Të pandarë deri në vdekje/ Ky është çifti i bashkëshortëve që u shua në aksidentin tragjik në Levan-Tepelenë (Foto)

Janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë ku pas një aksidenti tragjik ndërroi jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, i cili është efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78-vjeçe, si dhe ka ndërruar jetë në spital, bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe. Tre personat e së njëjtës familje ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford” i cili është përplasur me një tjetër mjet “Opel Zafira” i drejtuar nga Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran i cili ka mbetur i plagosur sëbashku me bashkëshorten Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Advertisement