Historia e panjohur e priftit katolik të ritit unit: “Atë Josif Papamihali, pasi u dënua nga gjykata ushtarake e Korçës në gushtin e ’47-ës, u dërgua në kampin e kënetës së Maliqit, ku mbeti në llucë…

Nga Dr. Mirela Sinani

Vuajtës: Atë Josif Alqiviadh Papamihali, prift katolik i ritit unitar. Atë Josif Papamihali ka lindur më 23 shtator 1912 në Elbasan, me shtetësi e kombësi shqiptare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Itali në gjimnazin fetar “Grotta Ferrata” pranë Romës. I’u dha një bursë për të kryer studime filozofiko-teologjike në Kolegjin Pontifik Grek të Shën Athanasit në Romë, që e mbaroi më 1936.

Shkoi për 6 muaj në Lungro të Kalabrisë, ku ndenji me italo-shqiptarët e atjeshëm. Për shkak të formimit, fliste dhe shkruante në gjuhët italiane, latine, greke, shqipe dhe pak në frëngjisht. Sapo u kthye në atdhe, filloi të ushtrojë detyrën e priftit unit në Elbasan si ndihmës i atë Pjetër Skarpelit e më pas në Korçë nën drejtimin e patër Brunetit, më pas në Berat, në Lushnjë e në Pogradec, deri në vitin 1946, kur sërish u kthye për 2 vjet në Korçë. Si prift unit bën pjesë në linjën e Kishës Katolike, por jo i lidhur drejtpërdrejt me Vatikanin. Kisha unite drejtohet nga Episkopi Katolik shqiptar me qendër në Durrës.

U arrestua prej seksionit të Sigurimit të Shtetit në Korçë, më 31 tetor 1946. Në fund të hetimit dhe të gjykimit u dënua si “armik i popullit”, me 5 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar. Si i burgosur në Korçë, e çuan për të punuar në kënetën e Maliqit. Aty e mbytën në ujërat dhe llucën e kënetës. Atë Josif Papamihali, me priftërinj të tjerë katolikë, është shpallur nga Papa “Martir i Kishës Katolike”, më 2016. Qyteti i tij i lindjes, Elbasani, i dha titullin “Qytetar nderi”, më 5 nëntor 2021, në 5-vjetorin e shpalljes martir

Atë Josif Alqiviadh Papamihali, lindur në Elbasan më 1912, është një nga priftërinjtë katolikë unitë, që megjithë moshën fare të re, vetëm 34 vjeç, dhe me një jetë tepër të vobektë, nuk mundi t’i shpëtonte programit të komunistëve për goditjen e klerikëve si rivalë të fuqishëm me autoritetin e tyre në popull. Komunistët kishin frikë se ata, përmes ndikimit te besimtarët, mund të krijonin thyerje të fuqishme shoqërore, tepër të dëmshme për pushtetin e tyre. Më 31 tetor 1946, atë Josif Papamihali u arrestua me akuzën se: Me ardhjen e fashizmit italian në Shqipëri, ka manifestuar dhe ka simpatizuar okupatorin dhe ka qenë i lidhur ngushtë me priftërinj, si Patër Bruneti etj. Mbas çlirimit ka vijuar politikën reaksionare të Vatikanit. Ka bërë takime me elementë reaksionarë dhe ka biseduar kundër pushtetit popullor, si dhe ka zhvilluar mbledhje me krerët katolikë për të sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, me qëllim që të krijonin Partinë Demokristiane në Shqipëri etj.

Në kundërshtim me këtë akuzë, në shënimet e hetuesve për Atë Josifin, shkruhet se: gjatë pushtimit ka qëndruar indiferent. Nuk ka të afërm të arrestuar e të dënuar. Për një periudhë 9-mujore, Atë Josif Alqiviadh Papamihali, i’u nënshtrua hetuesisë me një varg seancash të shpeshta. Mjafton të vërejmë periudhën përpara daljes në gjyq, më 1 gusht 1947: më 21 maj, më 22 maj, më 16 qershor, më 30 qershor, më 2 korrik, më 23 korrik 1947.

Dënohet për opinione, pëlqime, simpati e antipati

“Me ligj në fe është e ndaluar që politika të zhvillohet prej fetarësh. Misioni im është që të zhvilloj popullin në fenë katolike”. Kohëzgjatja 9-mujore e hetimit lejon të dyshohet se seancat e pyetjeve, kanë qenë shumë më tepër të shpeshta dhe me orë të zgjatura, me qëllim që hetuesit të nxirrnin të dhënat që atyre u interesonin për të mbështetur akuzën. Më 21 maj 1947, në Shtesë proces-verbali të hetimit, Atë Josifi dëshmon për një mbledhje të priftërinjve në Tiranë, në tetor 1945, mes të cilëve Patër Mëshkalla, Patër Gjadri, Patër Troshani, Patër Krama, dy priftërinj françeskanë, gjithsej 9 veta, lidhur me problemin nëse do të shkonin në votime apo jo. Aty ranë dakord të pyesnin eprorët më sipër.

Më 22 maj 1947, në shtesë proces-verbali të hetimit, i pandehuri Atë Josifi, duke i’u përgjigjur pyetjeve lidhur me mbledhjen e tetorit 1945, deklaron: “Dom Shtjefën Kurti, Famullitar i Tiranës, tha: Mbasi janë afër votimet që bëhen më 2 dhjetor, unë jam i mendimit që të votojmë, se që prej kohësh, afro një motmot, është shteti që qeveris vendin dhe kjo qeveri mund të quhet legale për shkak të kalimit të afatit”. Në mbledhje është thënë që, për shkak të situatës kritike që është krijuar për Kishën, është mirë të votojmë për Frontin, megjithëse në krye ishte Partia Komuniste Shqiptare, se edhe në kishte të tjerë, ishin nën influencën e saj. Problemi ishte: “A duhej të votonim për Frontin, apo jo”?

Foli Patër Krama: Një shtet quhet legal kur merr votat e popullit dhe sa kohë që nuk i ka votat e popullit, nuk mund të jetë legal, por është ilegal dhe shtetit i duhen këto vota për të qenë legal. Pasi çështja është në kohë pritjeje dhe populli akoma nuk e ka dhënë votën, është mirë që ne si Kler të abstenojmë. Këtu u shtrua teza: A është e lejueshme që ne fetarët t’ua japim votat njerëzve të Frontit të cilët ishin komunistë, afetarë? A e lejon morali fetar një bashkëpunim me persona afetarë? Patër Gjadri thotë: “të abstenojmë”; Patër Isaku ishte kundër, pra nuk duhet të votonim.

Ose të Akuza: …ka manifestuar dhe ka simpatizuar okupatorin. Mbas çlirimit ka vijuar politikën reaksionare të Vatikanit; ka bërë takime me elementë reaksionarë dhe ka biseduar kundër pushtetit popullor; ka zhvilluar mbledhje me krerët Katolikë për të sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, me qëllim që të krijonin Partinë Demokristiane në Shqipëri, të votonim kundër Frontit, pasi njerëzit e Frontit ishin komunistë; Patër Mëshkalla dhe Patër Troshani u bashkuan me teorinë që s’duhej të votonim për shkaqe fetare; Patër Mëshkalla tha që: këtë çështje të mos e merrnim vetë përsipër, por t’ua parashtronim eprorëve tanë dhe ata të na udhëzonin; Patër Troshani tha: Nuk mund të presim vendim nga eprorët tanë, pasi kjo është çështje e lirë.

Patër Troshani ishte që të abstenonim. Dy fretërit françeskanë, ishin në dyshim për këtë çështje, por më shumë ishin të mos votonin. Në bisedë e sipër u hap çështja për një Parti Katolike: sikur të kishim dhe ne një si në Itali, a do ta pranonte qeveria këtë? Menduam se jo. Ngarkuam Dom Shtjefën Kurtin, të shkonte tek Episkopi, t’ia parashtronte të gjitha këto, meqë ai ishte Famullitar i Tiranës, e jo se ishte ndonjë kryetar. …i thashë Dom Shtjefnit, të më njoftonin dhe mua në Elbasan, për çdo gjë të re, që të gjeja elementë për Partinë Demokristiane, por çështja duhet të ishte legale, domethënë duhet të njihej nga qeveria. Ne biseduam edhe që të nxirrnim deputetin tonë prej Klerit Katolik, ose prej personave katolikë…!

Për Partinë Demokristiane di, që ndihmon Kishën. Vatikani e ndihmon këtë parti, po nuk di të kishte ndonjë në Shqipëri. Nga gazetat mora vesh që kryesohej nga priftërinjtë jezuitë të Shkodrës. Për organizimin e jezuitëve, unë nuk di mirë, por di që Patër Fausti, ka qenë ministër i Jashtëm i Jezuitëve dhe këtë pozicion e ka pasur që më parë. Nuk di gjë as për Partinë Demokristiane, dëgjova për herë të parë në mbledhjen që patëm në Tiranë. Nga deklarimet e tij për mbledhjen e disa priftërinjve në tetor 1945, lidhur me zgjedhjet e 2 dhjetorit, bie në sy problematika tepër interesante që diskutohet, interesante në kuptimin praktik të asaj kohe, por sidomos interesante edhe nga pikëpamja teorike, duke ngritur pikëpyetje për legjitimitetin e qeverisjes, për varësinë e legjitimitetit të qeverisjes thjesht vetëm nga aspekti formal kohor apo nga ai thelbësor përmbajtësor:

– Vullneti i popullit i shprehur përmes votës; ngrihen pikëpyetje për mënyrën e qëndrimit ndaj procesit zgjedhor, kundërshtim me abstenim, me votim kundër apo fare me mospjesëmarrje në proces, për shkak të kundërshtive të thella ideologjike e morale mes klerit dhe komunistëve, si fetarë dhe afetarë. “Për organizimin e jezuitëve unë nuk di mire…! Nuk di gjë as për Partinë Demokristiane, dëgjova për herë të parë në mbledhjen që patëm në Tiranë”. Në dosjen hetimore dhe gjyqësore të Atë Josif Papamihalit, tërheqin vëmendjen një varg “Shtesa Proces-verbalesh” me dëshmi të tij të shkurtra në të njëjtën fletë process-verbali, të njëpasnjëshme për ngjarje e persona për të cilët ka dhënë dëshmi më parë, të shkruara rresht njëra pas tjetrës pa lidhje, por në fund të çdo faqeje, gjendet edhe nënshkrimi i të pandehurit, Atë Josif Papamihalit, edhe emri dhe nënshkrimi i të ngarkuarit të Seksionit, Llambi Nako.

P.sh.: Në Shtesë Proces-verbalin e datës 16 qershor 1947, i pandehuri deponon: Unë, Vaskë Qeleshit i kam thënë se nga Shkodra bëhen luftime mes partizanëve dhe organeve të Sigurimit. Në po këtë fletë vijon: E hënë, data 30 qershor 1947, merret në pyetje i pandehuri… Me Vaskën bisedoja kundër pushtetit, se dhe ai flet kundër. Nga fjalët e tij kuptohej se nuk e donte pushtetin e sotëm. Më poshtë një tjetër deponim: Propozimin për t’u mbledhur për të diskutuar qëndrimin tonë për votimet e ka bërë Patër Troshani. Në po këtë mënyrë vijojnë një varg deponimesh, p.sh.: Sot, data 2 korrik 1947, i pandehuri… deklaron: Takova Kryepiskopin e Durrësit, Imzot Prenushin. I thashë që unë nga frika do të votoja Frontin. Dhespoti më tha që: kjo gjë nuk është e mirë, se nuk pajtohej me parimet fetare, se deputetët ishin me parime antifetare dhe afetare. Kur kam takuar anglezë të U.N.R.A.-s, u kam folur keq për qeverinë. Kam thënë që këtu nuk ka parti tjetër përveç Frontit që në krye ka Partinë Komuniste…!

Nga pikëpamja procedurale, në çdo process-verbal si rregull, duhet të shënohet e gjithë procedura: Pyetje, përgjigje, mori në pyetje dhe u përgjigj etj. Këto “Shtesa Proces-verbalesh” nuk përmbajnë fare pyetje. Formulimi në këtë mënyrë i “Shtesave të Proces-verbaleve” krijon dyshimin se këto shtesa janë krijuar posaçërisht për, të sajuar disa pohime të të pandehurit, të cilave më pas t’u jepet vlera e provës për t’u përdorur kundër vetë tij, si fakte të fajësisë së tij. Në dokumentin “Ordenancë. Për zgjerim të hetimeve të merret në pyetje i pandehuri rreth lidhjeve me shokun e tij Lec Tusha”, nuk ka as datë lëshimi të urdhrit, as kush e ka lëshuar, as kujt i drejtohet. Nëse ky dokument është një faqe proces-verbali në zbatim të një Urdhri, duhej të ishte shkruar që në krye që “në zbatim të Ordenancë, dt…, nr…, po kryhet ky hetim si vijon…”, mirëpo asgjë nga këto nuk ka dokumenti.

Përposhtë emërtimit “Ordenancë. Për zgjerim të hetimeve…”, si më sipër, dokumenti vijon: Sot, më datë 23/7/1947, i pandehuri Atë Josif Papamihali, deklaron: Jam njohur me Lec Tushën në Kishën Katolike, ku vinte si besimtar. Kemi kritikuar politikën e jashtme dhe lidhjen me Bashkimin Sovjetik e Jugosllavinë, donim lidhje ekonomike me anglo-amerikanët të cilët, janë të pasur dhe mund të ndihmonin shtetin tonë. Në shënime të tilla të quajtura process-verbale gjejmë deklarime të tilla, si p.sh.: Papa Isakut i kam thënë të mos fliste se kishte spiunë. Ai ishte armik i qeverisë dhe i Partisë Komuniste, se ajo po largonte masat nga feja. Politika e tij ishte që populli të mblidhej rreth Kishës e fesë. Politika antifetare e qeverisë ishte në kundërshtim me vijën e Kishës sonë. Në raportin përfundimtar në kundërshtim me deponimet e të pandehurit, thuhet: “Megjithëse ai u rrëshqet pyetjeve, del se kjo Parti (Demokristiane), do të subvencionohej nga Vatikani….! I lartpërmenduri, ka pasur takime me U.N.R.A.-n, të cilëve u ka dhënë informata në dëm të indipendencës sonë.

U është ankuar pse qeveria shqiptare nuk i lë ata të organizojnë Partinë Demokristiane…! Ka zhvilluar politikë profashiste nën maskën e Klerit që kur ka ardhur. Atë Josifi, ka vizituar shtëpinë e Lec Tushës, i arratisur në verën e vitit 1946 në Greqi dhe bashkë kritikonin pushtetin tonë në politikën ekonomike dhe në atë administrative. Aleancën tonë me Jugosllavinë nuk e quanin të drejtë, pasi ky ishte shtet fukara dhe ne s’kishim përfitim ekonomik, kurse Anglia dhe Amerika, janë shtete të pasura dhe do të na ndihmonin…! Nga rrjedhimi i procesit del, se ka qenë agjent i Vatikanit në vendin tonë”. Në dokumentin e Prokurorisë Publike të Prefekturës Korçë, me numër protokolli 45/3 që i dërgon proceset Gjykatës Ushtarake për gjykim, Prokurorisë Ushtarake të Diviz. VIII, këtu dhe Prokurorisë së Përgjithshme (Drejtorisë së Sigurimit), përfshihet një process-verbal prej 11 faqesh, kundër të pandehurit që “akuzohet për veprimtari politike kundër pushtetit popullor, duke pasur lidhje me elementë antipushtet, sidomos me Klerin Katolik, të cilët kishin qëllim organizimin e Partisë Demokristiane dhe rrëzimin e pushtetit me violence, duke u mbështetur në një ndërhyrje të jashtme”.

Më 1 gusht 1947, ditën e premte, ora 10 paradite, sipas proces-verbalit të Gjykatës Ushtarake, Korçë, me nr. akti 176, nr. vendimi 155, Gjykata Ushtarake në Korçë, duke qenë gati prokurori ushtarak Aranit Çela, u mblodh për të filluar gjykimin kundër Atë Josif Alqiviadh Papamihalit, me profesion prift unit. I pandehuri, Atë Josif Papamihali, mbrohet në gjyq nga avokat Kristaq Pilika. Në process-verbalin e gjyqit, në deklarimet e tij, Atë Josifit thekson: “Me ligj në fe është e ndaluar që politika të zhvillohet prej fetarësh. Misioni im në Shqipëri është që të zhvilloj popullin në fenë katolike. Kemi kritikuar politikën e jashtme dhe lidhjen me Bashkimin Sovjetik e Jugosllavinë, donim lidhje ekonomike me anglo-amerikanët të cilët janë të pasur dhe mund të ndihmonin shtetin tone”.

Pretenca e Gjykatës Ushtarake në Korçë, larg të qenit një dokument që flet me fakte dhe prova me termat e së drejtës, shprehet hapur në mënyrë propagandistike, me stil gazetaresk, plot patos, nxit paragjykimin dhe ndjenjat e urrejtjes. Pretenca ngjan me një fletushkë propagandistike të ideve të palës komuniste, kundër palës tjetër që ka ideologji të kundërt me të. Për herë të parë nëpër gjykatat e pasluftës, nisi fenomeni i dhënies së dënimeve penale edhe për opinionet e shprehura, ndikimet, inkurajimin, u shkatërrua koncepti juridik i lidhjes së menjëhershme shkak-pasojë, duke vendosur lidhje midis opinioneve, pëlqimeve të njerëzve, pra të jo fakteve, nga njëra anë, me aktet politike të qeverive pushtuese apo të sistemit fashist.

Kjo pretencë dëshmon sesi nxjerrja në gjyq dhe dënimi i priftërinjve dhe i klerikëve në përgjithësi, nuk ishte më diçka e çuditshme, e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë më parë, por as edhe një ngjarje rastësore. Me ardhjen në fuqi të komunistëve, goditja e klerikëve publikisht nëpër gjykata, u bë një fenomen i zakonshëm, i programuar dhe i vijueshëm në mënyrë sistematike. Në Pretencën e Gjykatës Ushtarake të Korçës, theksohej: “I pandehuri s’ka bërë gjë tjetër veçse, me besnikëri ka ndjekur politikën anti-popullore të Klerit Katolik, politikë që e ka arsenalin e saj në Vatikan. Dalja e Atë Josifit dhe priftërinjve të tjerë në gjyq nuk është e çuditshme, nuk është spontane për popullin, është bërë diçka e zakonshme dhe që do të vinte vetvetiu si pasojë e politikës që këta të gjithë ndjekin. Vetë Atë Josifi përpara trupit gjykues, mbrojti Vatikanin, duke mos i dënuar veprimet e tij, mbrojti Patër Antonin dhe klerikët e tjerë të dënuar, duke dhënë opinion të ndryshëm në lidhje me punën e tyre….! Ka punuar mjaft për reaksionin, ka inkurajuar elementët reaksionarë dhe ka bërë që disa të paditur dhe fanatikë ta humbasin toruan për një kohë…..edhe feja unite që predikonte Atë Josifi, qe një mjet i fashizmit për ta lidhur popullin me Vatikanin dhe për pasojë me fashizmin”.

Gjykata Ushtarake e Korçës, në fund të procesit gjyqësor, në datën 6 gusht 1947, e shpalli fajtor. Në proces-verbal shkruhet: Gjykata deklaron fajësinë e të pandehurit si: “Armik i Popullit Shqiptar dhe i Pushtetit Demokratik” dhe konform ligjit vendos dënimin e Atë Josif Papamihalit me, 5 vjet privim lirie dhe punë të detyruar për aq kohë dhe me humbje të së drejtës politike e civile në kohën e ndëshkimit. Edhe Gjykata e Lartë Ushtarake, më datën 3 tetor 1947, pavarësisht ankimimit nga ana e vetë Atë Josif Papamihalit, i cili kërkoi zbritjen e dënimit në minimumin e parashikuar prej ligjit, la në fuqi vendimin e Gjykatës Ushtarake në Korçë. Atë Josif Papamihali, i burgosur u çua në kampin famëkeq të kënetës së Maliqit. Aty tok me qindra të dënuar të tjerë u detyrua të punonte për tharjen e kënetës. Prej goditjeve mbeti në llucë dhe s’u ngrit më. Trupi i tij u zhduk në baltërat e kënetës. Mes dhjetëra të tjerëve që humbën jetën në kampin e Maliqit, edhe martirit atë Josif Papamihali nuk i dihet vendi ku i mbetën eshtrat. 

Memorie.al

Analiza e VOA: “Ballkani i Hapur”,Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon

Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do t’i drejtohet asaj përmes një video-mesazhi. Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit. Nisma, sipas organizatorëve të saj, synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.

Por, Kosova refuzon t’i bashkohet nismës në radhë të parë për shkak të qasjes së Serbisë e cila nuk e njeh pavarësinë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e refuzoi ftesën e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takim. Ai shkroi në një letër se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, që u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti theksonte më tej se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon, dhe që mohon vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Serbia, që paraqet vendin dhe tregun më të madh në këtë nismë, ruan lidhje të fuqishme me Rusinë dhe Kinën. Ajo është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës për shkak te agresionit të saj në Ukrainë. Një ditë më parë, tre vendet fqinje të Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, detyruan anulimin e një vizite të ministrit të Jashtëm rus në Beograd, duke mos lejuar kalimin e avionit të tij nëpër hapësirën e tyre ajrore.

Shefi i diplomacisë ruse fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

“Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit”, tha të hënën ministri rus.

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. “Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar (Vladimir) Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin “që i dha puthjen e vdekjes sot Ballkanit të Hapur”. Kjo ide e administratës Trump çon përpara agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandar Vuçiçin”.

Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, “sepse do të ketë dalje në det” (nëpërmjet porteve shqiptare) dhe duke qenë për disa herë më e fuqishme ekonomikisht do të shtrijë prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre./VOA

Rrëfehet Vangjel Zguro: Rënia e Skënderbeut zhgënjim i madh, i kujt është faji? (Video)

Albeu Sport këtë javë kishte të ftuar në intervistë ekskluzive ish-kapitenin e Skënderbeut, Vangjel Zguro, i cili sapo u largua nga ekipi korçar pasi këta të fundit u rrëzuan nga Kategoria Superiore duke e mbyllur kampionatin në vendin e fundit me 26 pikë. Pogradecari pranoi për herë të parë se përgjegjësia kryesorë për rrëzimin e Skënderbeut nga Superioria bie mbi lojtarët, por nuk la pa përmendur dhe arbitrat të cilat me apo pa dashje gabuan me vendimet e tyre.

Sa i përket mos qëndrimit te Skënderbeu, mbrojtësi tha se ishte takuar me presidentin Takaj i cili tentoi ta mbante në ekip, por futbollisti tha se nuk mund të vijonte karrierën në Kategorinë e Parë. I pyetur reth të ardhmes, pogradecari tha se ka marrë shumë oferta konkrete dhe është në pritje për të zgjedhur ofertën më të mirën sa më shpejt.

Ndërkohë, Zguro në fund pati dhe një mesazh të fortë për të rinjtë të cilët luajnë futboll: Ndiqni ëndrrën tuaj deri në fund sepse një ditë ju mund të bëheni futbollist prfesionist, mos dëgjoni të tjerit, tregojuni atyre të kundërtën. Për më shumë ndiqeni më poshtë Intervistën e plotë në kanalin e YouTube të realizuar nga gazetari Gerli Doko. /albeu.com/

Kishte krijuar lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit të Barçit/ Policia procedon 50 -vjeçarin dhe…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, për shtetasin D. F., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Barç, Korçë, në banesën në përdorim të këtij shtetasi, nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Korçë, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Liderët e Ballkanit në takim në Ohër, marrin pjesë edhe Bosnja dhe Mali i Zi (Video)

Në Ohër do të mbahet Samiti i radhës për nismën rajonale ”Open Balkan”. “Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan kryeministri Edi Rama përkrah fotos, ku shihet përkrah presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, si edhe të kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.Ndërkohë që i vetmi shtet nga Ballkani Perëndimor që nuk i është bashkuar samitit është Kosova e cila e refuzon pjesëmarrjen në këtë nismë, për shkak të qëndrimit të Serbisë.

Shqipëria hyn thellë në “Ballkan të Hapur”/ Ja çfarë tabele u pa në Qafë-Thanë(Video)

Në prag të nisjes së takimeve të radhës në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, ka treguar se tashmë në pikën kufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në Qafë Thanë, është shënjuar edhe tabela e veçantë “Open Balkan” Rama ka shkruar se kjo nismë ka sjelle përfitime konkrete në kuadër të krijimit të lehtësirave për tregti dhe njohjes së bizneseve të autorizuara.

“Qafë Thanë, rrugës drejt Ohrit – Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO): Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë; Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij.

Monika Lubonja me detyrë të re, emërohet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik

Të shtunën e kaluar me shumë bujë dhe zhurmë të madhe u rihap pas kaq kohësh Kopshti Zoologjik. I pranishëm në ceremoni ishte kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkohë sot është zbuluar edhe personi që do jetë në krye të Kopshtit Zoologjik në postin e drejtorit, më saktë do jetë drejtoreshë.Mësohet se Monika Lubonja është emèruar nga kryebashkiaku Veliaj, drejtoreshë e Kopshtit të ri Zoologjík. Tashmë do të drejtojë këtë kopësht, ku ndodhen 160 kafshë.

Monika nuk e ka fshehur kurrë që dèshiron të merret me fëmijët. Ajo ka drèjtuar me sùkses për shumë vite Teatrin e Kukullave të Tiranës. Në kopshtin zoologjik, Monika do të ketë shumë mundësi për të orgánizuar grupe fëmijësh të cilët duan të njohin kafshët që banojnë aty.

Fakti që Monika Lubonja mori pjesë në një spèktakël si artiste, nuk e zhvèsh atë nga eksperienca si drejtuese e një ínstitucioni si ai i Teatrit të Kukllave apo edhe eksperienca të tjera.

Policia ndjekje të çmëndur 2 të rinjtë shqiptarë/ Në tentativë arratisje bëjnë aksident, njëri prej tyre ndërron jetë në vend

Ngjarje e trishtë në Caserta të Italisë. Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht dhe një tjetër është lënduar në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.Dy të rinjtë, përkatësisht 31 dhe 26 vjeç, po lëviznin me makinë e tyre dhe parakaluan një automjet patrulle të karabinierëve, në një zonë ku parakalimi ishte i ndaluar.

Dy shqiptarët vazhduan të lëviznin me shpejtësi pavarësisht thirrjeve nga policia për të ndaluar. Ata nuk iu bindër urdhërit të policisë, gjë që solli pasoja fatale.Gjatë rrugës makina kaloi në një kthesë që rezultoi fatale për 31-vjeçarin, i cili përfundoi i pajetë në vend pasi përplasi mjetin. Në këtë moment, 26-vjeçari i plagosur tentoi të arratisej por më kot, pasi ra në pranga.

Policia njoftoi më pas se dy të rinjtë po lëviznin me makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk ndaluan duke tentuar t’i shpëtonin kontrollit. Ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Nuk është hera e parë që të rinjtë shqiptarë bëhen protagonistë të ngjarjeve të tilla në Itali, por kjo e sotmja ishte fatale për njërin prej tyre, që thuhet se është në gjendje serioze për jetën.

Shehi: “Berisha të mbajë përgjegjësi pasi shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri ,janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008”

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur në emisionin “Frontline” lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit. Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës.

“Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga marria dhe budallallëku dhe disa që mendojnë se janë bërë protagonistë duke dalë në media. Protagonizmi bosh. Ato zotërinjtë e opozitës duhet ti merrnin këto burra e disa të tjerë dhe të nxirrnin një që t’ia ofronin palës tjetër dhe shqiptarëve. Këta hynë në një marrëdhënie absurde. Këta duhet të prodhonin presidentin e vetë. Ne hymë në një betejë për të nxjerrë personazhet e opozitës shqiptare. Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta. Kishte tre raunde për të nxjerrë jo një por disa kandidatë se të gjithë mendonin se do t’ia jepte pala tjetër. Po pse t’ia jepte”, tha Shehi.

Në vijim, deputeti i opozitës kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij fakti që kompetencat e Presidentit janë bërë thuajse të papërfillshme janë burim i asaj marrëveshje me Ramën.

“Shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008. Është bërë praktikisht me kancelar Shqipëria, s’ka më president dhe kryeministër se është bërë partia, një parti që e nxjerr atë. Thotë Berisha se ne dhe Bjellorusia që kemi udhëheqës monist, por ai është protagonist kryesor i kësaj. Ajo shkatërroi institucionet dhe e dyta u bë një ligj zgjedhor që ka prodhuar një shkretëtirë politike. Që prej asaj kohe nuk ka dalë një forcë e re politike. Ky ligj dhe ajo kushtetuta e asaj kohe ka prodhuar këtë klime të sëmurë politike”, deklaroi Shehu.

Sipas Shehut “tani mund të ankohen të gjithë, por “ne duhet të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë”.

“Ata janë bashkë por s’vlen për Shqipërinë kjo punë. Se ata e kanë bërë që të jenë vetëm ata. S’ka më demokraci, kontrollon një personazh i vetëm. Ti gërthet sa të duash kundër vjedhjes dhe korrupsionit siç thotë Berisha. Të gjitha këto i thotë mirë Berisha, por nuk thotë një gjë që është protagonist i vetë këtyre gabimeve”, shtoi ai.

28-vjecari bën të fortin me Land-Rover,nuk i bindet urrdhrit për të ndaluar në Korçë/ Policia e kap pas disa minutash dhe i gjen sasi cannabis…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit J. Ç., 28 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpëjtësi, por më pas u kap dhe neutralizua. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

U kap duke kryer ndërtime pa lejë në shtëpinë e tij/ Policia procedon 62-vjeçarin nga Pogradeci

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin S. S., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë.Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Euro bie poshtë 120 Lekëve, i afrohet sërish minimumit historik

Euro ka humbur sërish terren në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra poshtë kufirit të 120 Lekëve dhe iu afrua edhe një herë nivelit minimal historik, që kishte shënuar në muajin maj. Euro u këmbye të martën me 119.92 Lekë, shumë pranë vlerës prej 119.91 Lekë të regjistruar më 23 maj dhe që përfaqëson nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit Euro-Lek.

Sipas agjentëve të tregut valutor, oferta e Euros në treg paraqitet e lartë. Finalja e Ligës së Konferencës solli në Tiranë disa dhjetëra mijëra turistë dhe prurjet valutore vlerësohet se kanë hyrë gradualisht në tregun e këmbimit në dy javët e fundit.

Mbi të gjitha, në këtë treg duket se po bëhet gjithnjë e më i prekshëm edhe elementi sezonal. Me nisjen e sezonit veror, turizmi hyrës dhe sidomos ai bregdetar po ndikojnë në rritjen e prurjeve dhe të ofertës së monedhës Europiane në tregun valutor shqiptar.

Po t’i referohemi tendencave historike të sezonit veror, ka të ngjarë që nënçmimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun të vijojë më tej. Këto të dhëna tregojnë se kulmi i efektit të sezonit veror në kursin e këmbimit valutor arrihet zakonisht mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht.

Nëse kjo tendencë do të konfirmohet edhe këtë vit, është e pritshme që kursi Euro-Lek më tej të shënojë rekorde të reja në rënie; gjithmonë në rast se kursi nuk ndikohet nga zhvillime të paparashikuara.

Oferta e lartë e Euros dëshmohet edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në monedhën Europiane. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill depozitat në Euro arritën shifrën rekord të 5.57 miliardë Eurove, në rritje vjetore me 19%.

Nga ana tjetër, agjentët shprehen se kërkesa për Euro vijon të jetë e vakët. Në muajt e parë të këtij, efekti i rritjes së çmimeve të mallrave në deficitin tregtar të vendit ka qenë më i zbutur. Për periudhën janar-prill, deficiti tregtar është rritur me 6% me bazë vjetore.

Deri tani, zgjerimi i tij është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vitin 2021, kur deficiti tregtar u rrit me pothuajse 30%.

Në muajt e fundit, është vërejtur një ulje e konsumit të disa prej mallrave që kanë qenë objekt i rritjes së fortë të çmimeve, si karburantet apo produktet ushqimore të shportës.

Kjo mund të ketë ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve, por, për disa artikuj të veçantë, edhe sepse konsumatorët kanë krijuar rezerva gjatë muajve të mëparshëm. Rritja më e ngadaltë e deficitit në mallra po lehtëson më shumë presionet mbi kursin e monedhës vendase.

Ky efekt është më i shprehur kundrejt Euros, që është monedha dominuese në transaksionet tregtare të vendit. Leku i fortë po rezulton edhe si amortizator ndaj inflacionit të importuar, duke e zbutur pjesërisht inflacionin e importuar në ekonominë shqiptare.

