Shqipëria nuk e ruan dot avantazhin në Islandë, e nis me barazim Ligën e Kombeve

Debutimi i Shqipërisë në edicionin e dytë të Nations League ka nisur me barazim. Në Rejkjavik të Islandës – aty ku tifozeria kuqezi ndezi atmosferën dhe ishte magjike – vetëm një barazim 1-1 mes kombëtares vendase dhe asaj të Edy Reja. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Taulant Seferit, që shënoi (Shiko Video) pas minutës së 30-të në një aksion të bukur dhe që u ndodh në vendin e duhur në momentin për të devijuar topin.

Por, në fillim të pjesës së dytë, një përgjumje e mbrojtjes kuqezi me Gjimshiti dhe Kumbulla solli golin e Islandës me anë të Jon Dagur. (Shiko video)Një ndeshje që më pas pa sërish raste për vendasit, por në fund ishte Vrioni ai që kishte shansin për të vulosur fitoren e kuqezinjve.Ndërsa megjithë sulmet dhe kontrollin e lojës nga tanët, sfida në fund do përfundonte 1-1. Tanimë Islanda (2 pikë) është në krye të grupit në Nations League, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli kanë nga një pikë.

Liga e Kombeve, Liga B grupi 2 – 20:45

Stadiumi: Laugardalsvöllur-Reykjavik, Islandë

Arbitër (ENG): Craig PawsonLee BettsHarry Lennard John Brooks VAR: Peter Bankes

Formacionet zyrtare:

Islanda 4-3-3: Runarsson, Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson, Helgason, Bjarnason, Johannesson, Sigurdsson, Thorsteinsson, Gudjohnsen Trajner: Amar Thor Vidarsson

Shqiperia 3-5-2: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajl, Balliu, Abrashi, Gjasula, Cekici, Cikalleshi, Seferi Trajner: Edy Reja

Advertisement