Çmëndet moti në Shqipëri/ Stuhi me reshje shiu dhe breshër, era e fortë shkul pemët, në aksin Elbasan-Librazhd

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe përmbytje në disa aks kryesore.Në qarkun e Elbasanit reshjet e dendura kanë vijuar për 30 minuta, me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe vetëtima.Në këtë qark ka patur edhe rënie gurësh nga lartësitë, si dhe pemë të rrëzuara nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.Fatmirësisht, nuk ka patur pasoja dhe lëndime njerëz.

Nga era e fortë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrake u rrëzua një pemë e cila ka bllokuar njërën korsi të rrugës për rreth 30 minuta, deri në mbërritjen e zjarrfikëses, e cila ka prerë pemën dhe e ka larguar nga rruga.

Rreshjet e shiut nuk kanë munguar as në Korçë, ndërsa moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi plazhet në Durrës dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Koha e mirë do rikthehet shumë shpejt në vendin tonë, ndërsa temperaturat do të jenë të larta në fundjavë në gjithë Shqipërinë…

Advertisement