Qeveria si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë/ Berisha takim me Biznesin e vogël: “T’i kundërvihemi me protesta të fuqishme”

Lideri demokrat, Sali Berisha, deklaroi në tryezën me biznesin e vogël, se qeveria në pushtet ka vetëm një tipar: vjedhjen.Berisha ka bërë thirrje që qeverisë t’i kundërvihen me protesta, pasi në të kundër situata do të bëhet edhe me e rëndë

Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në uzurpimin total të pushteteve nga një parti.Ju garantoj se çfarëdo që të bëhet apo themi, nëse nuk vendosim ti kundërvihemi me protesta të fuqishme, cdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri, biznes intelektualë dhe shqiptarë Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në botë në proporcion me rrogën për naftën. Paguajmë çmimin që paguajnë zviceranet që kanë rroga 10 herë më të larta se ne”, tha Berisha.

Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’ju intimidojë njësoj si hajduti që futet natën në shtëpi dhe sheh si ta zbrazë shtëpinë, edhe këta me praktikat nga më antiligjoret janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, pacaka se u vënë në krye një Sude apo një Xhaferr si drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja, dhe njerëz apo zyrtarë të cilët pavarësisht kanë shkolla apo jo, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër veçse si t’ju braktisin ju, biznesin e vogël, pasi ju për ta jeni anonimë.Ata janë një me oligarkët dhe të gjithë interesat e tyre bien mbi ju,” tha Berisha.

Advertisement