Moti/ Rikthehen rreshjet e shiut…

Paqendrueshmëria e motit që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe ditën e premte. Moti parashikohet me i vranët me interale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Nisur nga orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve me rrufe. Aty ku do të krijohen kushtet breshër lokal.

Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi mesatare dhe lokalisht e vrullshme në momentet me shtrëngata. Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 22°C

në zona e ulëta 14 deri 27°C

në zona bregdetare 16 deri 27°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!/

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: