Eksploziv makinës së policit / Shpërthimi i fuqishëm trondit banorët e pallatit(Video)

Makina e një efektivi policie shpërtheu mbrëmjen e kësaj të marte në Kavajë. Mesohet se makina ishte e parkuar në garazhin e një pallati 9 katësh ku polici kishte pak kohë që banonte.Mjeti ishte në pronësi të efektivit Lulëzim Muça, rreth 26 vjeç, me detyrë Inspektor tek Qarkullimi Rrugor në Kavajë.. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale. Mjeti i efektivit të policisë ishte edhe me impiant gazi. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke krijuar panik tek qytetarët. Sipas raportimeve efektivi ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement