“Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari”/ Noizy reagon ashpër në Instagram pasi rrahu Cllevion…

Gjatë ditës së djeshme, reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte në krye të mediave rozë dhe rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje, ku shihet duke e rrahur reperin Klevjol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”, raporton Express.Lidhur me këtë video, kishte reaguar edhe mbrëmë vetë reperi, ku përmes rrjetit social “Instagram” hyri ‘Live’, duke thënë: “Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”.

Ndërsa, sot ai reagoi sërish përmes një postimi po në këtë rrjet social, ku shkroi:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.

Advertisement