Tv Klan merr për 4 vjet ekskluzivitetin e ndeshjeve të Kombëtares së futbollit

Shqiptarët do të mund t’i shohin tashmë ndeshjet e kombëtares sonë të futbollit në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.Në bazë të një marrëveshjeje të firmosur me UEFA, duke filluar që nga sfida e së premtes mbrëma ndaj Izraelit deri në Qershor të 2026, të gjitha ndeshjet zyrtare të Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të mund të ndiqen pa pagesë në TV Klan.

Marrëveshja parashikon transmetimin për të gjithë shqiptarët të 40 ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi, të zhvilluara prej saj brenda dhe jashtë vendit.Kjo përfshin sfidat e Nations Legue për edicionet 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit 2024 si dhe Kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026, finalet e së cilës do të mbahen në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Televizioni Klan ka siguruar të drejtat ekskluzive te transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar ne transmetimin tokësor apo atë që njihet si “free tokësor”.Bëhet fjalë për ndeshjet zyrtare dhe miqësore që kombëtarja do të luajë në Shqipëri dhe jashtë saj, te cilat do te transmetohen ne High Definition, ne transmetimet e platformes digjitale tokësore të Televizionit Klan, që tashmë mbulon të gjithë Shqiperinë.

Këto ndeshje nuk do te mund te ndiqen në sinjalin e Tv Klan që shpërndahet nga platformat Pay Tv, as në Shqipëri e as jashtë vendit, pasi këto të drejta për Pay Tv i gëzon kompania Digitalb.Televizioni Klan i ka blerë këto të drejta nga UEFA vetëm për transmetim tokësor pa pagesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: