Shqipëria luan vetëm një pjesë/ Izraeli shokon me përmbysje dhe merr fitoren në “Air Albania”

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Izraeli në “Air Albania”, duke u përmbysur në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë të lojës, gjithçka ishte perfekte për kuqezinjtë tanë, që krijuan volum loje dhe raste të shumta. Por goli i vetëm i Shqipërisë, erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Balliu fiton një 11-metërsh. Ai që mori topin për të goditur, ishte bomberi Armando Broja, i cili u tregua i saktë dhe kaloi Shqipërinë në avantazh.

Në pjesën e dytë u pa një Izrael krejt tjetër, që përfitoi në maksimum nga përgjumja e kuqezinjve dhe ia doli të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin dhe bërë që në “Air Albania” të bjerë heshtja. Elseid Hysaj provoi të rikthejë baraspeshën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërsa zëvendësimet e trajnerit Reja sollën ndryshimin e skemës, por jo të rezultatit, që mbeti 1-2 për Izraelin.

Me vetëm një pikë në dy ndeshje, kuqezinjtë mbetet në vendin e fundit dhe tani kreu i grupit bëhet një mision mjaft i vështirë, pavarësisht një edicioni të nisur me pretendime mjaft të mëdha.

Shqipëri-Izrael 1-2 Broja 45’+1 (pen)/ Solomon 57′, 73′

Policia del me njoftim urgjent: “Nëse e shihni këtë femër, lajmëroni… /Ja për çfarë akuzohet…

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një vajze dhe kërkon ndihmë nga qytetarët, nëse mund të kenë informacion dhe të ndihmojnë rrjedhimisht në arresti min e saj. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se fotot janë publikuar me autorizim të Prokurorisë. Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve. Numrat e telefonit për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë), 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren dhe 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët; Personi i kërkuar është: NN, i gjinisë femërore! E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Studimi/ Nëse konsumoni shumë peshk, rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje e rëndë…

Konsumimi i lartë i peshkut lidhet me një rrezik të shtuar të kancerit të lëkurës, sipas një studimi të ri të publikuar në SHBA. Studiuesit supozuan se gjetjet e tyre mund t’i atribuohen kimikateve në trupin e peshkut shkruan The New York Times.Gjetjet përfshinë një sondazh prej 491.367 të rriturish, me një moshë mesatare 62 vjeç, prej 15 vitesh. Prej tyre, 5034 (afërsisht 1%) u diagnostikuan me melanoma malinje dhe 3284 (0.7%) me melanoma të stadit 0.

Sipas studimit, rreziku i melanomës malinje ishte 22% më i lartë për ata që konsumonin mesatarish 43 gram peshk në ditë në krahasim me ata që konsumonin vetëm 3.2 gram. Ndërsa rreziku i zhvillimit të qeliazave kancerogjone vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës ishte 28%.

Ata që konsumonin mesatarisht 14.2 gram ton në ditë kishin një rrezik 20% më të lartë të melanomës malinje dhe 17% të melanomës së fazës 0, në krahasim me ata që konsumonin 0.3 gram.Gjithashtu, ata që konsumonin në ditë 17.8 gram peshk jo të skuqur, ton ose sardele të konservuara kishin një rrezik 18% më të lartë të melanomës malinje dhe 25% të melanomës së fazës 0. Nga ana tjetër, nuk u gjet asnjë lidhje domethënëse midis peshkut të skuqur dhe melanomës.

Studiuesit theksuan nevojën për të hetuar më tej lidhjen midis konsumit të peshkut dhe melanomës, forma më agresive e kancerit të lëkurës. Studiuesit supozuan se gjetjet e tyre mund t’i atribuohen kimikateve në trupin e peshkut (bifenile të poliklorinuara, dioksina, arsenik, merkur, etj.), të cilat më pas kalojnë te njerëzit për shkak të konsumit.Megjithatë, ata e konsiderojnë të parakohshme rekomandimin për ndryshime në konsumin e peshkut dhe bëjnë thirrje që kjo çështje të studiohet më tej./Abc news

Bordi vendos çmimet/ Ja me sa do të shitet mielli, vaji, sheqeri dhe orizin…

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

  • 101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
  • 104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
  • 90 lekë/kg për miellin masiv

Ndërkohë Bordi ka hequr çmimin tavan për vajin, kjo pasi sipas njoftimit sepse disa kompani vaji e blinin lirë dhe e shisnin më shtrenjtë se çmimi i caktuar nga bordi, ndërsa disa të tjerë e blinin shtrenjtë e ishin të detyruar te respektonin vendimin e bordit.“Për produktin vaji i lulediellit, për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi.”- thuhet në njoftim.

Njoftimi i plote:

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill 2022, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell
Vaj luledielli
Sheqer
Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Bordi vendosi si mëposhtë vijon:

1. Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Çdo operator ekonomik i tregtimit të produkteve të mëposhtme, qoftë importues, tregtar me shumice, transportues apo tregtar me pakicë, është i lirë që të aplikojë marzhe bruto më të ulta mbi këto produkteve, se ato që rezultojnë nga aplikimi i marzheve tavan të miratuara nga Bordi, duke ofruar çmime shitje në treg më të ulta se ato që rezultojnë nga aplikimi i këtyre marzheve.

2. Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg) miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të orizit kokërrgjatë është 11 lekë/kg mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative të importuesit dhe ambalazhimit brenda vendit.
b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të orizit kokërrgjatë është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3. Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

4. Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:
a. Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe
b. Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.
b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

5. Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative, shpenzimet e inbotilimit, si dhe shpenzimet e ambalazhimit kur ky produkt importohet i hapur dhe ambalazhohet në vend.
b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit vaj luledielli është 4 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

90 lekë/kg për miellin masiv

Për produktin vaji i lulediellit, për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi.

I ok6. Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.
7. Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

E rëndë në Sarandë/ Shtetasi holandez gjendet pa jetë në ballkonin e shtëpisë

Një shtetas holandez me inicialet J.W., 66 vjeç është gjetur i pajetë në Sarandë. Mësohet se holandezi u gjet i vdekur në ballkonin e banesës. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë;

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 79 vjeçare shkrimtarja e njohur Pogradecare, Meri Lalaj(Foto)

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur, Meri Lalaj, ka ndërruar jetë sot në moshën 79 vjeçare. Mesohet se Lalaj prej disa muajsh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi Covid e la me pasoja në mushkëri dhe virusi i shkaktoi dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjenin kurim vetëm jashtë shtetit duke i përkeqësuar shëndetin dita ditës….

Por kush është Meri Lalaj?

PROFIL

Ajo lindi në Pogradec në vitin 1943). Shkollën e mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi Angleze.

Për tre vite ka punuar në gjimnazin e Korçës, pastaj shtatë vite ka qenë në internim me ish-bashkëshortin e saj, për të vazhduar punën e saj në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec nga ku edhe doli në pension.

Meri Lalaj, gjatë viteve sa ka punuar si mësuese, ka botuar shumë shpesh në gazeta të ndryshme artikuj, që kanë të bëjnë me problemet jetësore të vendit, gjë të cilën vazhdon ta bëjë ende edhe sot.

Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu,

si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj. Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime letrare, si: Çmimin Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimin për poezinë më të mirë si dhe çmime të tjera.

“Shpresoj të jetoj edhe për pak”/Mesazhi prekës i Adriano Celentanos : “Jam në fazën zbritëse të jetës”

Adriano Celentano është një nga legjendat e këngës italiane ,84 vjeçari percjell një mesazh tepër frymëzues dhe prekës. Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë ku sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisë përfundojnë….Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës. Ama sikurse thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Sado që Celentano (i cili realisht na përfaqëson të gjithëve) shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”…

“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha.Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare.

Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano

S’do qurravitem për hallet e mia/ Moderatorja e TCH replikon me ndjekësit: “Stress free çe pyet, por asnjëherë e dorëzuar!”

Fjoralba ka zgjedhur që të mos ndajë detaje të jetës private, qofshin këto edhe momente shumë të vështira siç ishte ndarja papritur nga jeta e të ëmës në fund të janarit. Në një foto ku duket dora me një tufë flokësh që kanë rënë – shenjë e stresit – moderatorja shkruan:

“Stress free çe pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do të m’i zgjidhë? Ti? Dhe po, do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…Fakti që mua, ndryshe nga dikush tjetër, më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjej të bukurën edhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, shkruan ajo.

Strukturat e policisë Maliq e Pogradec takim sensibilizues ,kundër kultivimit të bimëve narkotike(Foto)

Në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në ambientet e Njësisë Administrative Moglicë, Maliq, është zhvilluar një takim midis strukturave të Komisariateve të Policisë Maliq, Pogradec, Gramsh dhe pushtetit vendor që mbulon këto zona kufitare me njëra-tjetrën. Pjesëmarrës në këtë takim ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka; Kryetari i Bashkisë Maliq z. Gëzim Topçiu; Kryetari i Bashkisë Gramsh, Shefat e Komisariateve të Policisë Maliq, Pogradec dhe Gramsh; Shefat e Seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Policimit në Komunitet; Specialistë për Krimet dhe Rendin; kryetari i Njësisë Administrative Moglicë; kryepleq; inspektorë pyjesh.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e punës midis Komisariateve të Policisë, shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, bashkëpunimin me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetin, ngritjen e grupeve të punës për kontrollin e zonave kufitare midis qarkut të Korçës dhe Elbasanit, problematika të zonave me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

DVP Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe për çdo informacion që ata kanë të telefonojnë në numrin 129 ose të denoncojnë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.👮☎️✍🏼 Stop_kultivimit_të_bimëve_narkotike❌

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Ambasada jep lajmin e mirë :”Duke filluar nga nesër…

Duke nisur prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Lajmi bëhet me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë. Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

Nga Lutfi Dervishi

Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? Pse gjermanët thonë: “Procesi Berlinit” dhe jo “Ballkani Hapur”? Pse jemi kaq shumë të fiksuar me këtë togfjalësh? Pse Kosova është kundër? Pse kryeministri i Shqipërisë më shpesh takon Presidentin e Serbisë se Presidenten e Kosovës? A është “Ballkani Hapur” më shumë Europë në rajon apo një kthim tek teza e vjetër serbe: “Ballkani, ballkanasve?” Pse Lavrov mbështet “Ballkanin e Hapur”? (S)A e mbështet SHBA, Ballkanin e Hapur? A është e vërtetë se Europa na ka harruar, ka shpallur ditën e fejesës, por nuk po na sjell unazën? Ku është dallimi mes Procesit Berlinit”, minishengenit Ballkanik dhe Ballkanit të hapur?

Duken shumë pyetje për një term kaq “ekzotik” sa “Ballkani Hapur”, por shumica e tyre një pyetje retorike!

Procesi Berlinit: Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013, kur Keshilli Europian vendosi të bëj një pauzë në procesin e zgjerimit, për të mos kaluar në pesimizëm, për të mbajtur gjallë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe për të mbajtur premtimin e Selanikut në 2003 se e ardhmja e rajonit është në BE, Gjermania nisi Procesin e Berlinit i finalizuar me Tregun e Përbashkët Rajonal. Autorësia e këtij procesi është në Berlin! Kjo dhe jo vetëm kjo është arsyeja që edhe kur është pyetur (ish) kancelarja gjermane në Tiranë, edhe kur është pyetur kancelari aktual në Berlin përgjigja ka qenë e njëjtë: mbështesim procesin e Berlinit!

A ka arritur rezultate ky proces apo ka dështuar?

Tregun e Përbashkët Rajonal e mbështesin 6 vendet e rajonit, thënë ndryshe: të gjithë. Ballkanin e Hapur e mbështesin gjysma e vendeve. Edhe SHBA thotë se mbështet proceset ku përfshihen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.

Mbështetja te Procesi Berlinit nuk është vetëm me fjalë. Janë 1 miliardë euro si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Projekti mbështetet nga Brukseli dhe SHBA.

Përveç ndihmës financiare është edhe komponenti integrues: Gjermania, motorri i BE-se është interesuar për anëtarësimin në Union të vendeve të rajonit!

Për Tregun e Përbashkët Rajonal jo vetëm janë dakord 6 vendet, por kanë miratuar edhe një Plan Veprimi prej 25 pikash. (Takimi Sofies 10 nëntor 2020)

Kjo është arsyeja kryesore që Kosova thotë se nuk kemi nevojë për projekte që fotokopjojnë projektet ekzistuese.

