Një ‘imperfection’ mund t’i japë bukuri një femre/ Beniada jep mesazhin frymëzues për vajzat e fiksuara pas ‘perfeksionit’ (foto)

Modelja Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. E padyshim si një figurë publike, çdo mesazh apo rrëfim i saji ndikon shumë te ndjekësit dhe një mesazh shumë të fuqishëm ajo e dha së fundmi me Instastory-t e saj.

Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që shpesh mendojmë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por, femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është e vërtetë dhe se ajo që është një ‘imperfection’ mund t’i japë bukurisë së një femre një aspekt më real dhe interesant. I kanë bërë pika të forta të metat e tyre.”

Advertisement