Enca flet për jetën në Dubai: “Është vendi më i sigurt, askush nuk të prek dot me dorë “

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka kohë që po përflitet në masë të madhe për qëndrimin e saj në Dubai. Ndonëse muaj më parë tha se është bërë banore rezidente e Dubait, ajo së fundmi ka rrëfyer gjithçka në emisionin “Goca dhe Gra” se si erdhi deri te ky vendim. E pyetur për jetën në Dubai se çfarë po bën atje, 26-vjeçarja tha se është vendi më i sigurt që ka qenë ndonjëherë dhe se ka krijuar kontakte të shumta me njerëz.

Në Dubai shkova për herë të parë para një viti. Më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e atij qytetërimi, e asaj kulture. Përtej asaj që thonë njerëzit në rrjete sociale, Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë. Askush nuk të prek dot me dorë, nuk të ofendon”.

Abuzimi me drogë, vrasje, krime të tilla nuk ekzistojnë në Dubai. Këto janë nga gjërat që e bëjnë më të sigurt për një turist apo person që banon aty. Është vend veror, nëse do të jetë në dorën time unë do e bëja gjithmonë verë. Më pëlqen shumë. Kam krijuar shumë kontakte, shoqëri, kontakte pune mbi të gjitha, shumë bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë, shumë e plotësuar. Për momentin jam duke jetuar mes Dubait, Evropës dhe Shqipërisë” u shpreh Enca.

Advertisement