Studimi/ Nëse konsumoni shumë peshk, rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje e rëndë…

Konsumimi i lartë i peshkut lidhet me një rrezik të shtuar të kancerit të lëkurës, sipas një studimi të ri të publikuar në SHBA. Studiuesit supozuan se gjetjet e tyre mund t’i atribuohen kimikateve në trupin e peshkut shkruan The New York Times.Gjetjet përfshinë një sondazh prej 491.367 të rriturish, me një moshë mesatare 62 vjeç, prej 15 vitesh. Prej tyre, 5034 (afërsisht 1%) u diagnostikuan me melanoma malinje dhe 3284 (0.7%) me melanoma të stadit 0.

Sipas studimit, rreziku i melanomës malinje ishte 22% më i lartë për ata që konsumonin mesatarish 43 gram peshk në ditë në krahasim me ata që konsumonin vetëm 3.2 gram. Ndërsa rreziku i zhvillimit të qeliazave kancerogjone vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës ishte 28%.

Ata që konsumonin mesatarisht 14.2 gram ton në ditë kishin një rrezik 20% më të lartë të melanomës malinje dhe 17% të melanomës së fazës 0, në krahasim me ata që konsumonin 0.3 gram.Gjithashtu, ata që konsumonin në ditë 17.8 gram peshk jo të skuqur, ton ose sardele të konservuara kishin një rrezik 18% më të lartë të melanomës malinje dhe 25% të melanomës së fazës 0. Nga ana tjetër, nuk u gjet asnjë lidhje domethënëse midis peshkut të skuqur dhe melanomës.

Studiuesit theksuan nevojën për të hetuar më tej lidhjen midis konsumit të peshkut dhe melanomës, forma më agresive e kancerit të lëkurës. Studiuesit supozuan se gjetjet e tyre mund t’i atribuohen kimikateve në trupin e peshkut (bifenile të poliklorinuara, dioksina, arsenik, merkur, etj.), të cilat më pas kalojnë te njerëzit për shkak të konsumit.Megjithatë, ata e konsiderojnë të parakohshme rekomandimin për ndryshime në konsumin e peshkut dhe bëjnë thirrje që kjo çështje të studiohet më tej./Abc news

Advertisement