Sazani dhe Shakira!

Nga Edi Oga

Dy janë lajmet më ‘të nxehta’ të orëve të fundit: I pari, Sazani po digjet. Ne po përpiqemi ta fikim me degë pemësh dhe batanije, sepse avionë dhe helikopterë nuk kemi. Megjithëse i kemi blerë sa qimet e kokës, ata janë difektozë dhe po riparohen. Mos pyesni sa kushton riparimi. Përveç kësaj, ata janë edhe ‘të nëmur’. Në 25 Korrik 2012, një nga këta helikopterë që do vinin në Shqipëri, u rrëzua në Juglindje të Francës duke vrarë 6 persona të kompanisë.

Zoti e ndihmoftë Sazanin ta kalojë këtë të keqe! I dyti, Shakira po ndahet nga Piqué.

Thuhet se ai e ka pranuar që e ka tradhëtuar dhe ajo po ‘i jep duart’. Shqiptarët e kanë ndjerë këtë ndarje. Sa për kujtesë, Shakira ka në bankë 350 milionë dollarë kurse Piqué ka 80 milionë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët ta kalojnë këtë të keqe!

Advertisement