Rrëfehet Vangjel Zguro: Rënia e Skënderbeut zhgënjim i madh, i kujt është faji? (Video)

Albeu Sport këtë javë kishte të ftuar në intervistë ekskluzive ish-kapitenin e Skënderbeut, Vangjel Zguro, i cili sapo u largua nga ekipi korçar pasi këta të fundit u rrëzuan nga Kategoria Superiore duke e mbyllur kampionatin në vendin e fundit me 26 pikë. Pogradecari pranoi për herë të parë se përgjegjësia kryesorë për rrëzimin e Skënderbeut nga Superioria bie mbi lojtarët, por nuk la pa përmendur dhe arbitrat të cilat me apo pa dashje gabuan me vendimet e tyre.

Sa i përket mos qëndrimit te Skënderbeu, mbrojtësi tha se ishte takuar me presidentin Takaj i cili tentoi ta mbante në ekip, por futbollisti tha se nuk mund të vijonte karrierën në Kategorinë e Parë. I pyetur reth të ardhmes, pogradecari tha se ka marrë shumë oferta konkrete dhe është në pritje për të zgjedhur ofertën më të mirën sa më shpejt.

Ndërkohë, Zguro në fund pati dhe një mesazh të fortë për të rinjtë të cilët luajnë futboll: Ndiqni ëndrrën tuaj deri në fund sepse një ditë ju mund të bëheni futbollist prfesionist, mos dëgjoni të tjerit, tregojuni atyre të kundërtën. Për më shumë ndiqeni më poshtë Intervistën e plotë në kanalin e YouTube të realizuar nga gazetari Gerli Doko. /albeu.com/

Advertisement