Forcimi i Lekut ndaj Euros favorizon subjektet importuese të mallrave dhe shërbimeve që blejnë në Euro dhe shesin në Lekë, por edhe subjektet që sigurojnë të ardhura në Lekë, ndërsa kanë detyrime në Euro, siç janë huamarrësit në valutë të huaj.

Qysh prej vitit të kaluar, po shënohet një rigjallërim i shpejtë i kreditimit në Euro, që vijon me rtime të larat edhe këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në katër muajt e fundit sektori bankar dha 365 milionë Euro kredi të reja, shifër kjo rekord për të paktën shtatë vitet e fundit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kredia e re në Euro është rritur me pothuajse 57%, rritje kjo ndjeshëm më e lartë se rritja mesatare prej 37% e kredisë së re në total, për të njëjtën periudhë.

Rritja e lartë e depozitave në Euro, normat e ulëta të interesit dhe, tashmë edhe pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit mund ta bëjnë edhe më tërheqës kreditimin në Euro për familjet shqiptare, sidomos në produktet e kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Nga ana tjetër, nënçmimi i Lekut ka një ndikim afatshkurtër negativ tek eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve apo te subjektet që kanë kursime në Euro dhe shpenzime në Lekë. Mbiçmimi i mëtejshëm i Lekut mund të ngadalësojë disi ritmet e rritjes së eksporteve.

Sipas Instat, për 4-mujorin 2022 eksportet shqiptare u rritën me rreth 49%, ku një ndikim të lartë ka dhënë rritja e çmimit të lëndëve të para dhe e materialeve të ndërtimit./ Monitor

“Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari”/ Noizy reagon ashpër në Instagram pasi rrahu Cllevion…

Gjatë ditës së djeshme, reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte në krye të mediave rozë dhe rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje, ku shihet duke e rrahur reperin Klevjol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”, raporton Express.Lidhur me këtë video, kishte reaguar edhe mbrëmë vetë reperi, ku përmes rrjetit social “Instagram” hyri ‘Live’, duke thënë: “Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”.

Ndërsa, sot ai reagoi sërish përmes një postimi po në këtë rrjet social, ku shkroi:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.

Deti në Vlorë m’u duk si në Miami/ Italiani i famshëm i mahnitur pas Shqipërisë: “Dua të kthehem…”

Giuseppe Barbuto është një ndikues i njohur italian në rrjete sociale, i cili është i apasionuar pas Shqipërisë. Ai ka realizuar disa video në disa vende, të cilat janë bërë virale.Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se vizitoi për herë të parë Shqipërinë me motrën e tij. Pasi është ndjerë mirë, vendosi që ta vizitojë sërish pasi siç theksoi ai, është mrekulluar nga njerëzit dhe vendet e bukura.Ai tregoi se ka vlerësuar shumë dhe mikpritjen ndërsa e cilësoi Shqipërinë si “shtëpinë e tij”. Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjes nëse do të jetonte në Shqipëri.

“Miku im më i mirë kur banoja në Piemonte ishte shqiptar. Kur ishim të vegjël flisnim, do të shkojmë bashkë por nuk mundëm që të vinim. Kur u bë 14 vjeç iku në Amerikë dhe unë erdha në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për herë të parë me motrën time, na pëlqeu shumë sepse sapo mbërritën u mirëpritën shumë mirë. U ndjemë si në shtëpinë tonë. Që në ditën e parë kam thënë që Shqipëria është si shtëpia ime. Unë jam ndjerë shumë mirë dhe kam menduar se mbase në të ardhmen mund të vij të jetoj në Shqipëri. Më ka pëlqyer shumë sepse më ka dhënë good vibes. Kam qenë në Tiranë dhe Vlorë.Më ka pëlqyer shumë deti. E kisha parë nga fotot por nuk e prisja që të ishte kaq i bukur. Thashë më duket sikur jam në Miami.”, tha ai duke shtuar më tej se dëshiron që të sjellë dhe prindërit për të vizituar Shqipërinë. “Dua të kthehem, dua të sjell dhe prindërit e mi. Kur jam kthyer në Itali, iu kam folur të gjithëve për Shqipërinë, sesa e bukur është. Dhe të gjithë më thoshin vërtet?”, tha ai.

‘Ballkani i Hapur’ Rama vizitë 2-ditore në Ohër/ Merr pjesë edhe Mali i Zi, zbardhet axhenda…

Ditën e sotme dhe të nesërme (7 dhe 8 qershor) do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Në këtë samit do të marrë pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri Edi Rama. Ndersa Është zbardhur axhenda e plotë e vizitës dy ditore. Sot në orën 17:45 eshte mbërritja në Ohet, ndërsa në pasdite do kenë dhe një darkë pune me liderët dhe delegacionet. Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave. të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Axhenda e plotë:

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve

 E mërkurë 8 qershor

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin

Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre