh i njohur në rrjete sociale pas thirrjeve që i bëri Bashkisë Durrës për t’i ndërtuar shtëpi. Sipas burimeve policore, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ai është ndjerë keq, teksa ushtronte aktivitetin e tij të zakonshëm, pranë tregut ku shiste fara.Ka nxituar të shkojë në spital me një biçikletë, por nuk ia ka dalë dot dhe është rrëzuar në tokë sapo ka hyrë në territorin e spitalit të Durrësit, pranë shërbimit të urgjencës.

Disa vite më parë, personazhi i njohur i bënte një apel publik kryeministrit Edi Rama nga emisioni “Zonë e Lirë” për një strehë.

“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutem vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë.Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh.”-shprehej Ardi Daullxhiu. Ai është shfaqur herë pas here në televizion, ndërsa publiku argëtohej me videot e tij në rrjetet sociale.

Advertisement