Gjendet pajisja “misterioze” në Sazan/ Gazetari Artan Hoxha nxjerr pamjet: “Spiunazh apo aktivitet kriminal? Policia dyshon se…

Gazetari investigativ Artan Hoxha për herë të parë ka publikuar pamjet e pajisjes misterioze që është gjetur në jug të vendit ditët e fundit. Hoxha bën me dije se kjo pajisje është gjetur nga turistë të huaj në ishullin e Sazanit.

Bëri bujë lajmi se një pajisje e sofistikuar që ishte gjetur në ishullin e Sazanit, nisur edhe nga fakti se nuk ka banorë dhe se vizitohej nga turistët. Duke qenë se në këtë kohë ka pasur një lëvizje të madhe të anijeve të NATO-s në Adriatik dhe Jon tërhoqi vëmendjen se pajisja u gjet nga turistë në një zonë dominuese” tha Hoxha.

Hoxha tha se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pajisja nuk ka antenë të dërgimit të mesazheve apo të marrjes së tyre. Rrjedhimisht sipas Hoxhës, ky fakt ul mundësinë e përdorimit të saj për qëllime spiunazhi duke rritur mundësinë që të jetë përdorur nga grupet kriminale për të informuar gomonet që kalonin në zonë për trafik droge në lidhje me lëvizjen e policisë.

Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qëndronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit. Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja”, tha Hoxha duke theksuar se zona përdoret shpesh nga grupet kriminal për transport të drogës“, tha Hoxha.

Advertisement