Tregu i Përbashkët Rajonal është për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Të njëjtat gjëra “synon” edhe “Ballkani Hapur”.

Nëse autorësia e “Tregut Përbashkët Rajonal” është Berlini dhe Brukseli dhe mbështetja vjen jo vetëm me fjalë por edhe me fonde, Ballkani Hapur është me autorësi në rajon (Rama – Vuçiq) dhe mbështetja financiare vjen nga….?

Rajoni ka nevojë për më shumë Europë. Bashkëpunimi dhe zerimi i problemeve me fqinjët është parakusht për anëtarësi në BE- por jo alternativë ndaj BE!

Hapja e negociatave është momenti i fillimit të transformimit të madh ligjor, infrastrukturor, madje edhe kulturor! Kosto e anëtarësimit në BE është e lartë! Pa mbështetjen e Brukselit ne mund të themi fjalë të bukura dhe batuta te paharrueshme, por rrezikojmë të humbasin rrugën në oborr!

Nuk ka asgjë të keqe thellimi i bashkëpunimit mes vende të rajonit, por të pretendosh se ke arritur momentin EUREKA me termin Ballkani Hapur është pak e tepërt.

Te thellosh bashkëpunimin do të thotë që të gjithë njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Serbia dhe Bosnja nuk njohin Kosoven! Bosnja vetë është në ethe ekzistenciale!

A ka vërtet njeri që mendon se Ballkani Hapur do të zgjidhë problemet e pambyllura në rajon?

Të thuash se Europa nuk po na hap derën ndaj ne tani do të europianizohemi vetë është shaka, që mund t’a bëjnë vetëm shakaxhinjtë e integrimit!

Moti me rreshje s’ka ndërmend të largohet/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak :”Rreshjet vazhdojnë edhe në fundjavë”

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Edhe për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe./Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Mitsotakis: “BE-ja të integrojë Ballkanin brenda vitit 2033”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi të premten se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ.

Në një artikull të botuar në ‘Politico’ përpara samitit që do mbahet në Greqi, mbi Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis tha se BE-ja duhet të tregojë se kur “parashtron një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë”.

Vizioni i pranimit në BE për rajonin, tha ai, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i BE-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe migrimit.

Më 23 qershor do të mbahet një samit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar,” tha Mitsotakis.

“Hapi i parë duhet të jetë një marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Nisma e Mitsotakis tregon se si Greqia është përpjekur të rrisë rolin e saj në Ballkan pasi daljes nga një krizë financiare që njollosi imazhin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të premten filloi një turne dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, pritet gjithashtu të udhëtojë në qytetin grek të Selanikut për të marrë pjesë në një darke me 13 pjesëmarrësit e SEECP./rel

Si nëpër filma/ Tre shqiptarët bëjnë arratisje spektakolare nga burgu në Itali (VIDEO)

Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu. Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit. 27-vjeçari Pula së bashku me 2 shqiptarë të tjerë prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë në oborr, Pula arriti të kapërcente murin dhe të humbë gjurmët, ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë dhe u rikthyen në qeli. Mediet italiane bëjnë me dije se Pulën po e priste një makinë jo shumë larg murit rrethues të burgut. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.

Sipas medieve Italiane ky ishte një plan për të lejuar Pulën të ikte. Lajmin e arratisjes e dha sindikata Uilpa Polizia Penitenziaria, e cila drejton gishtin nga stafi i vogël i personelit të burgut.

Hetuesit e akuzojnë atë për 50 vjedhje të shënuara midis provincave Treviso dhe Belluno. Por Pula po mbahej në Santa Bona me një urdhër-arresti evropian me akuzat për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë. Tani e gjithë policia italiane është vënë në kërkim të shqiptarit. Koha luan në favor të të arratisurit dhe ndoshta ai ka arritur të largohet nga territori italian ku kërkohet aktivisht.

Edhe në vitin 2016 ai ka arritur të arratiset në momentin që po transferohej nga komisariati i policisë për në burg. Në dhjetor të vitit 2016, Pula dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit dhe mundi t’u ikte duke kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës.

Imer Masha dhe Edison Pula