Strukturat e policisë Maliq e Pogradec takim sensibilizues ,kundër kultivimit të bimëve narkotike(Foto)

Në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në ambientet e Njësisë Administrative Moglicë, Maliq, është zhvilluar një takim midis strukturave të Komisariateve të Policisë Maliq, Pogradec, Gramsh dhe pushtetit vendor që mbulon këto zona kufitare me njëra-tjetrën. Pjesëmarrës në këtë takim ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka; Kryetari i Bashkisë Maliq z. Gëzim Topçiu; Kryetari i Bashkisë Gramsh, Shefat e Komisariateve të Policisë Maliq, Pogradec dhe Gramsh; Shefat e Seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Policimit në Komunitet; Specialistë për Krimet dhe Rendin; kryetari i Njësisë Administrative Moglicë; kryepleq; inspektorë pyjesh.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e punës midis Komisariateve të Policisë, shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, bashkëpunimin me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetin, ngritjen e grupeve të punës për kontrollin e zonave kufitare midis qarkut të Korçës dhe Elbasanit, problematika të zonave me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

DVP Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe për çdo informacion që ata kanë të telefonojnë në numrin 129 ose të denoncojnë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.👮☎️✍🏼 Stop_kultivimit_të_bimëve_narkotike❌

Advertisement