Nuk kanë fund telashet për Noizyn/ Dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio i shpërthejnë me lëndë plasëse biznesin në Durrës(Foto)

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin e reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në zonën e Plazhit në Durrës. Në foto shihen dëmtimet në biznesin e reperit në lagjen nr. 13, teksa ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e biznesit. NNë katin e parë është butiku ku shiten veshjet me markën Illyrian të reperit Noizy, i marrë me qira nga babai i reperit, Bashkim Rajku.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Advertisement